Kategoritë: ArkivaTelevizion

“Schindler’s List” rikthehet në kinema për një rast special

“Schindler’s List”, filmi bardhezi i Steven Spielberg, po përgatitet për të dalë sërish në kinema dhe këtë radhë për një rast special, për 25-vjetorin e tij. I konsideruar si një ndër filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave, “Schindler’s List” është ndër veprat më të vlerësuara të regjisorit, në vitin 1994 mori 7 çmime “Oscar”, mes tyre edhe “Filmi më i mirë” dhe “Regjia më e mirë”. Është triumfi i një njeriu që bëri diferencën dhe drama e atyre që i mbijetuan një prej kapitujve më të errët të historisë njerëzore. I restauruar nga negativi i origjinalit, “Schindler’s List” është një histori e fuqishme, ku kuraja dhe besimi vijon të frymëzojë breza të tërë. I bazuar në romanin e ...

Lexo më shumë

Surprizon Alec Baldwin: Nuk do të luaj në “Joker”

Pak ditë më parë u njoftua se Alec Baldwin do të interpretonte rolin e Thomas Wayne, babain e Batman, në filmin Joker” përkrahë Joaquin Phoenix në rolin e armikut djallëzor të Kalorësit të Errët. Tani Baldwin përgënjeshtroi ne rrjetet sociale prezencën e tij në ketë film. “Për kronikë, nuk jam punësuar për të interpretuar një personazh të ngjashëm me Donald Trump në filmin ‘Joker’. Nuk do të ndodhë”, shkruan Baldwin në “Twitter”. Source: Televizion

Lexo më shumë

Seriali “Mr. Robot” përfundon me sezonin e katërt

“Mr. Robot” do të përfundojë me sezonin e katërt. Episodet e reja të serialit të krijuar nga Sam Esmail do të jenë të fundit, ndërsa produksioni po bëhet gati të nisë xhirimet dimrin e ardhshëm në New York. Fillimisht sezoni i ri parashikonte tetë episode, por burimet e brendshme deklarojnë se në pritje të përfundimit të skenarit, ato do të jenë dymbëdhjetë. Të njëjtat burime thonë gjithashtu se Sam Esmail kishte menduar për mundësinë e një sezoni të pestë. Puna për shkrimin e skenarit të sezonit të katërt u nda në dy faza për të mbështetur Esmail me shkrimin e skenarit të “Homecoming”, një projekt i ri me Julia Roberts. Source: Televizion

Lexo më shumë

Njoftim shokues për “Star Trek 4”

Disa javë më parë Chris Pine dhe Chris Hemsworth ishin në një kurs përplasjeje me produksionin e filmit të ri “Star Trek”, për shkak të buxhetit shumë të ulët, në krahasim me “Wonder Woman” dhe “Thor”. Një faktor ky që po i shtyn të braktisin ‘Enterprise’ dhe rolet e tyre ikonike të Kapitenit Kirk dhe babait të tij. Për shumë fansa të sagës fantashkencë do të ishte një goditje e rëndë. Por, duket se producentja Adi Shankar ka një mendim ndryshe: Të humbësesh Chris Pine si Kapiteni Kirk nuk është diçka e bukur, por nuk është një problem i madh. Aktorët nuk kanë rendësi, sepse ajo që vlen më shumë janë historitë. Pas kësaj deklarate duket se zgjidhja e mosmarrëveshjeve ...

Lexo më shumë

Fansat në delir! Rikthehet “Blade” me dy projekte

Dera është e hapur për Wesley Snipes që të rikthehet si Blade në universin modern të ‘Marvel’. Mësohet se do të kemi dy projekte të reja rreth Gjahtarit të Vampirëve, por ende nuk zbulohen se cilat janë. Snapes bëri të ditur se ekipi i tij ka nisur bisedimet me ‘Marvel’ që të risjellin Blade në ekran. Fansat e kanë pritur shumë mirë këtë lajm, pasi prej vitesh prisnin një film të ri të heroit të tyre. Trilogjia “Blade” ka arkëtuar rreth 415 milionë dollarë. “Për momentin jemi në bisedime dhe jemi të bekuar që kemi entuziazmin dhe interesin që të risjellim diçka rreth asaj bote. Kemi krijuar dy projekte dhe kur njerëzit t’i shikojnë do të kenë vetëm një problem, ...

Lexo më shumë

Aventurat e kojotës Uilli në një film të animuar

“Warner Bros” po punon për projektin “Coyote Vs. Acme”, i shkruar nga vëllezërit Jon and Josh Silberman. Kojota Uilli është një ndër personazhet më të njohur të “Looney Tunes”, kojota e pafat që është gjithnjë në ndjekje të zogut të shkretëtirës Beep Beep. Kanë qenë dy filma të animuar me metrazh të gjatë të “Warner Bros”, që kanë përfshirë personazhet e “Looney Tunes”, “Space Jam” në vitin 1996, një klasik i viteve ’90, dhe “Back in Action”, që nuk pati shumë sukses.   Source: Televizion

Lexo më shumë

The Rock nuk di të ndalet, merr përsipër një tjetër projekt

Dwayne “The Rock” Johnson është një ndër aktorët më të kërkuar të momentit dhe mes shumë filmash të tjerë do të angazhohet edhe me “Black Adam”. Producenti Hiram Garcia konfirmoi se “Black Adam” do të realizohet: “Po punojmë me skenarin për momentin. Jam i entuziazmuar që historia që zhvillohet. Jam prej kohësh një fans i filmave të animuar. E kam ëndërruar gjithnjë që të realizojë një film me superheronj. Dwayne Johnson ka pasur gjithnjë një figurë heroike dhe u mundova të kuptoja se cili personazh do të ishte i duhuri për të dhe padyshim që është Black Adam”. Edhe pse fillimisht Black Adam ishte parashikuar të dilte si personazh në “Shazam”, por në fund u hoq nga skenari dhe kështu ...

Lexo më shumë

Richard Gere rikthehet pas 25 vjetësh në TV me “MotherFatherSon”

“BBC” publikoi foton e parë të serialit të ri “MotherFatherSon”, me protagonist kryesor Richard Gere, i cili rikthehet në televizion pas 25 vjetësh. Xhirimet janë duke u zhvilluar në Londër dhe episodet pritet të transmetohen në “BBC Two” gjatë vitit 2019. Me skenar të Tom Rob Smith dhe regji të James Kent e Charles Sturridge, “MotherFatherSon” është një dramë psikologjike me intriga lojërash pushteti. Richard Gere është një biznesmen i fuqishëm dhe karizmatik që drejton agjencinë e vet që operon në fushën e medies, me seli në Londër dhe në të gjithë botën. I biri Caden (Billy Howle) kujdeset për gazetën britanike të të atit, por rrezikon të vërë në krizë të ardhmen e familjes me stilin e tij vetëshkatërrues. ...

Lexo më shumë

Pushon Woody Allen, pa një film pas 44 vjetësh

Viti i ardhshëm rrezikon të jetë pa asnjë film të ri nga Woody Allen. Në pritje të publikimit të veprës së tij të fundit “A Rainy Day in New York”, i parashikuar në dhjetor të këtij viti, nuk ka asnjë film të ri në vitin 2019. Kjo është hera e parë në 44 vitet e fundit. Në ‘Internet Movie Database’ ka një projekt të Woody Allen, por në vitin 2020. “Woody-t i pëlqen puna. Nuk merr kurrë pushime. Por, këtë vit do të marrë kohë të lirë deri kur të gjejë dikë që e mbështet”, deklaruan përfaqësuesit e tij, duke mohuar se pas qëndrojnë motive ekonomike. Source: Televizion

Lexo më shumë

Modelja shqiptare nis sezonin e ri si pjesë e televizionit italian

Modelja dhe ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Dzemaili do të jetë pjesë e stafit të emisionit “Temptation Island Vip”, që do të prezantohet nga Simona Ventura në “Canale 5”. Erjona Sulejmani u bë e njohur në botën e sportit pasi ishte e pranishme në ndeshjet që luante ish-bashkëshorti i saj me origjinë shqiptare, në kombëtaren e Zvicrës. Ajo ka shkruar edhe një libër ku rrëfen prapaskenat e jetës së grave të futbollistëve. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin