Kategoritë: ArkivaTENDENCË

Fansi surprizon Bebe Rexhën, i dedikon këngë

Një adhurues e bëri Bebe Rexhën të mbetet pa fjalë, falë aftësisë së tij për të shkruar dhe repuar një këngë dedikuar idhullit të tij. Ditët e fundit Bebe ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për një postim të bërë prej këngëtares me origjinë shqiptare, për seksizmin e një producenti muzikor, lidhur me sjelljen dhe moshën e saj. Por, Rexha mund të mbështetet tek fansat dhe koleget, mes tyre edhe Taylor Swift, Rita Ora e Lauren Jauregui. A fan surprised @BebeRexha yesterday with a rap he wrote about her. ?? pic.twitter.com/bTevTDvwtM — Music News Facts (@musicnewsfact) August 20, 2019 Source: Tendence

Lexo më shumë

Dua Lipa, plot stil edhe jashtë skenës

Qëkur u ngjit në skenë, Dua Lipa u dallua menjëherë dhe jo vetëm në industrinë e muzikës. Me një pëlqim për stilin e klasikëve të viteve ’90, ngjyrat e forta, modelet mashkullore dhe risjelljen e tendencave të modës, këngëtarja me origjinë kosovare është përmendur në revistat e shumta edhe për stilin e veçantë të veshjeve. “Bazaar” listoi disa prej tyre. Source: Tendence

Lexo më shumë

E bënë sërish! Harry e Meghan inatosin britanikët

Një tjetër udhëtim, një tjetër lumë kritikash për princin e Britanisë Harry dhe bashkëshorten e tij Meghan Markle. Pas pushimeve luksoze në Ibiza, 100 mijë euro në një javë, kësaj radhe i takoi Nicës. Çifti i familjes mbretërore mori sërish një avion privat për të shkuar në qytetin francez. Dhe shtetasit britanikë, kontribuues të taksave, u tërbuan e inatosën, për shpenzimet e tepërta të parave publike. Nuk munguan as kritikat nga ambientalistët për ndotjen e ajrit, duke përdorur katër fluturime të tepërta, për më tepër kur Harry e Meghan janë përpjekur të mbështetin nismat pro ambientit. Sipas “Sun”, u llogarit që udhëtimi me avion privat ka lëshuar një sasi anhidrid karboni shtatë herë më shumë se normalja e një avioni ...

Lexo më shumë

Ryan Reynolds merr dhuratën më të çmuar

Aktori Ryan Reynolds dhe bashkëshortja e tij Blake Lively janë një ndër çiftet më jetëgjatë në Hollywood të cilët shpeshherë ndajnë nëpërmjet rrjeteve sociale momente nga jeta e tyre. Blake së fundmi i ka dhuruar Ryan një pikturë që ka një domethënie të veçantë për të, një portret të tijin kur ka qenë i vogël pranë shtëpisë së tij. “Kjo shtëpi nuk është më por në kujtesën time kam kaq shumë kujtime me të. Në këtë pikturë shfaqet shtëpia ku unë jam rritur së bashku me vëllezërit me të cilët vetëm debatoja. Ky djali i vogël jam unë, duke shpërndarë gazeta pasi kjo ka qenë puna ime e parë” -shkroi ai.     Source: Tendence

Lexo më shumë

Valentino Rossi ka gjetur gruan e duhur dhe do fëmijë

Prej pak kohësh ka festuar 40-vjetorin dhe mbi motor vazhdon akoma të vendosë rekorde të reja, por edhe në jetën private Valentino Rossi ka një objektiv ambicioz për të arritur, atë për t’u bërë baba. Ylli i MotoGp ëndërron shpejt të ketë një fëmijë nga e dashura e tij Francesca Sofia Novello, modele 24 vjeçare, me të cilën është në lidhje prej një viti. “Të kem fëmijë? Sigurisht. Për të bërë fëmijë duhet gruaja e duhur dhe unë e kam gjetur”, ka thënë Rossi në një intervistë për Radio 1. Source: Tendence

Lexo më shumë

Rihanna rikthehet fuqishëm…pas tre vjetësh

Rihanna ka plot tre vite që është fokusuar në kompaninë kozmetike dhe linjën e veshjeve duke e lënë muzikën pas dore. Sipas një fansi, këngëtarja ka regjistruar këngën e saj të re. Projekti quhet “Private Loving”, teksti i së cilës është shkruar nga Rihanna dhe Demarco. Ky do të jetë rikthim i madh i artistes në muzikë pasi do të jetë kënga e parë solo që nga viti 2016. Source: Tendence

Lexo më shumë

Martohet The Rock, ceremonia surprizë në Hawaii

Dwayne Johnson u martua. Aktori i tha “po” të fejuarës Lauren Hashian, në një ceremoni surprizë të organizuar në Hawaii. The Rock shpërndau disa foto në rrjetet coaile, duke marrë urime nga fansat, por dhe nga shumë artistë e kolegë. The Rock e Lauren janë fejuar në vitin 2007 dhe kanë dy vajza, Jasmine 3 vjeçe dhe Tiana 15 muajshe. Çifti duhej të martohej në pranverën 2018, por e shtynë ceremoninë pasi Lauren mbeti shtatzënë me vajzën e dytë, sepse sipas aktorit, me shaka, ajo nuk donte foto dasme me bark të madh.   View this post on Instagram   We do. August 18th, 2019. Hawaii. P?maika?i (blessed) @laurenhashianofficial?? @hhgarcia41 A post shared by therock (@therock) on Aug 19, 2019 ...

Lexo më shumë

Brad Pitt ka goxha oreks… Një përmbledhje e ngrënieve në ekran

Brad Pitt është një aktor me një karrierë në gjatë kinematografike, tepër i vlerësuar nga kritika dhe me çmime. Filmi i fundit që po projektohet në kinema është “Once upon a time in “Hollywood”. Një fakt interesant mbi aktorin është se ka konsumuar ushqim thuajse në të gjithë filmat e tij dhe në internet ka dalë në video me përmbledhjen e ngrënieve të tij.   Source: Tendence

Lexo më shumë

E njëjta foto 50 vjet më vonë, çifti i Woodstock bën për vete internetin

U njohën më 15 gusht 1969, në Woodstock, dhe prej atëherë nuk janë ndarë më. Judy e Jerry Griffin ua kishin treguar njerëzve të dashuri takimin e tyre të parë, por nuk kishin një foto të asaj dite për ta dëshmuar. Por, duke parë dokumentarin “Woodstock: Three Days that Defined a Generation” u shfaq një foto e tyre gjatë koncertit të famshëm. Pas gjysmë shekulli, çifti u shfaq në revistën “People” me të njëjtën pozë, të dyja imazhet të ngjitura, dhe menjëherë bën xhiron e internetit. Source: Tendence

Lexo më shumë

Habisin Gwyneth Paltrow e Kaley Cuoco, të martuara por s’jetojnë me burrat

Gwyneth Paltrow nuk ka shumë që është martuar me Brad Falchuk dhe ka vendosur rregulla, sipas saj, për një martesë të shëndetshme. Dhe një prej tyre është të jetuarit së bashku vetëm katër ditë në javë. Aktorja thotë se kjo mënyrë jetese u jep mundësi të kenë më shumë kohë për vete dhe mos ta mbysin martesën duke ndenjur ditë e natë me njëri-tjetrin. Por, Paltrow s’është e vetmja që e mendon kështu. Edhe aktorja Kaley Cuoco nuk jeton me bashkëshortin Karl Cook. Gjatë një interviste për “E! News” tha se po pret që të transferohet te shtëpia e tij. “Kemi një martesë jo të zakonshme. Jetojmë në vende të ndryshme dhe kemi shumë kohë aty. Nuk rrimë çdo ditë ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin