Autorët: ArkivaDIGITALB

“Death On The Nile”, Gal Gadot mes protagonistëve

Aktorja e famshme Gal Gadot u përzgjodh si një nga protagonistet e “Death on the Nile”, përshtatjen e fundit kinematografike të Agatha Christie, të realizuar nga “20th Century Fox”. Regjia e filmit të ri i është besuar Kenneth Branagh. Projekti nisi të merrte formë vitin e kaluar, pas suksesit qe kompania kinematografike korri me skenarin e Christie, “Murder on the Orient Express”. Filmi rezultoi me 352.8 milionë dollarë arkëtime në të gjithë botën. “Fox” ka njoftuar se 20 dhjetori 2019 do të jetë data kur “Death On The Nile” do të publikohet. Source: Televizion

Lexo më shumë

Beyonce, gruaja më e fuqishme në industrinë e muzikës

Beyonce është zgjedhur gruaja më e fuqishme e muzikës në botë nga “BBC Radio 4”. Superylli i muzikës amerikane Beyonce ishte në listën e industrisë së 40 femrave më me influencë në botë, falë feminizmit, aktivizimit dhe mesazhe pozitive që jep. Taylor Swift, Adele dhe Dua Lipa po ashtu janë pjesë e listës së grave më të fuqishme, që u zbulua si pjesë e Ditës Muzikore në BBC. Top 40 nuk përfshin vetëm ato që shesin më shumë, por edhe atyre që transmetojnë një mesazh me këngët e tyre. Source: Tendence

Lexo më shumë

Will Smith i rikthehet repit, bashkëpunimin me Marc Anthony dhe Bad Bunny

Will Smith synon një rikthim në muzikën rep me këngën “Esta Rico”. Këngëtari dhe aktori 50-vjeçar është bashkuar me Marc Anthony dhe Bad Bunny, për incizimin e këngës së re. Ndërsa tashmë “Esta Rico” është lançuar me videoklip dhe menjëherë është pëlqyer nga fansat e këngëtarëve. Kjo këngë vjen pas pjesëmarrjes së Will Smith në realizimin e himnit të Kampionatit Botëror, ku interpretoi edhe këngëtarja shqiptare, Era Istrefi. Nicky Jam është artisti tjetër që e kompletoi treshen për realizimin e këngës që u bë hit në mbarë botën. Para “Live It Up”, Smith këngën e fundit e kishte publikuar në vitin 2015 me Bomba Estereo, “Fiesta”. Kanë kaluar 13 vite që nga albumi i fundit solo i tij, “Lost And ...

Lexo më shumë

Filmat që kanë ndryshuar finalet e librave

Është e rrallë që përshtatja kinematografike e një libri të famshëm të jetë tërësisht besnike ndaj veprës origjinale. Jo gjithnjë është e thjeshtë të përshtatësh një libër siç është, sidomos kur bëhet fjalë për vepra të komplikuara dhe kontroverse, ose thjesht të gjata. Është normale që producentët mund të ndryshojnë diçka nga materiali origjinal dhe ndodh që filmi të ketë një finale krejtësisht të ndryshme nga libri ku është bazuar. Ja disa prej tyre: It (2017) – Libri i Stephen King nis në vitet ’50 dhe pjesa e dytë, ajo që supozohet të jetë bazë për vazhdimin, ambientohet kur fëmijët e Klubit të Humbësve janë rritur. Libri përmban një skenë seksi të çuditshme dhe problematike, një histori mbi një breshkë ...

Lexo më shumë

“Suicide Squad” do të ketë një spinoff për Deadshot

Will Smith konfirmoi se po bisedohet që “Suicide Squad” të ketë një spinoff të fokusuar te Deadshot. Pas linçimit të universit të filmave “DC”, “Warner Bros. Pictures” po shikonte mundësinë e zgjerimit me “Suicide Squad” të David Ayer në verën e vitit 2016. Edhe pse filmi i parë “Suicide Squad” u cilësua si dështim nga kritika, pati një sukses të madh në arkëtime, me mbi 745 milionë dollarë në rang botëror. Madje, pa dalë në Kinë, tregu i dytë më i madh kinematografik në botë pas atij amerikan. Studioja nisi të punonte për një vazhdim dhe madje për disa spinoff-e, njëri prej të cilëve do të jetë i përqendruar te Deadshot. Edhe pse asgjë ende nuk është konkretizuar, Smith është ...

Lexo më shumë

Statistikat e viktimave të “James Bond”, ja se kush aktor kryeson

“Forbes” publikoi një statistikë, sipas së cilës, Pierce Brosnan është agjenti James Bond që ka vrarë më shumë në filmat “007”, me 135 viktima në katër filmat që ka interpretuar. Ndërsa në fund të listës qëndron George Lazenby, me 5 viktima në shfaqjen e tij kinematografike. Sipas “Forbes”, në filmat “Bond” ka pasur një total prej 405 të vrarësh, që do të thotë se ¼ e tyre e ka shkaktuar 007-ta i Brosnan. Sean Connery dhe Roger Moore kanë interpretuar secili në 7 filma “James Bond” dhe nuk e kanë arritur të dy numrin e Brosnan në vetëm 4 filma. Moore renditet i dyti, me 90 viktima në filmat ku ka luajtur. Edhe Daniel Craig, i cili po ashtu është ...

Lexo më shumë

Për një postim… Fansat shqetësohen për Ariana Granden

“Dua vetëm një ditë në paqe, ju lutem”. Ariana Grande shfryhet në “Twitter” me një postim që shqetësoi miliona ndjekësit e saj. Ishin të menjëhershme reagimet dhe rrodhën lumë frazat inkurajuese për këngëtaren amerikane. Nuk ka qenë një periudhë e lehtë për të. Në fillim atentati terrorist në koncertin e saj në Manchester, me dhjetëra viktima, më pas vdekja e ish-të dashurit, reperit Mac Miller. “Jam kaq e lodhur”, – shkruan këngëtarja. “Everything will be ok”, (gjithçka do të shkojë mirë), shkruan Ariana Grande në postimet e saj në “Twitter”. Një frazë që Mac Miller e kishte qepur në bluza dhe tani këngëtarja e përdor si kurajë ndaj vetes. Ariana ende nuk e ka kaluar këtë moment të vështirë në ...

Lexo më shumë

Taron Egerton, një Elton John i vërtetë në “Rocketman”

“Paramount Pictures” publikoi imazhin e parë zyrtar të “Rocketman”, filmi biografik, ku Taron Egerton interpreton Elton John. Aktori shfaqet i veshur me xhaketë të verdhë të shkëlqyeshme, me këpucë me platformë dhe padyshim nuk mund të mungonin syzet e famshme të këngëtarit britanik. “Rocketman” është përshkruar si një muzikal fantazi për vitet e para të karrierës së John, duke treguar rrugëtimin e tij drejt suksesit, problemet me drogën, deri te fama ndërkombëtare. Në film interpretojnë edhe Jamie Bell, Gemma Jones, Bryce Dallas Howard e Richard Madden. Regjisori është Dexter Fletcher, ndërsa producentë janë vetë Elton John dhe bashkëshorti i tij David Furnish. Filmi pritet të dalë në kinema, në fillim në Angli, më 31 maj 2019. Source: Televizion

Lexo më shumë

Fansat mund të zhgënjehen nga fundi i “Game of Thrones”

Sophie Turner, aktorja që interpreton Sansa Stark në “Game Of Thrones”, deklaroi gjatë një interviste se si u ndje kur lexoi skenarin e episodit të fundit të serialit dhe cilat do të jenë sipas saj reagimet e fansave kur do ta shohin. “Nuk e di nëse finalja do të pëlqehet nga të gjithë. Mendoj se do të jenë të shumtë që do të mbeten të zhgënjyer, të tjerë të kënaqur. Do të jetë interesante të shikohen reagimet e tyre. Sa për mua, leximi i skenarit të episodit të fundit ishte shumë i dhimbshëm. Kur lexova frazën e fundit, “end of Game Of Thrones”, u emocionova. Mbi Sansa Stark mund të them vetëm se në këtë sezon të fundit do të ...

Lexo më shumë

Jeta e Bud Spencer do të bëhet film

Jeta e Bud Spencer do të bëhet film. Për momentin po punohet për skenarin që do të sjellë jetën e aktorit para debutimit në botën e spektaklit. Njoftimi u bë nga Giuseppe Pedersoli, i biri i Carlo Pedersoli, emri i vërtetë i aktorit, gjatë ceremonisë së hapjes së “Terni Pop Film Fest” (Tpff). Filmat e artistit kanë zgjatur për disa dekada dhe kanë kaluar kufijtë ndërkombëtarë, duke e bërë figurën e Bud Spencer një ikonë të vërtetë të gdhendur në kohë. “Ai thoshte gjithnjë se nuk ishte një aktor. Pas shumë vitesh e kuptova kuptimin e asaj fraze. Ai nëpër filma nuk interpretonte asnjë personazh, ishte ashtu edhe në jetën reale. Me simpatinë dhe pasionin e tij, bënte të gjithë ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin