Autorët: ArkivaDIGITALB

“A star is born” bën namin, albumi më i shitur në SHBA

Ishte një ndër filmat e shumëpritur të vjeshtës 2018 dhe pati tepër sukses në shumë ceremoni për ndarje çmimesh, duke kulmuar me një “Oscar” për këngën “Shallow”. Përveç zërit fantastik, Lady Gaga tregoi dhe aftësitë e saj në aktrim, duke e kthyer një histori të njohur në një eksperiencë të bukur dhe të ndjerë. Nuk pati sukses vetëm filmi, por edhe këngët e tij, kryesisht me zërin e Gaga-s, por edhe të Bradley Cooper, po vijojnë suksesin në SHBA, duke e renditur “A star is born” në krye të klasifikimit, si një ndër albumet më të shitura. Source: Tendence

Lexo më shumë

“Bicicleta” plagjiaturë, Shakira thërritet në gjyq

Shakira tërhoqi vëmendjen e fotografëve përpara Gjykatës së Madridit, kur u paraqit me kolegun Carlos Vives, për të dëshmuar për akuzën e plagjiaturës për këngën “Bicicleta”, të ngritur nga këngëtari kuban Livám. Livám, emri i të cilit është Rafael Castellano Valdés, deklaroi se kënga, fituese në “Latin Grammy”, ka përdorur pa leje pjesë nga “Yo Te Quiero Tanto” e tij, e vitit 1997. Shakira i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet për vjedhje teksti apo melodie. “Stili është tërësisht ndryshe”, -deklaroi këngëtarja në seancë. “Nuk e di se ç’kërkon të arrijë me këtë që po bën. Duket si një fëmijë që do të kapë topin, por nuk di se si ta bëjë. Kënga e tij është salsa, ndërsa e jona ...

Lexo më shumë

Bebe Rexha tentoi aktrimin, por s’i doli gjë

“Hustlers”, filmi me Jennifer Lopez ku tregohet historia se si disa striptiste zhvatin dhe pasurohen nga klientët e “Wall Street”, sapo ka nisur xhirimet në New York, por një figurë e njohur e ekranit nuk do te jetë pjesë e tij. Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha deklaroi për “Beats 1” se bëri audicionin për një rol, por nuk e fitoi. “M’u paraqit rasti dhe thashë pse mos ta provoj. Nisa leksione aktrimi dhe e mora vërtet seriozisht”. Rexha tha se bëri audicion për rolin e një ruseje në New York, por që nuk e fitoi, dhe sipas saj nga njëra anë më mirë, sepse e ëma nuk e pëlqente shumë idenë që të interpretonte një striptiste. Source: Tendence

Lexo më shumë

“Game of Thrones” i ri, përzgjidhen aktorët e prequel

“HBO”-ja po mbledh aktorët e serialit paraprirës të “Game of Thrones”, i njohur deri tani si “The Long Night”. Pas Miranda Richardson, producentët kanë zgjedhur pesë aktorë të tjetër, të cilët do të jenë të përhershëm; Marquis Rodriguez, Richard McCabe, John Hefferman, John Simm dhe Dixie Egerickx. Më parë ishin kontaktuar Naomi Watts, Josh Whitehouse e Naomi Ackie. Seriali do të ambientohet mijëra vjet më parë ngjarjeve të “Game of Thrones” dhe do të tregojë rënien e botës së Erës së Artë, për të arritur në periudhën më të errët të historisë së Westeros. Source: Televizion

Lexo më shumë

Chris Evans e kishte refuzuar Captain America… dy herë

Duhet edhe më pak se një muaj për të dalë në kinema “Avengers: Endgame”, filmi që pritet të ndryshojë përgjithnjë universin “Marvel”. Prodhimet pasuese mund të kenë mungesa në karaktere, mes të cilëve Captain America i Chris Evans. Aktori që i dha jetë një prej personazheve ikonë të “Marvel”, duke u shndërruar në vite një ndër përfaqësuesit e këtij universi, deklaroi se fillimisht e kishte refuzuar rolin plot dy herë. “Oferta për të interpretuar Captain America m’u duk si kuintesencë tundimi, ofertë pune që zgjat në kohë. Duhet t’i them “jo” këtyre gjërave. Më duket veprimi i duhur”, -deklaroi Evans për “The Hollywood Reporter”. Fillimisht, aktori e refuzoi ofertën për një total prej 9 filmash dhe më pas një tjetër ...

Lexo më shumë

Neo te “Matrix” ishte menduar për një aktore të njohur

“Matrix” sapo ka festuar 20-vjetorin e daljes në kinema. Legjendari aksion sci-fi i motrave Wachowski u shndërrua menjëherë në një film kult dhe ndikoi në prodhimet pas viteve 2000 falë stilit viziv revolucionar. Por, a do kishte pasur të njëjtin sukses pa Keanu Reeves? Gjatë një interviste për “The Wrap”, producenti Lorenzo di Bonaventura zbuloi detaje interesante për protagonistin, që me sa duket mund të kishte qenë dhe një grua. Përpara se të angazhohej Reeves, interpretuesi i Neo kishte si opsione aktorë si Leonardo DiCaprio, Brad Pitt e Will Smith. Por, emri që bëri bujë ishte ai i Sandra Bullock, aktore për të cilën producentët ishin gati të ndryshonin edhe skenarin e filmit. Source: Televizion

Lexo më shumë

Eliza Dushku po shijon jetën private, por s’e ka lënë aktrimin

Eliza Dushku është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin Peter Palandjian dhe vijon studimet për psikologji në universitetin e Bostonit, por aktorja me origjinë shqiptare deklaroi për “People” se nuk ka hequr dorë nga Hollywood-i. “Fokusi im tani është i orientuar në disa gjëra që nuk isha me të vërtetë në gjendje të përqendrohesha kur kisha punë në Los Angelos”. “Nuk e kam lënë aktrimin. Nuk e kam lënë Hollywood-in, por ky është vetëm një aspekt tjetër i jetës sime. Është me të vërtetë e rëndësishme dhe emocionuese për mua”. Source: Tendence

Lexo më shumë

“Let It Be”, “The Beatles” zbarkojnë në kinema

Peter Jackson, i njohur për trilogjinë “Lord of the rings”, do të jetë regjisori i filmit të ri mbi “The Beatles”. Projekti është bazuar mbi një sërë filmimesh të papublikuara më parë, të xhiruara në janar 1969, ku shfaqen imazhe nga regjistrimi në studio i albumit “Let It Be”, publikuar disa muaj pas ndarjes së grupit. “Të shikosh John, Paul, George e Ringo të punojnë së bashku është jashtëzakonisht intime”-deklaroi Jackson. “55 orët e filmimeve të papublikuara dhe 140 orë audio që janë vënë në dispozicion e bëjnë këtë film një eksperiencë të papërshkrueshme që fansat e “Beatles” e kanë ëndërruar prej kohësh. Si një makinë në kohë, na çon pas në vitin 1969, duke na rehatuar në studio për ...

Lexo më shumë

Conor McGregor nën hetim për sulm seksual

Boksieri Conor McGregor është nën hetim në Irlandë, pasi një grua e akuzon për një sulm seksual, të ndodhur sipas saj në dhjetor. Akuzuesja është një vajzë në të njëzetat e saj që pretendon se ishte me miq në Dublin para se të përfundonte në hotelin “Beacon”. Ajo thuhet se shkoi në polici dhe e paraqiti rastin dhe pastaj u dërgua në një spital pranë, ku edhe u trajtua pas sulmit. Në të njëjtën ditë kur hetimi u raportua, Conor njoftoi tërheqjen e tij, por një përfaqësues i tij tha se nuk ishte i lidhur me hetimin. “Kjo histori ka qarkulluar për disa kohë dhe është e paqartë se pse po raportohet tani. Supozimi se njoftimi i tërheqjes së Conor ...

Lexo më shumë

Traileri i “Stranger Things 3”, më i klikuari i “Netflix”

Javën e shkuar “Netflix” publikoi trailerin zyrtar të sezonit 3 të “Stranger Things” dhe që nga ai moment videoja ka pasur mbi 22 milionë klikime, duke e bërë kështu klipin e kësaj platforme në “YouTube” më të parë që nga krijimi i saj. “Stranger Things” ambientohet në vitet ’80, në qytetin Hawkins, dhe frymëzohet nga fantazia imagjinare dhe horror e asaj periudhe, përmes citateve dhe referimeve eksplicite. Është mësuar se në këtë sezon ngjarjet do të ambientohen në vitin 1985 dhe një përbindësh i tmerrshëm do të kërcënojë protagonistët e vegjël. “Stranger Things 3” do të nisë transmetimin në “Netflix” më 4 korrik. Seriali ka marrë 12 nominime “Emmy Award”, duke koleksionuar 5 fitore. Në vitin 2017 fitoi dhe një ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin