Autorët: ArkivaDIGITALB

Wolverine mund të rikthehet fuqishëm

Nëse do të kishin mundësi, regjisorët e “Avengers: Endgame”, vëllezërit Russo, do të donin të punonin me personazhin e “X-Men”, Wolverine Me mbylljen e akordit “Disney-Fox”, përfundon dhe fantazia për një ndërveprim në ekranin e madh mes “X-Men” e “Avengers”. Nuk bëhet më fjalë për fantazi, por për realitet. Pas “Avengers: Endgame”, të gjithë heronjtë “Marvel” do të bashkohen. Vëllezërit regjisorë Joe e Anthony Russo u shprehën se nëse do të kishin mundësi, do të donin të punonin me një personazh ikonë të “X-Men”, pikërisht Wolverine. “E adhurojmë Wolverine. Ende nuk e dimë se si, kur dhe ku mund ta realizojmë, por e kemi si ide, sepse ka qenë gjithnjë një personazh që na ka pasionuar”. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Avengers: Endegame”, rekord pa dalë ende

Endgame” kërkesat ishin aq të mëdha saqë vendosën dhe një rekord. Bazuar në të dhënat e “Atom”, “Deadline” shkruan se vetëm brenda një ore, biletat e parashitura për “Avengers: Endgame” ishin trefish më të larta se për “Avengers: Infinity War”. Kërkesa për bileta është kaq e madhe, saqë ka bllokuar dhe shumë faqe interneti duke ua ka vështirësuar fansave të vijojnë me procedurat për të prenotuar vendin në kinema. “Avengers: Endgame” pritet të projektohet më 24 prill. Disa kinema në SHBA do të organizojnë më parë një maratonë dyditore me filmat “Avengers”. Source: Televizion

Lexo më shumë

Rekord pa dalë ende për “Avengers: Endgame”

Vetëm pak minuta nga nisja e shitjeve para kohe të biletave për “Avengers: Endgame” kërkesat ishin aq të mëdha saqë vendosën dhe një rekord. Bazuar në të dhënat e “Atom”, “Deadline” shkruan se vetëm brenda një ore, biletat e parashitura për “Avengers: Endgame” ishin trefish më të larta se për “Avengers: Infinity War”. Kërkesa për bileta është kaq e madhe, saqë ka bllokuar dhe shumë faqe interneti duke ua ka vështirësuar fansave të vijojnë me procedurat për të prenotuar vendin në kinema. “Avengers: Endgame” pritet të projektohet më 24 prill. Disa kinema në SHBA do të organizojnë më parë një maratonë dyditore me filmat “Avengers”. Source: Televizion

Lexo më shumë

“IT 2” rikthehet të terrorizojë sërish

“Warner Bros” dhe “New Line” ofruan një panoramë drithëruese të “IT: Chapter 2”, gjatë takimit të “CinemaCon”. Pennyëise do të rikthehet të turbullojë makthet e publikut gjatë vjeshtës dhe mes a duket krijesa djallëzore do të marrë formën e një plake të vogël. Në imazhin e paraqitur, Beverly Marsh (Jessica Chastain), rikthehet në qytetin e lindjes dhe zbulon se babai i saj i dhunshëm kishte vdekur dhe ndërkohë ftohet në shtëpinë e saj të fëmijërisë nga gruaja që banon ndërkohë. Pak nga pak kupton se diçka nuk shkon, prej sjelljes së të moshuarës dhe prej fjalëve të saj: “E di se ç’thonë për Derry-n? Kushdo që vdes këtu nuk vdes realisht”. Source: Televizion

Lexo më shumë

Justin Bieber kryqëzohet nga fansat për shakanë e 1 Prillit

Shumë njerëz nuk e kanë pritur mirë shakanë që Justin Bieber bëri me rastin e Ditës së Gënjeshtrave, 1 Prill. Këngëtari 25-vjeçar postoi një imazh me ultratinguj në “Instagram” pa asnjë shpjegim, gjë që dha përshtypjen se ai dhe bashkëshortja Hailey Baldwin ishin duke pritur fëmijën e tyre të parë së bashku Justin e përforcoi edhe më tej shakanë kur postoi foto të bashkëshortes së rrethuar nga disa mjekë profesionistë që po preknin barkun e saj. Dhe kur u kuptua e vërteta, kjo shaka shkaktoi një valë komentesh nga fansat që u zhgënjyen nga Justin për shaka të tilla. Source: Tendence

Lexo më shumë

Nuk duroi dot akuzat, vetëvritet këngëtari i njohur

Këngëtari i famshëm meksikan, Armando Vega Gil është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Sipas policisë vendase, 63-vjeçari ka lidhur një litar në fyt dhe ka mbytur veten pasi u akuzua publikisht në “Twitter” se kishte përdhunuar një vajzë 13-vjeçare. Sipas “New York Times”, Armando Vega shkroi një letër vetëvrasjeje teksa sqaron pafajësinë e tij. “Këto akuza nuk janë të vërteta. Nuk duroj gjëra të tilla. Vetëvrasja ime nuk është një akt që me bën të dukem si fajtor, por është një shprehje ekstreme e pafajësisë time”. Source: Tendence

Lexo më shumë

FOTO/50 Cent shet rezidencën e tij super luksoze

Reperi me famë botërore, 50 Cent ka shitur rezidencën e tij luksoze në Connecticut për vetëm 3 milionë dollarë, me 15.5 milionë dollarë humbje seç e kishte blerë 12 vite më parë nga Mike Tyson. Kjo shtëpi luksoze përfshin në të një pishinë, një teatër, një studio regjistrimi, një dhomë me ekran të gjelbër, një dhomë lojërash profesionale si dhe plot kënde tjera për argëtim. Source: Tendence

Lexo më shumë

Modelja diagnostikohet me kancer në Javën e Modës në Paris

Modelja Pat Cleveland është diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë pasi u dërgua me urgjencë në spital pas sfilatës në Paris Fashion Week. 68-vjeçarja u dërgua në spital pasi sfiloi për Tommy Hilfiger në një shfaqje të frymëzuar në vitet ‘70, ku morën pjesë modele afrikano-amerikane, përfshirë ikonat Grace Jones dhe Veronica Webb. Mjekët zbuluan një tumor në zorrën e trashë dhe supermodelja duhet t’i nënshtrohet operacionit. Source: Tendence

Lexo më shumë

“Fast & Furious”, Vin Diesel tregon miqësinë e ngushtë me Michelle Rodriguez

Të dy yjet e kinematografisë, Vin Diesel dhe Michelle Rodriguez do të jenë përsëri në kapitullin e nëntë të sagës “Fast & Furious”.  Me anë të një videoje, Diesel tregoi lidhjen e ngushtë shoqërore mes tyre, të nisur në vitin 2001 në filmin “The Fast and the Furious”: ‘E adhuroj kur engjëlli luan për mua…Dom dhe Letty’, shkruan Diesel. 56457331_349674179003113_6228013771055431680_n Me një arkëtim botëror prej rreth 5 miliardë dollarësh, “Fast & Furious” është një prej filmave që ka arkëtuar më shumë në të gjitha kohërat, është shndërruar në fenomen global që ka bërë për vete publikun, me aksionin, personazhet unikë dhe makinat e shpejtësisë. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin