Kategoritë: ArkivaTENDENCË

Një tjetër shqiptare në tregun ndërkombëtar

Pavarësisht sa skeptikë mund të kenë qenë dëgjuesit në fillimet e karrierës së Rita Orës, Bebe Rexhës apo Dua Lipës, koha u tregoi të kundërtën. Tre vajzat shqiptare na bënë krenarë pasi arritën që falë talentit të pushtonin botën e muzikës, duke u ngjitur në skenat më të mëdha ndërkombëtare. Por treshes shumë shpejt do t’i shtohet një tjetër emër dhe është pikërisht Ava Koçi, e njohur me emrin e artit Ava Max. Ajo ka lindur më 16 shkurt 1996 në Wisconsin të ShBA-së, me prindër emigrantë nga Shqipëria. Ava e ka filluar karrierën e saj në Britani, ku dhe ka lançuar këngët e saj si, “Sweet but Psycho”, “My Way”, apo “Not your Way”, kurse projekti i fundit është ...

Lexo më shumë

Robert De Niro reagon për pakon bombë

Robert De Niro, në të kaluarën shumë i ashpër me vendimet e presidentit amerikan Donald Trump, foli për pakon bombë të vendosur para restorantit të tij në New York duke ftuar njerëzit që të dalin në votime. “Falë Zotit asnjë nuk u lëndua dhe dua të falënderoj personat kurajoz dhe agjentët e përgatitur që na mbrojtën. Ka diçka më të fuqishme se bombat dhe bëhet fjale për votën tuaj. Njerëzit duhet të votojnë!”. Source: Tendence

Lexo më shumë

“Miss Franca”, njihuni me të dashurën e futbollistit Mbappe

Kylian Mbappe është ylli në ngjitje i futbollit botëror, i cili u shpall edhe kampion bote me Francën në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Rusi. Raportohet se 19-vjeçari është në një lidhje prej disa muajsh me Miss Francen, 20-vjeçaren Alicia Aylies. Edhe pse mediet flasim për dashurinë e tyre, çifti ende nuk ka konfirmuar asgjë duke e mbajtur të fshehtë lidhjen. Source: Tendence

Lexo më shumë

Ndërron jetë krijuesi i “Johnny Walker Blue label”

Ndërron jetë në Londër, në moshën 93-vjeçare, Tom Jago, mjeshtër dhe krijues i pijeve alkoolike si “Baileys”, “Malibu” dhe “Johnny Walker Blue Label”. Biznesmeni britanik është cilësuar si mbreti i distiluesve të alkoolit. Në vitin 1974 krem-whisky “Baileys” fitoi çmimin e pijes alkoolike më të shitur në botë. Lajmërimin për vdekjen e Jagos e ka dhënë e bija, e cila shpjegoi gjithashtu se vdekja e të atit ishte shkaktuar prej komplikimit të një frakture pësuar nga një aksident. Source: Tendence

Lexo më shumë

Media franceze shkruan për bukurinë e Ilda Bejlerit

Moderatorja e “Supersport”, Ilda Bejleri, përveç profesionalizmit, ka tërhequr vëmendjen e medieve franceze edhe falë fotografive provokuese në rrjetet sociale, ku ekspozon format e saj trupore. “La Minute Football” ka shkruar së fundmi për linjat trupore të gazetares tonë bukuroshe. “Ju prezantojmë Ilda Bejlerin, një gazetare sportive vërtet e famshme në Shqipëri dhe kuptohet përse”, shkruan faqja krahas fotove të publikuara.   Source: Tendence

Lexo më shumë

“Meant To Be” arrin një tjetër rekord

Ka kaluar rreth një vit që nga publikimi i “Meant To Be”, bashkëpunimi i Bebe Rexhës dhe grupit amerikan kauntri “Florida Georgina Line”, dhe gjatë kësaj kohe kjo këngë ka arritur suksese të mëdha dhe disa rekorde. “Meant To Be” tani regjistron një tjetër rekord, si kënga që ka qëndruar më shumë në krye të klasifikimit të “Billboard”, gjatë një viti, për 47 javë rresht. “Meant To Be” është ndër të paktat këngë që brenda dekadës së fundit e ka arritur këtë sukses.   Source: Tendence

Lexo më shumë

Ja pse Dua Lipa duhet të jetë Artistja më e Mirë, sipas MTV-së

Qëkur lançoi albumin debutues në vitin 2017, Dua Lipa nuk ka ditur të ndalet. Ka bërë turne, ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj dhe muzika e saj ka qenë në krye të klasifikimeve kudo në botë. Këngëtarja me origjinë nga Kosova fitoi vjet “Best New Artist” në “MTV EMA” dhe tani është nominuar në kategorinë “Best Artist”, përkrahë Drake, Ariana Grande, Camila Cabello dhe Post Malone. Ja disa arsye se përse Dua Lipa duhet të jetë Artisja më e Mirë për vitin 2018, sipas “MTV”-së: Dua Lipa është artistja më e re që ka një videoklip me mbi 1 miliard shikimesh në “YouTube”. “New Rules” u pasua me një super këngë si “IDGAF”. The #IDGAFMusicVideo was the toughest and most ...

Lexo më shumë

Sinead O’Connor konvertohet në myslimane, tani quhet Shuhada

Këngëtarja irlandeze Sinead O’Connor njoftoi se ka ndryshuar fe dhe tani është konvertuar në myslimane. Artistja, e njohur për hitin e vitit 1990 “Nothing Compares 2 U”, tha se tani quhet Shuhada. Në një mesazh në “Twitter”, ajo falënderoi vëllezërit myslimanë për mbështetjen dhe tha se ky vendim ishte përfundimi i natyrshëm i rrugëtimit të çdo teologu inteligjent. Këngëtarja postoi dhe një video ku bën një falje islamike. Imami irlandez, Shaykh Dr Umar al-Qadri postoi një video të këngëtares, duke thënë deklaratën islame të besimit. World renowned singer Shuhada Davitt @MagdaDavitt77 (#SineadOConnor) has proclaimed the #Shahadah with me in #Ireland. She is so happy ! Masha Allah !#Ireland #Islam #SineadOConnorEmbracesIslam @SineadOconnorHQ pic.twitter.com/mBeHlcrgqW — Shaykh Dr Umar Al-Qadri (@DrUmarAlQadri) October 25, ...

Lexo më shumë

Gjyshja më seksi në botë është një 48-vjeçare australiane

Quhet Gina Stewart, është 48 vjeçe dhe është vlerësuar si gjyshja më seksi në botë, nga versioni australian i revistës “Maxim”, që e zgjodhi mes 100 konkurrenteve. Gina ka katër fëmijë dhe një nip. Përpara se të përfundonte në klasifikim, ajo kishte marrë pjesë në një konkurs bukurie, organizuar nga po nga e njëjta revistë, për të fituar para për shoqen e sëmurë. Nuk fitoi, por arriti të mblidhte fonde. Gjatë këtij konkursi, revista e mbajti mend dhe e futi direkt në klasifikim, të cilin dhe e fitoi.   Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin