Kategoritë: ArkivaTelevizion

Chadwick Boseman i ka idetë e qarta për “Oscar”-in

Aktori Chadwick Boseman dëshiron që “Black Panther” të fitojë “Oscar” si “Filmi më i mirë” dhe jo si “Filmi më popullor”. Kategoria e fundit u shtua këtë vit nga “ Academy of Motion Picture Arts and Sciences”, por ende nuk janë publikuar kriteret. Por, Boseman i ka idetë e qarta kur vjen puna te filmi i tij “Black Panther”. Mund të jenë të shumtë ata që mund të argumentojnë se filmi i Ryan Coogler ishte më popullori i vitit 2018 dhe ndoshta më popullori i “MCU”-së, duke thyer rekord në arkëtime. Filmi frymëzoi një lëvizje të madhe kulturore rreth Wakanda dhe gjithçka që heroi i Black Panther përfaqëson, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por në mbarë botën. Dhe do ...

Lexo më shumë

Ed Sheeranit po i pëlqen aktrimi, do të luajë në një muzikal

Disa ditë më parë adhuruesit e “Bond 25” u trishtuan kur mësuan se regjisori Danny Boyle hoqi dorë nga drejtimi i filmit, për shkak të divergjencave kreative me protagonistin Daniel Craig. Tani, ka në dorë një tjetër projekt, një muzikal komedi, ku do të jenë protagonistë Himesh Patel, Lily James, Kate McKinnon dhe Ed Sheeran, këngëtari britanik që shpalosi aftësitë autoriale në “Game of Thrones”. Në një intervistë për “ABC”-në, Sheeran zbuloi detaje rreth filmit. Patel do të jetë një kantautor, i cili zgjohet një mëngjes dhe kupton se është i vetmi person në botë që i kujtohen “The Beatles” dhe e shfrytëzon këtë aftësi për t’u bërë një yll në industrinë muzikore. Sheeran shpjegoi: “Më pas e zbuloj dhe ...

Lexo më shumë

Vit ters për Woody Allen, “Amazon” i bllokon filmin

Filmi i fundit i regjisorit Woody Allen, “A Rainy Day in New York”, me aktorët Selena Gomez, Timothee Chalamet dhe Elle Fanning, i përfundoi xhirimet rreth një vit më parë, por mund mos ta shohë dritën e publikimit, pasi “Amazon” u tërhoq nga projekti kinematografik. Filmi duhet të publikohej këtë vit, por “Amazon” bëri një hap pas. Sipas “Page Six”, “Amazon” nuk i shpjegoi arsyet e këtij vendimi. Meqë Allen nuk do të nxjerrë asnjë film për të paktën dy vjet, kjo është hera e parë që prej “A Midsummer Night’s Sex Comedy”, i vitit 1982, që Allen nuk do të nxjerrë një film këtë vit. Historia e filmit rrotullohet rreth dy personave që kalojnë një fundjavë në New York. ...

Lexo më shumë

Lady Gaga divë në Venecia, arriti përdore me Bradley Cooper

Protagoniste e padiskutuar e ditës së tretë të Festivalit të Filmit në Venecia ishte Lady Gaga. Ylli i popit arriti në Lido për të promovuar “A star is born”, së bashku me Bradley Cooper, i cili debuton si regjisor, film që në fakt është jashtë konkursit. Filmi ësthë ribërje e atij të vitit 1937, me protagoniste Judy Garland. Cooper interpreton Jackson Maine, një yll i muzikës kauntri që zbulon një vajzë të re të talentuar të quajtur Ally (Gaga) dhe e ndihmon të ndërmarrë hapat e parë në muzikë. Lady Gaga zbriti si një divë hollivudiane në Venecia, e veshur me të bardha, e shoqëruar nga kavalieri Cooper, të cilët u pritën tepër ngrohtë nga publiku i pranishëm, që mezi ...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta krijuesi i “Ghost Raider”

Gary Friedrich, shkrimtari i librave të animuar që krijoi Ghost Rider, u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare, për shkak të ndërlikimeve nga sëmundja e parkinsonit. Lajmi u konfirmua nga nipi i tij Chris Friedrich, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku bashkëngjitur është një foto e publikimit të parë të Ghost Rider. “Sot humbëm një pjesëtar të mrekullueshëm të familjes dhe krijuesin e Ghost Rider, Gary Friedrich. Të dua Xhaxha Gery dhe nuk do të harrohesh kurrë”, shkruan nipi i tij. Source: Televizion

Lexo më shumë

Caktohet data e publikimit të “Terminator 6”

“Paramount Pictures” bëri të ditur datën e debutimit në ekran të madh të filmit të shumëpritur “Terminator 6” dhe është 15 nëntor i vitit 2019. Në “Terminator 6”, Arnold Schwarzenegger do të vërë sërish syzet e tij të diellit për rolin e T-800, ndërsa Linda Hamilton do të rikthehet si Sarah Connor. James Cameron i ka marrë vetë përsipër të gjitha, është krijuesi i filmit, skenarist dhe producent i këtij kapitulli të ri. Me regji të Tim Miller, “Terminator 6” do ta rinisë historinë nga “Terminator 2”, duke injoruar komplet tre filmat pasues. Source: Televizion

Lexo më shumë

Eminem realizon kolonën zanore të filmit “Venom”

Mësohet se Eminem është i përfshirë në realizimin e kolonës zanore të filmit “Venom”. Reperi i famshëm postoi shumë pak nga kjo këngë në rrjetin social “Twitter” dhe ende nuk ka informacione të zgjeruara. Ylli britanik Tom Hardy do të interpretojë Eddie Brock, personazhin negativ në filmit e ardhshëm “Spider-Man”, pas transformimit në monstruozin Venom. Filmi do të dalë në kinema më 5 tetor 2018. .@VenomMovie pic.twitter.com/TBPdhaf2WR — Marshall Mathers (@Eminem) August 30, 2018 Source: Televizion

Lexo më shumë

Dwayne Johnson do të jetë mbreti Kamehameha në “The King”

Dwayne “The Rock” Johnson do të interpretojë mbretin Kamehameha në filmin e ri të Robert Zemeckis, “The King”, pasi “Warner Bros” dhe studioja e tij “New Line” morën të drejtat për projektin. Për Johnson është një rol që e ka dashur prej kohësh, për të nderuar origjinën e tij. Gjatë xhirimeve të “Jumanji: Welcome to the Jungle”, Johnson dhe skuadra e tij e produksionit menduan se kishte ardhur momenti të realizonin projektin, që ditë më pas një klerik hauaian e bekoi me një ceremoni fetare e celebruese. Kamehameha është mbreti legjendar i cili bashkoi ishujt hauaine, mori në dorë fatin e Hauait dhe u dha banorëve fuqinë për të zhvilluar kulturën dhe tregtinë me anijet e huaja që vinin nga ...

Lexo më shumë

“First Man” inauguron tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia

Festivali i Filmit në Venecia ngriti siparin me edicionin e 75-të dhe tapeti i kuq u inaugurua nga “First Man”, filmi me protagonist kryesor Ryan Gosling, si dhe me aktorët Claire Foy, Jason Clarke, të cilët entuziazmuan publikun. Pritja ishte e madhe, edhe frika po ashtu, se mos Ryan Gosilng nuk do të paraqitej, njësoj si për prezantimin e “La La Land”, dy vjet më parë. Kurioziteti për ta parë të parakalonte në tapetin e kuq ishte aq i madh, saqë fansat kishin zënë vend që në orët e para të mëngjesit. Ryan Gosling nuk zhgënjeu. Shkeli në tapetin e kuq në prani të regjisorit Damien Chazelle dhe dy kolegëve, Claire Foy e Jason Clarke. “Frist man” tregon historinë e ...

Lexo më shumë

“Game of Thrones”, dalin imazhet e para të sezonit final

Seriali tepër i ndjekur i “HBO”-së është drejt fundit dhe kurioziteti i fansave shtohet se si do të vijojnë ngjarjet në sezonin e fundit të “Game of Thrones”. Televizioni shpërndau një video me risitë e sezonit të ri televiziv, ku shfaqen imazhe nga programet që do të transmetohen, “True Detective”, “Big Little Lies” dhe sigurisht të “Game of Thrones”, ku tregohen disa sekuenca nga episodet e rinj të serialit. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin