Autorët: ArkivaDIGITALB

Balerinët klasikë në mbështetje të princit George

Një spektakël i papritur mëngjesin e së hënës në “Times Square”, New York. 300 balerinë improvizuan një leksion kërcimi me moton “Edhe djemtë kërcejnë”. Një “flash mob”, përgjigje ndaj emisionit “Good Morning America”, ku prezantuesja Lara Spencer qeshi me vendimin e princit George të Britanisë për të studiuar balet klasik. Ndjesa e Spencer nuk e zbehu polemikën në rrjetet sociale, ku njerëzit reaguan me hashtagun #metutu dhe mesazhin “Boys Dance Too”. Source: Tendence

Lexo më shumë

MTV VMA, John Travolta ngatërroi një Drag Queen me Taylor Swift

Momentin më argëtues të “MTV VMA 2019” e dhuroi John Travolta. Aktori prezantoi kategorinë “Video Of The Year”, fituar nga Taylor Swift me “You Need To Calm Down”. Në momentin e dhënies së çmimit, në skenë ishin edhe Drag Queen që morën pjesë në videoklip. Në konfuzion e sipër, me sa duket, Travolta ngatërroi Jade Jolie, që interpretonte rolin e Swift në “YNTCD”, për këngëtaren dhe gati-gati ia dha asaj trofeun. John Travolta mistook Jade Jolie for Taylor Swift when handing over the award for ‘Video of the Year.’ pic.twitter.com/z8MsJtcp1V — Pop Crave (@PopCraveMusic) August 27, 2019 Source: Tendence

Lexo më shumë

MTV VMA 2019, mes fituesve edhe Bebe Rexha

Mbrëmjen e djeshme u ndanë çmimet e “MTV VMA 2019”, nata e madhe që celebron këngëtarët dhe sidomos videot muzikore, ku u zgjodhën më të mirët në çdo kategori. Taylor Swift mori çmimin më prestigjioz, “Video of the Year” me “You Need To Calm Down”. Kënga e Vitit u shpall “Old Town Road” e Lil Nas X, ndërsa Camila Cabello e Shawn Mendes triumfuan për Bashkëpunimin më të Mirë, me “Senorita”. Mes fituesve ishte edhe këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, e cila fitoi në kategorinë “Best Dance”, për këngën “Call you mine”, bashkëpunim me “The Chainsmokers”.   VIDEO OF THE YEAR Taylor Swift – “You Need to Calm Down”   ARTIST OF THE YEAR Ariana Grande   SONG OF THE YEAR ...

Lexo më shumë

Si e shpenzon pasurinë Rihanna?

Rihanna është cilësuar si muzikantja më e pasur e femrave nga Forbes, dhe e tejkalon vetë Mbretëreshën e Popit, Madonna. Kjo nuk na befason, duke marrë parasysh gjithçka që këngëtarja ka realizuar gjatë këtyre viteve të kaluara. Ajo e ka bërë pasurinë falë industrisë së muzikës, por edhe për shkak të markës së saj të bukurisë Fenty Beauty dhe shtëpia luksoze e modës Fenty. Po si e shpenzon pasurinë e saj ylli i muzikës? Ishulli privat – Këngëtarja aktualisht është duke punuar për një këngë të re dhe mori me qira një ishull privat në Angli për të regjistruar muzikën. Kostoja e ishullit? 25,000 dollarë. Kuzhinier privat – Këngëtarja ka një kuzhinier privat — Debbie Solomon — që punon për ...

Lexo më shumë

“The Simpsons” me film të dytë

Producentët e “The Simpsons” kanë nisur bisedimet me Disney për të realizuar vazhdimin e filmit të vitit 2007. Tani, në prag të fillimit të sezonit të tij të 31-të, seriali i dashur është bërë një element kryesor i komedisë amerikane dhe nuk është më thjesht një program televiziv i animuar. Përmes blerjes së saj të fundit të filmave dhe aseteve të Fox, Disney tani është bërë pronar i “The Simpsons”. Projekti është në hapat e para dhe ende nuk ka detaje të mëtejshme rreth këtij filmi. Source: Televizion

Lexo më shumë

Robert Downey Jr. pranoi se është arrestuar për marijuanë

Robert Downey Jr. është një nga heronjtë më të dashur të vogëlushëve të shumtë, falë rolit të tij si “Ironman”. Por, artisti dikur ka qenë person problematik, të cilën gjë e konfirmoi në ngjarjen “Disney D23 Expo”. “Këtu janë disa informacione interesante për ju. Herën e parë që vizitova ‘Disneyland’, konsumova marijuanë në njërën nga gondolat. Më arrestuan dhe më çuan në një stacion policor tepër miqësor, ku thjesht më paralajmëruan që të mos e bëja më përsëri. Për këtë, unë u turpërova, sonte mund ta ndaj me të gjithë ju këtë përvojë të keqe”, tha ai. Source: Tendence

Lexo më shumë

“Avengers”, aventura e re e Vigjiluesve mes aksionit dhe argëtimit

Që nga momenti i parë në “E3 2019”, vëmendja ndaj “Avengers” të “Marvel” është rritur me një shpejtësi marramendëse, edhe prej mbylljes së Fazës 3 të universit kinematografik dhe perspektivës për mos të parë një film tjetër me Vigjiluesit për shumë kohë. Dhe videolojërat janë një mënyrë e mirë për të mbushur këtë boshllëk. Projekti i ri i “Square Enix” shfrytëzoi talentin e Crystal Dynamics (autorë të “Tomb Raider”), për të treguar një histori të re të frymëzuar nga heronjve e animuar të “Marvel”, por që nuk ka lidhje me atë që është parë deri tani në ekranin e madh. “Marvel’s Avengers” është një lojë aksion në vetën e tretë që vihet në rolin e pesë Avengers-vë origjinalë: Captain America, ...

Lexo më shumë

Taylor Swift po ndihmon për mbledhje fondesh me “Lover”

Të dëgjosh albumin e ri të Taylor Swift bën edhe mirë. Në veçanti me këngën “It’s Nice to Have a Friend”, e 17 në renditje. Në këngë është i pranishëm një shoqërim kori të rinjsh të “Regent Park School of Music” i Torontos, që do të thotë se pjesë e të ardhurave nga dëgjimet do të subvencionojnë programin muzikor të shkollës. Njoftimi u konfirmua nga Frank Dukes, që bashkëpunoi për këngën edhe me Louis Bell.   Source: Tendence

Lexo më shumë

Angelina Jolie me kanal “YouTube” për angazhimin humanitar

Angelina Jolie zbarkoi në “YouTube”, duke hapur një kanal, që në pak ditë pati 5600 ndjekës. Nuk ka të bëjë as me modën, udhëtimet, apo produktet e bukurisë. Faqja e aktores hollivudiane i dedikohet angazhimit të saj humanitar. Online janë publikuar dy prej fjalimeve të saj, një në “Hollywood Reporter’s Women in Entertainment 2017” dhe një i vitit 2019 gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku mori pjesë si e dërguar speciale e UNHCR-së. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin