Kategoritë: ArkivaTENDENCË

Humbi jetën 5 persona në koncertin e reperit Soolking

Të paktën 5 persona janë vrarë gjatë një rrëmuje në koncertin e reperit algjerian. Mijëra persona shkuan në stadium për të ndjekur performancën e reperit Abderraouf Derradji, i njohur si Soolking, kur një turmë e madhe njerëzish kanë rënë nga njëra prej hyrjeve. Sipas medieve lokale, 20 persona  kanë përfunduar në spital. Ende nuk ka detaje të tjera rreth incidentit, por thuhet se nga pesë viktimat, ishin tre burra dhe dy gra. Ai mori pëlqimin e publikut shqiptar pas bashkëpunimit me shqiptaren Dhurata Dora me këngën “Zemër”. Source: Tendence

Lexo më shumë

Testamenti i fshehtë i Michael Jackson

Michael Jackson ka një vullnet të fshehtë që nuk është ekzekutuar kurrë, ka pohuar publicistja e tij. Raymone Bain, ish-zëdhënëse e këngëtarit të famshëm, iu drejtua medieve për këtë gjë. Ajo pretendoi se Jackson ka një testament që daton nga viti 2006, në të cilën ai “nënvizon me përpikëri se si ai donte që trashëgimia e tij të ruhej dhe mirëmbahet”, duke shtuar se ajo nuk e di se ku është. “Michael Jackson, për këdo që e njihte, ishte metodik, i plotë dhe i saktë. Unë kam dëshiruar, kam shpresuar dhe jam lutur që testamenti i Michael Jackson i datës 6 Tetor 2006 do të gjendej dhe zbulohej.” Source: Tendence

Lexo më shumë

Mësoni këngëtaren që do të hapë “MTV Video Music Awards 2019”

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, këtë vit do të bëj hapjen e “MTV Video Music Awards 2019”. Ajo tashmë e ka konfirmuar se do jetë pjesë e këtij evenimenti madhështor, derisa do e bëjë hapjen me albumin e saj “Lover”. “Unë do e filloj spektaklin, kjo është emocionuese”, tha ajo. Swift, 29 vjeçe, është nominuar në dhjetë kategori të ndryshme këtë vit, përfshirë videon e vitit, këngën e vitit, dhe për videon më të mirë. Source: Tendence

Lexo më shumë

Zhyten pranë Titanikut, trishtohen ekspertët (Foto)

Një ekip ndërkombëtar eksploruesish janë zhytur deri pranë rrënojave të Titanikut në oqeanin Atlantik. Kjo ishte zhytja e parë në 15 vitet e fundit pranë anijes më të famshme në histori, por ekspertët janë trishtuar për faktin se aty kanë gjetur një strukturë e cila po zhduket me shpejtësi. Një prej detajeve interesante që është zhdukur është edhe vaska e kapitenit, e fotografuar gjatë ekspeditës së vitit 1996, por që tani nuk gjendet më. “Titaniku po i kthehet natyrës”, thotë historiani Parks Stephenson. Ekspertët paralajmërojnë se pjesë të rëndësishme të anijes do të zhduken së shpejti. Titanik u mbyt në vitin 1912 në ujërat e ftohtë të Atlantikut, ndërkohë që në bord kishte 2200 pasagjerë dhe personel. Më shumë se ...

Lexo më shumë

Hiti i Drake që “çmendi” gjithë botën qenka i vjedhur

Reperi Drake është përballur sërish me akuzat e vjedhjes së materialeve muzikore. Këtë herë, ai do të ketë probleme me Samuel Nicholas III, i njohur si Sam Skully. Ky i fundit thotë se Drake i ka vjedhur muzikën, të cilën e ka përdorur në hitin e tij “In my feelings”. Kjo është kënga që çmendi të gjithë rrjetin dhe miliona përdorues bënë video të shkurtra me pjesën “Kiki do you love me?” Por akuzat nuk përfundojnë këtu. Sam Skully deklaroi se Drake dhe Big Freedia i kanë marrë një pjesë të hitit të tij “Roll Call” në vitin 2000, por nuk kërkuan kurrë leje. Në dokumentet e siguruara nga TMZ, Sam thotë se publikoi beat-in në CD, por pas disa ...

Lexo më shumë

Dwayne Johnson, aktori më i paguar në Hollywood

Dwayne Johnson është i pandalshëm, është aktori më i paguar në Hollywood, sipas klasifikimit të publikuar nga “Forbes”, The Rock kaloi Chris Hemsworth e Robert Downey Jr., duke fituar 89.4 milionë dollarë në periudhën qershor 2018-2019, prej kontratave të rëndësishme të filmave. Pas Johnson në klasifikimin e “Forbes” renditet Chris Hemsworth me 76.4 milionë dhe Robert Downey Jr. me 66 milionë dollarë. Lista kompletohet me Akshay Kumar (65 milionë), Jackie Chan (58 milionë), Bradley Cooper (57 milionë), Adam Sandler (57 milionë), Chris Evans (43.5 milionë), Paul Rudd (41 milionë) dhe Will Smith (35 milionë). Source: Tendence

Lexo më shumë

Tarantino, baba për herë të parë në moshën 56-vjeçare

Quentin Tarantino njoftoi se bashkëshortja e tij, këngëtarja e aktorja Daniella Pick, është shtatzënë. Regjisori do të bëhet baba për herë të parë në moshën 56-vjeçare. Tarantino e Pick, 35 vjeçe, u takuan për herë të parë në vitin 2009, në turneun e promovimit të “Inglourious Bastards”, dhe u fejuan zyrtarisht në qershor 2017, pasi u frekuentuan për një vit. Çifti u martua në vitin 2018 në një event që “People” e përshkroi si një ribashkim të vërtetë të “Pulp Fiction”, pasi ishin të pranishëm edhe Bruce Willis, Samuel L. Jackson e Uma Thurman. Source: Tendence

Lexo më shumë

Karriera e Ed Sheeran e ekspozuar në muze

“Made in Suffolk” titullohet ekspozita dedikuar Ed Sheeran, që është hapur në Ipswich. Një sërë tablosh fantastike të këngëtarit britanik, të realizuara nga Colin Davidson, përshkruajnë gjithë karrierën e Sheeran. “Ndoshta është një Ed më intim, një person që nuk e kupton që ka një person tjetër në dhomë, më reflektues. Më pëlqen të mendoj që kjo është gjendja shpirtërore e tij kur shkruan këngët”, -tha Davidson. Në ekspozitë janë vendosur edhe disa sende që tregojnë rrugëtimin e Sheeran drejt këngëtarit të suksesshëm që është tani.   View this post on Instagram   Artist Colin Davidson talking about how meeting Eds Granny and Dad through a mutual friend led to him painting his portraits, which will be on display at ...

Lexo më shumë

“BTS” shndërrohen në lojë për celularë

Grupi korean tepër i suksesshëm sapo njoftoi një pauzë të gjatë nga skena muzikore, për të pushuar disi pas vrullit të madh dhe famës së menjëhershme. “Big Hit Entertainment” shkruan se në vitin 2020 pritet të dalë një lojë për celularë dedikuar “BTS”-së. Ende nuk dihet tema e saktë apo data zyrtare e daljes së “mobile game”, por mund të shijohet një pjesë nga traileri i publikuar.     Source: Tendence

Lexo më shumë

Mësohet arsyeja e ndarjes së Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Ndarja e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth në më pak se një viti martesë erdhi si një tronditje e madhe për fansat. Ndërsa në fillim u raportua se arsyeja e ndarjes ishte Miley, tani është pohuar e kundërta. Sipas medieve rozë, këngëtarja e famshme u përpoq shumë për të shpëtuar martesën por nuk mund të përballonte sasinë e madhe të pijeve alkoolike që pinte Liam dhe përdorimin e drogës. Por, Liam nuk është një përdorues i njohur i drogës apo abuzues me alkoolin. Sipas burimeve çifti filloi të largohej nga njëri-tjetrit dhe kalonin gjithnjë e më pak kohë së bashku. Por ndërkohë ka edhe pretendime të tjera kur mohohen akuzat për përdorim droge dhe alkooli nga aktori, që sipas burimeve ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin