Autorët: ArkivaDIGITALB

“YouTube” heq dorë nga projekti televiziv

“YouTube” hoqi dorë nga prodhimet televizive me buxhet të lartë, duke i lënë kështu fushë të lirë “Apple”, që sapo prezantoi shërbimin e ri streaming. Vendimi, sipas “Bloomberg”, vjen si pasojë e rezultateve të dobëta krahasuar me pritshmëritë. Në modelin e zgjedhur nga “YouTube”, prodhimet televizive me buxhet të lartë propozoheshin në episode pilote falas për këdo, ndërsa pjesa tjetër e episodeve ishin të disponueshme me pagesë për abonentët e “YouTube Premium”. Nga ky vendim preken edhe spektakli “Overthinking with Kat & June”, si dhe seriali fantashkencë “Origin”. Nuk dihet fati i “Step Up: Hight Water”. Sipas “Bloomberg”, pika kyçe e biznesit të platformës mbetet shitja e reklamave, përmes të cilave kompania ka fituar rreth 15 miliardë dollarë. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Lamtumirë Keith Flint! Fansat e shoqëruan deri në fund

Mijëra persona mbushën rrugët e Braintree, në Angli, për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit të “The Prodigy”, i cili u nda nga jeta më 4 mars. Përgjatë gjithë rrugës, në anë duke respektuar rrethimin, fansat të prekur dhe me lot në sy, përshëndetën idhullin e tyre, Keith Flint, të rreshtuar që nga kisha deri në varreza. Familjarët dhe miqtë ishin të pranishëm në meshë, ndërsa shokët e grupit, Maxim dhe Liam Hewlett ishin ndër ata që mbajtën arkivolin, duke i ndenjur pranë deri në momentet e fundit. Source: Tendence

Lexo më shumë

“Avengers: Endgame”, sekreti pas suksesit

Regjisorët Russo zbuluan sekretin se përse filmat “Marvel” kanë një sukses të tillë planetar, një sinonim i aventurave entuziaste, me personazhe të përfaqësuar nga emrat më të njohur hollivudianë. “Besoj se gjëja më e mirë që ka bërë “Marvel” është nxitja e publikut. Të shkosh në premierën e filmave të kësaj studioje është si të marrësh pjesë në një koncert rok. Ka një energji dhe një ekzaltim të paparë, ka një sens komuniteti, ku njerëzit entuziazmohen, qajnë, qeshin dhe e ndjekin historinë në mënyrë kolektive, përmes dinamikës së vështirë për të gjetur, veçse në filmat “Star Wars”. Lidhja emotive është vërtet e fortë”, -deklaroi regjisori Joe Russo. Ndërsa për Robert Downey Jr., që për një dekadë u ka dhuruar fansave ...

Lexo më shumë

Finalja e “Game of Thrones” ndryshe nga libri

Autori i librave “Game of Thrones” foli rreth adaptimit televiziv të veprës së tij. Edhe pse nuk ka arritur ende në fund të ngjarjeve, George R.R. Martin deklaroi se finalja e librave do të jetë e ndryshme nga ajo e serialit të “HBO”-së. Territori i episodeve të fundit është ende i paeksploruar dhe kjo krijon më shumë mundësi në fushën kreative. Disa adhurues të librave mendojnë se finalja televizive do t’u prishte atyre surprizën e misterit të leximit. Kështu që autori tha se ka pasur ndryshime. Me sa duket, zgjedhja është bërë për të ruajtur kureshtjen e lexuesve: “Kam qenë i ngadaltë me librat. Fokusimi për fundin do të jetë në gjëra që janë treguar pesë ose gjashtë vjet më ...

Lexo më shumë

“The Last Watch” dokumentari mbi fundin e “Game of Thrones”

Ndërsa fansat mezi presin episodet e fundit të “Game of Thrones”, “HBO”-ja pritet t’u bëjë dhuratë një speciale. Dokumentari “The Last Watch” do të tregojë për zhvillimin e sezonit 8, një “bonos” për adhuruesit e këtij prodhimi, që do të transmetohet më 26 maj. Sipas “Entertainment Weekly”, xhirimet e sezonit përmbyllës kanë qenë gjithçka veçse jo banale. Një ndër regjisorët, Miguel Sapochnik, deklaroi se beteja e Dimrit të Fundit do të ketë sekuencën më të gjatë të betejave që është xhiruar ndonjëherë dhe do të ketë numrin më të madh të personazheve kryesorë që nga fillimet e tyre. Ambiciet e finales të mbledhura në tregimin e eksperiencave më të tmerrshme të jetuara nga aktorët gjatë xhirimeve mund ta bëjnë dokumentarin ...

Lexo më shumë

“Big Bang Theory”, seriali komedi më i gjatë në histori

Ndërsa fansat po përgatiten t’u japin lamtumirën personazheve në sezonin 12 të “The Bing Bang Theory”, seriali i “CBS” arriti një tjetër rekord në fushën televizive, duke u bërë seriali komedi me shumë kamera më i gjatë në histori. Me 276 episode, “The Big Bang Theory” zbriti nga froni serialin “Cheers”, që mbante rekordin e mëparshëm. Për të celebruar, aktorët e serialit postuan foto me të gjithë protagonistët, të vjetër e të rinj, që për vite kanë mbajtur fansat të mbërthyer për të parë aventurat e peshkopëve më të dashur të ekranit, në sallonin e shtëpisë dhe ambientet e universitetit ku kryejnë studimet doktorët e shkencave.   View this post on Instagram   @bigbangtheory_cbs is officially the longest running multi ...

Lexo më shumë

Rikthehet “Sex and the City”, por me jetën e 50-vjeçareve

Seriali më ikonë i viteve të fundit do të rikthehet. “Sex and the City” i “HBO”-së do të ketë një vazhdim që do të ndjekë jetën e Carrie, Samantha, Charlotte e Miranda tashmë që i kanë kaluar të 50-at. “Paramount Television” dhe “Anonymous Company” morën të drejtat e librit të ri të Candace Bushnell, “Is there still Sex in the City?”, për të realizuar një serial të ri. Libri i Bushnell pritet të dalë më 6 gusht dhe pritet t’i drejtojë projektorët drejt të njëjtit stil argëtues, “glamour” dhe ndonjëherë prekës të jetës së katër grave në New York, ende të bukura, tërheqëse dhe seksi, por që përballen me vitet e menopauzës. Libri do të sjellë historinë e martesave, fëmijëve, ...

Lexo më shumë

Nga grushtet te kisha, 80 vitet e Terence Hill

Një mit i filmave kauboj përkrah të madhit Bud Spencer, dyshja ikonë e ekranit në filmat uestern dhe komedi, Terence Hill feston 80-vjetorin e lindjes. U bë i njohur pikërisht nga filmat uestern, duke pasur një kimi të jashtëzakonshme me Spencer dhe duke sjellë para ekranit filma të paharrueshëm si “Trinity Is Still My Name”, “Double trouble”, Who Finds a Friend Finds a Treasure”, “My Name Is Nobody”, “They Call Me Trinity”, “Banana Joe”, “Miami Supercops”, “A Genius, Two Partners and a Dupe” Janë të paktë aktorët që janë si duken. Terence Hill, emri i vërtetë i të cilit është Mario Girotti, është një njeri i butë. Është cilësuar si kauboji i butë. Ka ditur dhe të futet në personazhin ...

Lexo më shumë

“Spice Girls” e Diplo bashkëpunim për një këngë verore

Janë gati për t’u rikthyer në skenë për turneun e shumëpritur të ribashkimit, që pritet të nisë në qershor. Dhe për rikthimin e bujshëm, “Spice Girls” kanë bashkëpunuar me një ndër dixhejt më të famshëm të momentit, Diplo, për një këngë verore. Lajmi u publikua në “The Sun”, bazuar në një burim: “Diplo është një fans i madh i “Spice Girls” dhe kërkon që ta përcjellë muzikën e tyre dhe te gjeneratat e reja. Ka përpunuar një këngë të njohur të grupit britanik të vajzave për ta sjellë në një version të stilit 2019”. “Mel B, Mel C, Emma Bunton e Geri Horner dhanë me gëzim aprovimin dhe pasi dëgjuan versionin e ri janë tepër entuziaste për rilançimin”. Source: Tendence

Lexo më shumë

Meghan Markle në avancë, prenoton Elton John si mësues muzike për fëmijën

Fëmijët e familjeve mbretërore mund të kenë dadot më të mira, shkollat më prestigjioze dhe tani mësues pianoje që janë yje të muzikës. “The Sun” shkruan se Meghan Markle i ka kërkuar Elton John për t’i dhënë leksione pianoje fëmijës që ende nuk ka lindur, sigurisht kur të ketë moshën e duhur për të nisur ta mësojë këtë instrument. Sipas gazetës angleze, Meghan dhe princi Harry mendojnë se këngëtari është mësuesi më i mirë i mundshëm për fëmijën e tyre. “Meghan dhe Harry e adhurojnë Elton dhe kanë marrë “ok” e tij. Këngëtarit i pëlqen si ide”, -deklaroi një burim për “The Sun”. Elton John këndoi në dasmën e çiftit katër këngë, “Tiny Dancer”, e preferuara e Meghan, dhe “I’m ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin