Autorët: ArkivaDIGITALB

Prince merr titullin “doktor” në letërsi, dy vjet pas vdekjes

Prince ka marrë shumë çmime ndërsa ishte ende gjallë, por edhe dy vjet pas vdekjes u vlerësua me një tjetër, ai i doktorit. Universiteti i Minesotës, SHBA, nderoi princin e rokut me një diplomë “honorem postuma” në letërsi: “Prince ka përfaqësuar gjithçka që duhet të ketë dhe të jetë një muzikant”, -deklaroi Michael Kim, drejtori i degës së muzikës në universitet. Çmimi u tërhoq nga e motra, Tyka Nelson, gjatë një ceremonie që u zhvillua në “Ted Mann Concert Hall”, në Mineapolis, qytet ku Prince lindi dhe u rrit. “Po ta shkundje, ndoshta do të dëgjohej ndonjë tingull, sepse ai ishte muzika, pak a shumë si Zoti dhe dashuria”, -tha Nelson gjatë fjalimit. Universiteti ia kishte komunikuar Prince, rreth tre ...

Lexo më shumë

Sansa, më shkatërruese se kurrë në filmin e shumëpritur

Sophie Turner, aktorja e famshme për interpretimin e Sansa Stark në serialin “Game of Thrones”, shfaqet për herë të parë si i tmerrshmi Feniksi i Errët, në trailerin e filmit të shumëpritur “X-Men:Dark Phoenix”. Klipi rreth dy minuta tregon se si Jean Grey lufton për të kontrolluar të fuqishmin Feniks, personalitetin e dytë të saj. Në filmin e Marvelit interpretojnë edhe aktorët e famshëm Jessica Chastain, Jennifer Lawrence dhe James McAvoy (Professor X). Filmi “X-Men: Dark Phoenix” do të shfaqet për herë të parë në shkurt të vitit 2019. Source: Televizion

Lexo më shumë

Lançohet “Taki Taki” nga artistët e famshëm

Artistët e famshëm ndërkombëtarë kanë publikuar projektin më të ri muzikor. “Taki Taki”, mban titullin kënga e re e DJ Snake, Selena Gomez, Ozuna dhe Cardi B, të cilën e kanë lansçuar vetëm audio. Vetëm pak orë pas publikimit, kënga ka arritur të kap gjysmë milionë shikime në kanalin “YouTube”, gjë që tregon se kjo këngë po pëlqehet tej mase nga publiku. Source: Tendence

Lexo më shumë

Netflix do të rihapë zyrën në Francë

CEO Reed Hastings njoftoi se Netflix do të hapë sërish zyrën në Francë, pas dy vitesh mungese në këtë vend. Duke folur për “Le Point”, ai shtoi se përfaqësia e re do të inaugurohet në vitin 2019 në Paris dhe do të punësohen rreth 20 persona. Netflix aktualisht i ka në Amsterdam zyrat qendrore për Europën, gjithashtu edhe një seli në Londër. Në planet e reja për zyrën franceze përfshihen investimet në blerjen e tre filmave, një dokumentari të Stephane de Freitas dhe prodhimeve të serive të reja franceze. Netflix ka shpenzuar 8 miliardë dollarë në prodhime filmik vetëm për vitin 2018, ndërsa zotohet që ta rrisë ndjeshëm këtë shifër për vitin e ardhshëm., kryesisht me cilësinë 4k në filmime. ...

Lexo më shumë

“House of Cards 6”, traileri i sezonit të fundit

Për detalin “House of Cards” duket se po vjen fundi. Sezoni i gjashtë dhe i fundit i serisë me sfond politik do të nisë më 2 nëntor në Netflix. Ndërkohë, Claire Underwood (Robin Wright) trumbeton “fundin e mbretërimit të mashkullit të bardhë në moshë të mesme”, duke lënë të kuptohet vdekja e bashkëshortit të saj Frank Underëood, në trailerin e ri të publikuar. Në episodet e reja të “House of Cards”, Claire Underwood do të jetë presidentja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo do të marrë vendin e të shoqit të saj Frank, të luajtur nga Kevin Spacey. Në lastin e sezonit të ri, i cili përmban tetë seri, do të shohim edhe Diane Lane, Greg Kinnear ...

Lexo më shumë

“Spice Girls”, gati për turneun e ri muzikor

Grupi më i famshëm i vajzave në vitet ‘90 është gati për një rikthim në tregun muzikor. Ribashkimi i tyre flitet prej kohësh, por njëra nga pjesëtaret, e cila ka qenë më direkte kur është pyetur për këtë temë është Mel B. E ftuar në emisionin e James Corden ajo ka pranuar se vajzat kanë në plan jo vetëm të bëjnë muzikë të re, por dhe të shkojnë në një tur muzikor. Gjithçka duket perfekte deri këtu vetëm se ka një problem të vogël me “kryetaren” e grupit, Victoria Beckham. Posh-i nuk është shprehur entuziaste kur është pyetur për këtë temë edhe pse e xhiruar në një video gjatë Javës së Modës në Londër, Viktoria dukej shumë e lumtur duke ...

Lexo më shumë

Lewis Hamilton dhe Nicki Minaj janë në një lidhje…

Së fundmi Nicki Minaj dhe Lewis Hamilton janë parë shpeshherë së bashku, gjë e cila shkaktoi fillimisht aludimet e para. Fillimisht dukej sikur ishte rastësi, por tashmë nuk ka më vend për dyshime dhe duket se gjërat po bëhen serioze. Ata janë duke kaluar së bashku pushimet në Dubai ku dhe nuk kanë munguar fotot e ndryshme së bashku. Në një intervistë për “Elle” pak kohë më parë Nicki Minaj është shprehur se është duke dalë me një djalë më të ri, por nuk jemi të sigurt nëse ajo ka treguar pikërisht për Hamilton, apo ka qenë dikush tjetër para tij në jetën e këngëtares. Source: Tendence

Lexo më shumë

“Nëntor i Ftohtë”, premierë në San Sebastian

Premiera botërore për filmin artistik të regjisorit Ismet Sijarina “Nëntor i Ftohtë” u dha në edicionin e 66-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastian. Ky është filmi i parë nga Kosova në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit, një festival ndërkombëtar tejet i rëndësishëm dhe i kategorisë A. Pas prezantimit të filmit, publiku e ka pritur në mënyrë të mrekullueshme duke ju dhuruar duartrokitje të gjata. Për këtë pritje ka njoftuar drejtori i QKK-së Arben Zharku i cili ka shpërndarë disa fotografi dhe një video nga ky moment. Filmi tregon Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara! Në këtë ...

Lexo më shumë

Daniel Craig e Rachel Weisz shihen për herë të parë me vajzën

Rachel Weisz dhe Daniel Craig janë parë jashtë me vajzën e porsalindur, për herë të parë. Prindërit krenarë shkuan në New York, pasi mirëpritën vajzën në fillim të muajit. Agjenti 007 dukej i thjeshtë në xhinse dhe një bluzë gri, ndërsa mbante vajzën, kurse Rachel gjithashtu kishte zgjedhur të mos binte në sy me një xhaketë të gjatë dhe syze. Ajo ishte e tëra e buzëqeshur, ndërsa hynte në ndërtesë. Aktorja 48-vjeçare dhe bashkëshorti i saj njoftuan shtatzëninë në muajin prill gjatë një intervistë për “New York Times”. Source: Tendence

Lexo më shumë

Dua Lipa, e para në botë në “Spotify”

Dua Lipa është artistja më e dëgjuar këtë muaj në platformën “Spotify”. Këngëtarja nga Kosova ka arritur të lërë pas vetes emrat e tjerë që kanë mbizotëruar në këtë platformë muzikore, ndërsa me projektin e saj të ri e ka ndezur prapë zjarrin te fansat. Shtatori i këtij viti duket se ka qenë fort i suksesshëm për Dua Lipën, e cila edhe lançoi projektin e saj të ri muzikor “Eletricity”. Në “Twitter” ajo ka shprehur gëzimin me këtë fakt dhe thotë se është e bekuar që njerëzit e duan dhe e çmojnë muzikën e saj, në një kohë kaq të shkurtër prej kur ajo doli në skenë. Kënga, nga 5 shtatori, është klikuar 21 milionë herë në platformën “YouTube”, duke ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin