Autorët: ArkivaDIGITALB

Publikohen pamjet e sezonit të tretë të “La Casa De Papel”

“La Casa De Papel” e publikuar ne vitin 2018 është seriali me gjuhë jo angleze më i shikuar në “Netflix”. Tani është publikuar traileri i sezonit të tretë. Në episodet e mëparshme tregohej historia e një krimi spektakolar i ideuar nga Profesori, i cili së bashku me një grup kriminelesh, merr kontrollin e Institutit Poligrafik për të stampuar miliarda euro dhe duke u arratisur me to, fillimisht duke e bërë policinë të mendojë se ishte një vjedhje e thjeshtë.   Source: Televizion

Lexo më shumë

Kim Kardashian tregon planet për presidente të SHBA-së

Kim Kardashian është përfolur shpesh se ajo mund të jetë kandidatja për presidente e SHBA-së në zgjedhjet e 2020. Gjatë një interviste të dhënë për “New York Times”, 38-vjeçarja tha se nuk do të kandidojë. “Ajo ndoshta është puna më stresuese në botë dhe mendoj se kjo nuk bën për mua”, tha Kim Kardashian. Muajt e fundit Kim është përfshirë në çështje që kanë të bëjnë me politikën, duke bërë thirrje që t’i jepet fund dënimit me vdekje. Bukuroshja kërkon që kësaj çështjeje t’i gjendet një zgjidhje më e mirë, por pa lënë me një anë drejtësinë, e cila duhet të jetë në plan të parë. “Vitin e kaluar kam mësuar rreth sistemit të drejtësisë. Kam vizituar burgje, takuar të ...

Lexo më shumë

Diletta Leotta me një dokumentar rreth zakoneve seksuale

“Netflix” ka zgjedhur gazetaren italiane Diletta Leotta për një dokumentar të përqendruar në zakonet seksuale në botë. Projekti do të këtë 13 episode në të cilat Leotta do të ndalet në vendet më të bukura në planet për të zbuluar kuriozitete, zakone të çuditshme, intriguese dhe risitë lidhur me seksin. Në dokumentarin e “Netflix” do të përballen tematikat e njohura, por ende pak të eksploruara nga publiku perëndimor, megjithatë duket se do të ketë edhe një mënyrë për të zbuluar gjëra të reja.   Source: Televizion

Lexo më shumë

Vritet reperi i njohur amerikan

Reperi amerikan Nipsey Hussle është vrarë me armë zjarri në moshën 33-vjeçare pranë dyqanit të tij të veshjeve në Los Angeles, ku mbetën të plagosur edhe dy të tjerë. Lajmin e bën të ditur policia, raporton Cnn. Albumi i tij i parë, ‘Victory Lap’ u nominua për “Grammy Awards” muajin e kaluar së bashku me Travis Scott, Pusha T dhe Mac Miller. Në vitin 2010 muzikanti, emri i vërtetë i të cilit ishte Ermias Davidson Asghedom, kishte themeluar shtëpinë diskografike “All Money In” dhe vitin e kaluar kishte hapur dyqanin e tij të veshjeve në Los Angeles me markën Marathon Clothing. Source: Tendence

Lexo më shumë

Jennifer Lopez i lë me gojë hapur të gjithë

Duket sikur vitet nuk kalojnë për këngëtaren e famshme 49-vjeçare. Jennifer Lopez postoi një foto me bikini në “Instagram”, e cila po bën xhiron e botës. “Jam një energjike… Dua vetëm që ta dini,”-shkroi ajo duke iu referuar filmit të saj “Hustlers”. Ky projekt mendohet se do jetë gati për të dalë në kinema në vitin 2020. Pjesë e filmit do të jenë Constance Wu, Kiki Palmer, Lili Reinhart, Julia Stiles dhe Cardi B. Source: Tendence

Lexo më shumë

Nga filmi në skenë, Rami Malek do të këndojë me “Queen”

Karriera e Rami Malek ka nisur të lulëzojë dhe sapo doli një lajm që i lë të gjithë me gojë hapur. Pas suksesit të “Bohemian Rhapsody”, aktori është gati të bëhet vërtet një këngëtar dhe të ngjitet në skenë me “Queen”, gjatë një turneu veror në të gjithë botën. Lajmi është sensacional dhe mund të përmblidhet me vetë reagimet e aktorit. Kanë dalë datat e koncerteve… Dhe meqë ra fjala, çfarë date është sot? Ishte thjesht një shaka për 1 Prillin, që po qarkullon në internet! Source: Tendence

Lexo më shumë

“Law & Order: SVU” hyn në historinë e televizionit

“NBC”-ja, pasi dha “ok” për realizimin e spinoff-it “Hate Crimes”, rinovoi dhe kontratën me “Law and Order – Special Victims Unit” për sezonin 21. Me këtë rinovim, seriali i krijuar nga Dick Wolf vendosi një rekord të ri, duke u bërë projekti më i gjatë në historinë e televizionit amerikan, duke kaluar serinë origjinale “Law and Order”, që u mbyll me sezonin 20. Por, gjithashtu “Special Victims Unit” mund të vijojë akoma më shumë, pasi sezoni 21 nuk është njoftuar se do të jetë i fundit. Rekord edhe për aktoren Mariska Arigaty, interpretuesja e kapitenes Benson, duke u bërë aktorja me më shumë vite që interpreton të njëjtin personazh televiziv. Source: Televizion

Lexo më shumë

“The Batman” dhe “Joker”, filmat më “dark” të “DC”

Në pritje për daljen në kinema të “Shazam!”, i David F. Sandberg, “cinecomic” i markës “DC Films”, me protagonist kryesor Zachary Levi, producenti Peter Safran foli edhe për prodhimet e tjera “The Batman” i Matt Reeves dhe “Joker” i Todd Phillips. “Shazam është një personazh jashtëzakonisht argëtues, gjithçka e ka përqendruar te realizimi dhe kënaqësia e dëshirave. Toni duhet të jetë patjetër ironik dhe i lehtë, gjë e kuptueshme për një zhanër të tillë. Në kundërshtim me Aquaman ka një ton fantastik, sepse është ndryshe, ashtu si dhe Wonder Woman. Më pas janë Batman e Joker, të cilëve u shkon për shtat një ton i fortë, i zymtë dhe i errët dhe kjo do të shihet në filmat e ardhshëm ...

Lexo më shumë

“Aladdin”, zbulohet pak nga pak bota magjike

Me një debutim të parashikuar për 70-90 milionë dollarë, “Aladdin” mund të jetë një tjetër sukses i jashtëzakonshëm i “Walt Disney Pictures”, kur të projektohet në kinema në fund të majit. Në pritje për ta parë në ekranin e madh, studioja publikoi një tjetër trailer, me imazhe të reja nga filmi me regji të Guy Ritchie. “Walt Disney” po vijon fuqishëm me promovimin e adaptimit kinematografik, duke postuar fotografi, trailerë dhe spote publicitare për live-action e dytë të kësaj studioje. Our brand new spot for #Disney’s #Aladdin, in theaters this May pic.twitter.com/atl5diV8p0 — Asad Ayaz (@asadayaz) March 31, 2019 Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin