Autorët: ArkivaDIGITALB

Tom Hanks do të jetë menaxheri i Elvis Presley

Tom Hanks po përgatitet për t’u dhuruar fansave një tjetër rol intrigues. Sipas “Variety”, aktori i njohur amerikan është në bisedime për rolin e Tom Parker, menaxheri i Elvis Presley, në filmin biografik me regji të Baz Luhrmann. Parker ishte ai që ndihmoi muzikantin e ri, që më vonë do të bëhej legjenda e rokut, si dhe një ndër ikonat më të rëndësishme popullore. Ai kishte kohë në fushën e muzikës, por kulmi i karrierës së tij ishte në vitet ’50, kur dhe zbuloi e lançoi në nivel ndërkombëtar Elvis Presley-n. Me sa duket, Hanks është kandidati ideal për të luajtur rolin e menaxherit. Ndërsa për karakterin e muzikantit të njohur, regjisori ka ndër mend të angazhojë një fytyrë të ...

Lexo më shumë

Hannah Montana përgjithnjë, Miley Cyrus kthehet në origjinë

Bëri gjithçka për t’iu larguar imazhit të yllit të “Disney”, por tani Miley Cyrus është kthyer në origjinë. Këngëtarja dhe aktorja rimodeloi flokët njësoj si personazhi që e bëri të famshme. Cyrus publikoi një sërë fotosh në rrjetet sociale, që zgjoi dhe kureshtjen e fansave. Do të ketë një ribërje të “Hannah Montana”? “Kam vendosur se do të jem Hannah Montana përgjithnjë”, -shkruan këngëtarja, por nuk jep më tepër detaje. Source: Tendence

Lexo më shumë

15 Vjet Digitalb

Më 15 Korrik Digitalb feston 15 Vjet në Familje.   Platforma televizive që mbledh Shqiptarët përpara ekranit ka plot gjëra për të festuar, e pavarësisht se dita e lindjes është ende larg dyert e Digitalb janë hapur, fillimisht për ata më kuriozët. Po ashtu Digital po kërkon Adoleshentët që ndajnë ditëlindjen me të. Nëse edhe ti ke lindur më 15 Korrik 2004, dhe këtë vit mbush 15 vjeç, apliko tani tek ky link dhe bëhu gati për shumë të papritura. Nga Struga në Tiranë, artistët e vegjël të Teatrit Poshka erdhën dhe vizituan nga afër shtëpinë e DigitAlb, ku ishin edhe të ftuar specialë në emisionin #TAG në My Music me Elona Duron dhe Xhesika Trolën.   Teatri Poshka, i vetmi ...

Lexo më shumë

“Bond 25”, njihuni me armikun e tmerrshëm të agjentit 007

Xhirimet e “Bond 25” kanë nisur në Norvegji dhe fotot e para prej tyre tregojnë armikun e tmerrshëm i cili do të sfidojë Daniel Craig. “Bond 25”, ende pa një titull zyrtar, por besohet se do të jetë “Eclipse”, është në fazën e zhvillimit në Norvegji. Për momentin, Daniel Craig nuk është i pranishëm në skenat e xhiruara në Nittedal, por fotografitë nga xhirimet zbulojnë praninë e një personazhi misterioz negativ të maskuar.   Source: Televizion

Lexo më shumë

Selena Gomez flet për martesën e Justin Bieber me Hailey Baldwin

Justin Bieber bëri një rrëfim të sinqertë në mediet sociale duke pranuar se e do Selena Gomez, ndërsa mbrojti martesën me Hailey Baldwin. Por, mesa duket edhe këngëtarja ndan të njëjtat ndenja për këngëtarin. Një burim tha për ‘HollywoodLife’ tha se Selena respekton martesën e ylli të popit me modelen dhe gjithmonë do të ketë dashuri në zemrën e saj për Justin. “Selena gjithashtu e vlerëson ato që Justin tha për të dhe ndan të njëjtat ndjenja,”-tha burimi. “Gjithmonë do ketë dashuri dhe një vend për Justin në zemrën e Selenës. Ajo po bën çmos për t’i dhënë hapësirë Bieber dhe për ta respektuar martesën e tij me Hailey.” Source: Tendence

Lexo më shumë

Nuk është Bradley Cooper! Zbulohet arsyeja e ndarjes së Lady Gaga nga i fejuari

Pak ditë përpara ndarjes së çmimeve “Oscar” u publikua lajmi se Lady Gaga dhe i fejuari Christian Carino i kishin dhënë fund fejesës së tyre 2-vjeçare. Por, duket se që nga muaji shkurt, vetëm tani kanë dalë në dritë arsyet e kësaj ndarje. Sipas “UsWeekly”, Chris nuk po e trajtonte mirë këngëtaren dhe kjo bëri që ajo të afrohej më shumë me mikun e saj, aktorin Jeremy Renner, me të cilin aludohet se po nis një lidhje të re. Gjithashtu burime pranë këngëtares thonë se ishte pikërisht Gaga ajo që vendosi të ndahej nga 49-vjeçari. “Ai kishte nisur të ishte shumë xheloz, përpiqej të ishte me të gjatë gjithë kohës dhe i shkruante në çdo moment. As miqtë e këngëtares ...

Lexo më shumë

Denzel Washington protagonist i tragjedisë shekspiriane “MacBeth”

Denzel Washington do të jetë protagonist i përshtatjes së re në ekran të tragjedisë shekspiriane “MacBeth”. Sipas “Variety”,  xhirimet e këtij projekti do të nisin brenda fundit të vitit 2019. Në qendër të historisë është një lord (Washington) i cili bindet nga shtrigat se fati i tij është të bëhet mbreti i Skocisë. Me ndihmën e bashkëshortes së tij ambicioze, Macbeth, provon të hipë në fron. Source: Televizion

Lexo më shumë

Katër ditë pas martesës, Nicolas Cage kërkon divorcin

Aktorit të famshëm Nicolas Cage duket se i mbaroi shpejt mjalti i martesës, pasi vetëm 4 ditë pasi i dha fund beqarisë, ai ka kërkuar anulimin e martesës. Mediat raportojnë se ylli i filmit “Face off” ka kërkuar anulimin e martesës nga bashkëshortja Erika Koike të mërkurën. Regjistrimi në gjykatë tregon se aktori 55-vjeçar ka kërkuar divorc nëse anulimi nuk është i mundur. Nicolas dhe Erika nisën të dilnin bashkë në prillin e vitit të kaluar, kur u fotografuan në Puerto Rico. Source: Tendence

Lexo më shumë

Mblidhen legjendat për “The Expendables 4”

“The Expendables 4” do të sjellë rikthimin e Sylvester Stallone, që i dha jetë filmit në vitin 2010, duke e shkruar, drejtuar dhe aktruar në të. Tani mësohet se në muajin prill do të nisin xhirimet në Tunizi. Yjet e kinemasë Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren do të arrijnë së shpejti në jug të Tunizisë, më pas do t’i bashkohet edhe grupi i legjendave të tjerë. Ende nuk ka të dhëna se kush do të jetë kasti i plotë i aktorëve dhe historia, por në ditët ne vijim triplemedia. al do t’ju mbajë të informuar rreth të rejave për këtë projekt. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Dy gisht mjaltë” zbarkon në kinema

“Dy gisht mjaltë” nisi projektimin nëpër kinema. Filmi ka si protagonistë dy emra të njohur, aktorin e humorit Ermal Mamaqi dhe këngëtaren e njohur Elvana Gjata. Filmi i zhanrit komedi flet për një çift me të ardhura mesatare, të cilët bëjnë një dasmë dhe një muaj mjalti që nuk iu shkon aspak mirë. Ata mundohen të realizojnë muajin e mjaltit në Karaibe, por një gabim në blerjen e biletave i bën që të enden rrugëve të jugut të Shqipërisë, duke përjetuar peripeci nga më të ndryshmet. Po ashtu, në kastin e këtij produksioni ka emra të njohur të ekranit si Koço Devole, Marjana Kondi, Natasha Sela, Bujar Asqeriu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, etj,. Komedia po shfaqet në të gjitha kinematë ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin