Autorët: ArkivaDIGITALB

Nicolas Cage për divorcin: “Isha tapë kur u martova”

“Shumë i dehur për të kuptuar se ç’po bëja”. Ky ishte shpjegimi i Nicolas Cage, i cili kërkoi anulimin e martesës me makeup artisten Erika Koike, pas vetëm katër ditësh jetë bashkëshortore. Çifti celebroi lidhjen më pak se njëvjeçare shpejt e shpejt në Las Vegas, më 23 mars. U cilësua si një ndër martesat më të shkurtra në historinë e Hollywood-it. Në dokumentet e paraqitura, aktori shpjegon se ai dhe Erika Koike ishin të “intoksikuar” nga pija dhe “nuk ishin në gjendje të kuptonin veprimet e ndërmarra”. Revista “The Blast” shkruan se avokatët e Cage deklaruan se para se të martoheshin Cage dhe Koike pinë derisa u intoksikuan dhe kur Koike sugjeroi që të martoheshin, Cage reagoi instinktivisht pa pasur ...

Lexo më shumë

Probleme shëndetësore për Mick Jagger, shtyhet turneu i “Rolling Stones”

“Doktorët e kanë këshilluar Mick mos të shkojë në turne në këto momente, pasi ka nevojë për kura mjekësore…”. Me një komunikatë shtypi, “Rolling Stones” njoftuan fansat se do të shtyjnë turneun “No Filter”, parashikuar për në pranverë në Amerikën e Veriut, pasi Mick Jagger nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk dihet se cilat janë problemet e këngëtarit, që në rrjetet sociale siguroi fansat, duke shkruar: “Më vjen shumë keq për të gjithë fansat në Amerikë e Kanada për biletat e blera. Ndihem keq që na duhet të shtyjmë turneun, por do të përpiqem fort për t’u rikthyer në skenë sa më shpejt të jetë e mundur”. Fansat u këshilluan t’i ruajnë biletat, të cilat do të jenë ...

Lexo më shumë

Traileri i “Annabelle 3” do t’ju shkundë nga frika

Kukulla e pushtuar do të rikthehet në qershor me kapitullin e tretë “Annabelle Comes Home”. Ngjarjet do të ndodhin në shtëpinë e Warrens, te cilët sjellin kukullën e pushtuar në dhomën e mbyllur të shtëpisë së tyre, duke e vënë atë “të sigurt” pas një xhami të shenjtëruar dhe duke marrë bekimin e shenjtë të një prifti. Por, një natë e pamëshirshme dhe tmerrit i pret ato, kur Annabelle zgjon shpirtrat e lig në dhomë, gati për të shënjestuar një objektiv të ri: Judy, vajza 10-vjeçare e Warren dhe miqtë e saj. Source: Televizion

Lexo më shumë

Shokon këngëtari James Arthur: Vuaj nga…

Këngëtari shumë i dashur britanik, James Arthur nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” ka zbuluar se do të anulojë një koncert shumë të rëndësishëm pasi vuan nga ankthi. Ai rrëfeu se ditët e fundit është pushtuar nga depresioni dhe ankthi dhe e ka të pamundur të performojë para fansave. 31-vjeçari i kërkoi ndjesë të gjithë fansave për anulimin e koncertit “Teenage Cancer Trust” duke shtuar se do të rikthehet shumë shpejt në skenë. Source: Tendence

Lexo më shumë

Jackie Chan rikthehet me filmin e ri “Vanguard”

Ylli i filmave aksion dhe arteve marciale, Jackie Chan do të rikthehet në ekranin e madh me filmin “Vanguard”, i cili do ta ketë premierën botërore vitin e ardhshëm. Nuk ka shumë detaje rreth këtij projekti, por dihet vetëm se historia përfshin një kompani ndërkombëtare të sigurisë që paguhet për të mbrojtur një afarist kinez dhe vajzën e tij nga një grup terrorist misterioz. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Avengers: Endgame”, Thanos me pamje të re dhe me një armë masive

“Avengers: Endgame” do ta ketë premierën në më pak se një muaj dhe përkundër arritjes së misionit të tij për të zhdukur gjysmën e gjithë ekzistencës, Thanos kthehet si pengesa e fundit për mbrojtjen e njerëzimit. Hot Toys kanë krijuar një reputacion për rikrijimin e saktë të personazheve në formë lodrash dhe publikimi i figurës së Thanos na jep një paraqitje të shkurtër të gjërave që do të vijnë në filmin e ardhshëm. Më poshtë keni mundësi që të shikoni pamjen e Thanos, ku bie në sy shpata gjigante me dy tehe. Source: Televizion

Lexo më shumë

Rita Ora tregon arratisjen nga Kosova për shkak të luftës

Rita Ora rrëfeu për “The Telegraph” si u largua nga Kosova bashkë me familjen e saj për të shpëtuar nga lufta. “Unë ngre zërin tim, jo që të bërtas, por në mënyrë që ata që nuk kanë një zë, të dëgjohen. Këto fjalë nga e guximshmja Malala Yousafzai do të thonë shumë për mua. Besoj se të gjithë ne kemi përgjegjësinë për të përdorur mundësitë dhe pikat e forta që kemi. Duhet të ngremë të tjerët lart, në mënyrë që askush të mos lihet pas. Unë jam një kosovare krenare dhe një Ambasadore nderi për vendin tim. Unë linda atje në vitin 1990, por kur isha vetëm 1 vjeç prindërit ndërmorën vendimin e vështirë për të braktisur atdheun tonë si ...

Lexo më shumë

“Tre metri sopra il cielo” rikthehet me një serial

“Tre metri sopra il cielo” do të rikthehet në ekran falë “Netflix” dhe kësaj radhe si një serial. Ky projekt do të prodhohet nga Cattleya dhe do të tregojë historinë e Sally dhe Ale, dy të rinj që i përkasin dy realiteteve të ndryshme që do të gjejnë veten të bashkuar nga një tërheqje e padiskutueshme përkundër sfondit të garave motorike përgjatë bregut të Adriatikut . Një interpretim i ri dhe modern i një historie klasike italiane bazuar në romanin e Federico Moccia, i cili doli pikërisht 15 vjet më parë me filmin me të njëjtin titull nga regjisori Luca Lucini, një film adoleshent që menjëherë u bë një film kult në Itali. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin