Kategoritë: ArkivaTelevizion

Jennifer Garner rikthehet në ekran me “Peppermint”

Aktorja Jennifer Garner është protagonistja e filmit “Peppermint”, me regjisor Pierre Morel. Ylli i kinematografisë luan rolin e një mamaje, e cila pas vrasjes së bashkëshortit dhe vajzës, nuk ka më asgjë për të humbur dhe nis një mision për t’u hakmarrë dhe për të vënë drejtësi. Ky projekt do të debutojë në ekranin e madh më 7 shtator. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Frozen 2”, Elsa e para princeshë gay në historinë e “Disney”?

Qëkur doli filmi i parë “Frozen” në vitin 2013, ishin të shumtë, kryesisht në SHBA, që panë sipas pikëpamjeve të veta një propagandë femërore, ose një solidaritet femëror, ose një anashkalim të figurës mashkullore, ose një barazim gjinish, ose një sugjerim për homoseksualizëm të Elsës. Pas bujës së madhe dhe suksesit të jashtëzakonshëm, që i solli 1.200.000.000 dollarë arkëtime, ekspertja Jennifer Lee deklaroi: “Gjithçka që thuhet rreth filmit krijon debat dhe më pëlqen kjo gjë. Elsa është një personazh i mrekullueshëm që tregon shumë për shumë persona”. Jennifer as nuk konfirmoi, por as nuk mohoi interpretimet për Elsën si lesbike. Për disa, edhe kolona zanore “Let It Go” ishte si një mesazh deklarimi në këtë drejtim. Një gazetare e faqes ...

Lexo më shumë

Detektivi më i famshëm, në Azi bëhet zonja Sherlock

Jemi mësuar gjithnjë ta shikojmë detektivin më të famshëm të ekranit, të krijuar prej sir Arthur Conan Doyle, të portretizuar nga meshkuj, si në filma dhe në seriale, por “HBO Asia” dhe “Hulu Japan” publikuan trailerin zyrtar të serialit kurioz dhe modern të “Miss Sherlock”. Seriali është një homazh për personazhin ikonë të shkrimtarit anglez. Nuk është hera e parë që karakteri transformohet, si në rastin e “Elementary”, ku Watson është një grua, e interpretuar nga Lucy Liu. “Miss Sherlock” ambientohet në Tokion moderne, në Japoni. Wato Tachibana është një kirurge e sapokthyer nga një mision vullnetar në Siri dhe takon Sara Shelley Futaba, një detektive private që bashkëpunon me policinë për të ndihmuar për të zgjidhur një sërë çështjesh ...

Lexo më shumë

E gjithë vëmendja në Venecia për Tilda Swinton e Dakota Johnson

Ishte dita e Tilda Swinton e Dakota Johnson për të parakaluar në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia, për të prezantuar filmin e Luca Guadagnino, “Suspiria”, ribërje e atij të drejtuar nga Dario Argento në vitin  1977. Së bashku me to, ishin edhe Mia Goth e Chloë Grace Moretz, që morën të gjithë vëmendjen e fansave dhe të reporterëve.     Source: Televizion

Lexo më shumë

Njihuni me velinat e reja të “Fiks Fare”

Emisioni investigativ “Fiks Fare” zgjedh dy velinat e reja për këtë sezon të ri, i cili nis transmetimin me 3 shtator. Krahë dy prezantuesve Dorian Ramaliu dhe Devis Mukës do të jenë dy bukuroshet Marjana Shkreta dhe Artea Bebri. Të dyja vajzat nuk janë pak të njohura për publikun. Velinat e reja të Fiks-it janë marrë më modeling , kanë qenë pjesë të sfilatave të shumta apo seteve fotografike. Source: Televizion

Lexo më shumë

Del për herë të parë video e audicionit të Robert Downey Jr. si Iron Man

Sot do të ishte e paimagjinueshme të imagjinosh Iron Man pa fytyrën dhe zërin e Robert Downey Jr. Dhe kjo për meritë të një audicioni perfekt, në atë kohë, shumë i rrezikshëm. Iron Man nuk ishte një nga heronjtë e mëdhenj të “Marvel” dhe Downey Jr. vinte nga një periudhë turbulluese të jetës së tij personale, pasi ishte në rehabilitim nga varësia nga droga dhe alkooli. “The Hollywood Reporter” publikoi audicionin e tij të parë në ekran të tij në rolin e Tony Spark, “Iron Man”. #Marvel fun fact no. 3: Robert Downey Jr.’s first crack at billionaire playboy genius Tony Stark in his screen test for the original #IronMan was somewhat insufferable and fairly dark. Watch: pic.twitter.com/v8nXyJY0lE — Hollywood ...

Lexo më shumë

“The Predator”, shumë dhunë dhe shumë gjak në trailerin e filmit

Pritja mori fund pasi u publikua traileri i shumëpritur i filmit “The Predator”. Ky projekt do të debutojë në kinematë amerikane më 14 shtator. Në qendër të historisë do të jenë gjahtarët me vdekjeprurës të universit, të modifikuar gjenetikisht, përmes kombinimit të ADN-ve të specieve të ndryshme dhe janë më shumë të rrezikshme, me të fortë dhe më inteligjentë. Kur një fëmijë shkakton aksidentalisht kthimin e tyre në Tokë, vetëm një grup ish-ushtarësh dhe një mësues i zhgënjyer shkencor mund të parandalojnë fundin e racës njerëzore. Source: Televizion

Lexo më shumë

“The Old Man & The Gun”, lamtumira e Robert Redford

Në edicionin e 45-të të “Telluride Film Festival” u projektua “The Old Man & The Gun”, filmi i fundit i legjendarit Robert Redford. “Mendova se ishte një histori e madhe. E zgjodha sepse personazhi kryesor në fund të fundit ishte i lumtur. I pëlqente të bënte atë që bënte, edhe pse ishte një i jashtëligjshëm”, -deklaroi Redford. “Nuk mendoja projekt më të mirë sesa ky film për të mbyllur karrierën si aktor. Ndjej vërtet se është momenti për të dalë në pension. Jam në këtë punë qëkur isha 21 vjeç dhe kam interpretuar me shpirt në çdo film. Tani them “Mjaft”! Mendoj se është më mirë ta lësh kur e vendos vetë dhe jo kur ta kërkojnë me mirësjellje”. I ...

Lexo më shumë

Rikthehet Tony Montana

“Njeriu me shenjë” pritet të rikthehet. Regjisori Antoine Fuqua është shprehur se po vijon punën me skenarit e ribërjes së filmit ikonë me Al Pacino dhe përshtatjen në një histori të ditëve të sotme. “Skenari është i thjeshtë. Një burrë i varfër që do të ketë gjithçka. Dhe nuk ndalet në asnjë moment, pavarësisht se kush i del përpara”. Ende nuk dihet se kush do të jetë aktori që do të zëvendësojë Pacinon në rolin e protagonistit, por prej kohësh është përfolur për Denzel Washington. Ky i fundit mësohet se ka thënë “Atë rol e ka vulosur Al Pacino dhe s’diskutohet më”. Filmi në versionin e ri do të flasë për një gangster që bëhet bos droge dhe shkon në ...

Lexo më shumë

Ylli në lindje i aktrimit, Lady Gaga drejt “Birds of Prey”

“Warner Bros” po kërkon me ngulm që Lady Gaga të jetë protagoniste e filmit tërësisht femëror të “DC”-së, “Birds of Prey”. Ende nuk ka asgjë të konfirmuar, por ka shumë zëra që qarkullojnë dhe media sigurisht që është e interesuar për më shumë informacione. Lady Gaga momentalisht ndodhet në Festivalin e Filmit në Venecia, për të prezantuar filmin “A Star is Born”, ku interpreton së bashku me Bradley Cooper. “Birds of Prey” u desh me forcë nga Margot Robbie, që do të interpretojë dhe do të jetë edhe producente. Me skenar të Cristina Hodson, xhirimet e filmit pritet të nisin në janar 2019, por “Warner Bros” nuk ka fiksuar ende një datë publikimi. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin