Autorët: ArkivaDIGITALB

VIDEO/Publikohen pamjet e vrasjes së reperit Nipsey Hussle

Reperi amerikan Nipsey Hussle u vra me armë zjarri në moshën 33-vjeçare pranë dyqanit të tij të veshjeve në Los Angeles, ku mbetën të plagosur edhe dy të tjerë. Tani, ne media është publikuar një video e ngjarjes së rëndë. Albumi i tij i parë, ‘Victory Lap’ u nominua për “Grammy Awards” muajin e kaluar së bashku me Travis Scott, Pusha T dhe Mac Miller. Source: Tendence

Lexo më shumë

“Joker”, historia e errët e një njeriu me probleme mendore

Me afrimin e datës së publikimit, parashikuar për në 3 tetor, nisin të zbulohen dhe karakteristika të filmit dedikuar Joker-it, me protagonist kryesor Joaquin Phoenix. Harrojeni versionin e filmit të animuar, të lexoni për personazhin, apo mundësinë për të qenë një “cinecomic” si ato që janë shfaqur deri tani. E konfirmon Marc Maron, interpretuesi i Ted Marco. Gjatë një interviste për “NME”, Maron tha: “Është më shumë historia e origjinës së tij dhe studimi i një personazhi me shqetësime mendore që shndërrohet në Joker. Është një film intim dhe i gjallë, që lëviz në një drejtim tepër specifik. Do të jetë interesante ajo që do të shihet”. Source: Televizion

Lexo më shumë

Bebe Rexha nuk identifikohet si hetero

Bebe Rexha ishte imazhi i kopertinës së revistës “Nylon”, ku gjatë intervistës shoqëruese shpjegoi disa gjëra rreth seksualitetit. Duke folur për faktin se në këngët e saj shpesh përmend eksperienca personale dhe se do t’i përdorë ato edhe për të dërguar mesazhe, këngëtarja me origjinë shqiptare tha se kjo mund të vërë në vështirësi. “Mendoj se i tremb meshkujt, ose më saktë mendoj se të gjithë stepen nga unë, meshkuj e femra. Sepse më pëlqen të jem e drejtpërdrejtë dhe kanë frikë se mos them ndonjë gjë për ta. Me raste bëhem nervoze dhe them gjëra që s’duhet t’i them. Djemtë nuk dinë si të sillen me mua”. “Nëse dua të puth dikë, e puth. Nuk ka rëndësi se kush ...

Lexo më shumë

Poloni, priftërinjtë djegin librin “Harry Potter”: “Është blasfemik”

“Harry Potter” në flakë. Në qytetin Koszalin në Poloni, banorët dhe disa priftërinj katolikë, gjatë meshës së të dielës, hodhën në zjarr objekte të cilësuara si blasfemi, mes tyre dhe një vëllim të librit të J.K. Rowling. Në zjarr përfundoi edhe libri “Twilight”, një çadër “Hello Kitty”, figurina me imazhe të shenjta Hindu dhe një maskë afrikane. Episodi u publikua dhe në rrjetet sociale. Në veçanti, grupi “Fondacioni i SMS-ve nga parajsa” e shpërndau në “Facebook”. Ata i shoqëruan pamjet edhe me fraza të marra nga bibla, që dënojnë magjinë dhe praktikumin e saj. Source: Tendence

Lexo më shumë

“Amazon” synon biznesin e informacionit

Edhe “Amazon” synon të hyjë në biznesin e informacionit. Kompania po punon me një aplikacion për televizorët Smart dhe po bashkëpunon me disa grupe editoriale, për të konfirmuar shërbimin e tij, që ndoshta mund të lançohet pas disa muajve. Shërbimi parashikohet të jetë si ai që ka realizuar “Roku”, me “Roku Channel”. “Amazon” kërkon të lançojë një aplikacion që të jetë “live”, por dhe me katalog për të zgjedhur argumentet, si dhe ta çojë informacionin përmes videove të grupeve editorale në miliona televizorë. Spotet publicitare mund të shfaqen mes lajmeve. Edhe “Roku Channel” mund të shihet si në aparatet “Roku” edhe në ato të kompanive të tjera, strategji që mund të ndiqet edhe nga “Amazon”. Aplikacioni mund të shkarkohet në ...

Lexo më shumë

Zbulohen skena të betejës epike të “GOT”

Kur duhen edhe pak ditë nga premiera e sezonit 8 dhe të fundit të “Game of Thrones”, doli online një promo e re zyrtare, që zbulon dhe detaje të papublikuara më parë për mbylljen e serialit të rekordeve. Një ndër episodet e fundit, me regji të Miguel Sapochnik, do të përqendrohet komplet te beteja finale e Dimrit të Madh, që do të sjellë në ekran një ndër betejat më të mëdha të xhiruara ndonjëherë. Dhe klipi sjell pikërisht një fragment nga kjo përballje epike. Sezoni 8 dhe i shumëpritur i “GOT” do të nisë transmetimin më 14 prill në “HBO”. NEW GAME OF THRONES PROMO pic.twitter.com/OK0PTAT8VM — ? (@radiclffe) April 1, 2019 Source: Televizion

Lexo më shumë

Chris Evans nga “Marvel” te “Apple”, në “Defending Jacob”

Në botën streaming është shtuar një kundërshtar i ri, që pritet të paraqesë prodhime origjinale cilësore. Një prej tyre është parashikuar të jetë “Defending Jacob”, me protagonist një emër të njohur të ekranit, Chris Evans. Aktori, i njohur si Capitain America i universit “Marvel”, u fotografua në Boston, gjatë xhirimeve të “Defending Jacob”. Fotot u publikuan në faqen “Just Jared”. Seriali “Defending Jacob” bazohet në romanin me të njëjtin titull të William Landay dhe flet për historinë e Andy Barber, interpretuar nga Evans, një zv/prokuror që merret me hetimin e vrasjes së një 14-vjeçari. Por, mëson se mes të dyshuarve është edhe i biri. Source: Televizion

Lexo më shumë

Mick Jagger do të operohet në zemër

Lideri i “Rolling Stones”, Mick Jagger do t’i nënshtrohet gjatë javës operacionit për zëvëndësimin e një valvule kardiake. Sipas medies, Jagger duhet ta rimarrë veten plotësisht dhe të rikthehet në skenë gjatë verës. Një ditë më parë, “Stones” njoftuan përmes një postimi në “Facebook” se do ta shtyjnë turneun në 17 qytete në SHBA e Kanada, për shkak të problemeve shëndetësore të këngëtarit. “No Filter” ishte parashikuar të niste më 20 prill në Miami. Grupi njoftoi fansat: “Mjekët këshilluan Mick mos të shkojë në turne në këtë moment, sepse ka nevojë për kurim”. Ndërsa Jagger shkroi: “Më vjen shumë keq që duhet të shtyjmë turneun. Por, do të mundohem dhe do të punoj fort për t’u rikthyer sa më parë ...

Lexo më shumë

Konflikt “Spice Girls”, Geri mohon: “S’kam bërë seks me Mel B”

Ish-“Ginger Spice”, theu heshtjen pas deklaratës së Mel B për natën e tyre të seksit. Përmes një komunikate të publikuar në “Mail Online”, Geri Horner mohoi gjithçka dhe tha se ndihet “e zhgënjyer dhe e lënduar”. “Geri e adhuron “Spice Girls”, por dëshiron që fansat të dinë se ajo që është thënë nuk është e vërtetë dhe është shumë e dhimbshme për familjen e saj”. Horner vonoi disa ditë për të replikuar fjalët e shoqes së grupit, edhe për mos të krijuar tensione dhe polemika me turneun e ribashkimit. Shqetësimi më i madh për ish-“Ginger Spice” është ndikimi që mund të ketë mbi fëmijët, Bluebell (12 vjeçe) dhe Monty (2 vjeç). “Është e pikëlluar që i dëgjon këto fjalë, sidomos ...

Lexo më shumë

Roberto Cavalli drejt falimentit, mbyll pa asnjë lajmërim dyqanet

Roberto Cavalli  ka mbyllur dyqanet e tij në SHBA pak pasi njoftoi se po përpiqet të nënshkruajë një marrëveshje me një investitor për të parandaluar falimentimin. Marka me bazë në Firence njoftoi se kishte për qëllim të paraqiste një plan për të lejuar biznesin të vazhdojë ndërsa po kërkon investime të reja. Tani mësohet se ka mbyllur të gjitha dyqanet në botë dhe punonjësit u dërguan në shtëpi pa asnjë lajmërim. Kompania italiane Clessidra ka në zotërim 90% të markës që nga viti 2015, por “New York Times” raporton se Cavalli po përpiqet të ndahet nga ajo si pasojë e rënies së shitjeve. Kompania Philipp Owen dhe Renzo Russo u thanë se janë palët e interesuara, por asnjë marrëveshje nuk ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin