Kategoritë: ArkivaTelevizion

The Rock mesazh te përzemërt djalit të fanses që vdiq tragjikisht

Angelo Pizarro pësoi një humbje tragjike javën e kaluar kur mamaja dhe motra e tij 12-vjeçare humben jetën në një aksident automobilistik. Pizarro kujtoi mamanë e tij me një foto në rrjetet sociale, duke treguar dashurinë e saj për aktorin Dwayne “The Rock” Johnson. Gjithçka u be virale dhe aktori i famshëm i dërgoi atij një video-mesazh. “Angelo, jam Dwayne Johnson, hapa telefonin dhe pashe mijëra mesazhe që më kishin ardhur. Po të dërgoj shumë dashuri në këto ditë të vështira. Më vjen shumë keq për mamanë dhe motrën tënde dhe për këtë humbje tragjike që ti dhe familja jote po përballet. Nëse mamaja jote do të më shikonte tani, që jam i sigurt se po, doja ta falenderoja për ...

Lexo më shumë

Publikohen pamjet e reja të “Johnny English Strikes Again”

“Johnny English Strikes Again” është filmi i ri i komedisë së spiunazhit të regjisorit David Kerr. Ky është vazhdimi i filmit “Johnny English Reborn”, 2011 dhe instalimi i tretë i serialit “Johnny English”. Tani është publikuar edhe traileri i ri i këtij projekti. Skenari i filmit është shkruar nga William Davies dhe i prodhuar nga Rowan Atkinson, i cili e përshkruan rolin e tij si personazh të titullar. Rowan Atkinson do të kthehet në këtë rol si personazhi “spiun lolo” për herë të parë që prej vitit 2011, kur kishte luajtur në filmin “Johnny English Reborn”. Filmi do të shfaqet në Mbretërinë e Bashkuar më 26 tetor 2018, nga “Universal Pictures”. Source: Televizion

Lexo më shumë

Kanali turk TRT nuk do të shfaqë më filma amerikan me kauboj

Stacioni televiziv shtetëror i Turqisë, TRT, nuk do të shfaqë më filma amerikan me kauboj. Vendimi ka lidhje me krizën aktuale midis SHBA-së dhe Turqisë, thonë mediet turke. SHBA ka kërkuar lirimin e qytetarëve që mbahen të burgosur në Turqi, përfshirë pastorin ungjillor Andrew Brunson dhe kanë vendosur sanksione ndaj dy diplomatëve turq dhe tarifa për importet e metaleve nga Turqia. Turqia është kundërpërpërgjigjur me masa të ngjashme. Lira turke pati një rënie të ndjeshme javët e fundit si rezultat i kësaj situate. ”Filmat me kauboj do të zëvendësohen nga prodhime vendase të mbështetura nga Ministria e Kulturës”, raportojnë imediat lokale. Source: Televizion

Lexo më shumë

Ben Affleck humbet rolin e Batman

Ben Affleck është një hap larg dorëzimit të kostumit të “Kalorësit të Errët”. Prezenca e tij në filmin e ardhshëm në rolin e Batman është e varur në fije të perit. Kjo për shkak të kostove të larta të sigurimit të aktorit, pas shtrimit të Affleck për t’u rehabilituar nga varësia ndaj alkoolit. “Me shumë mundësi, studio do ta zëvendësojë atë, sepse kostot e sigurimit janë të mëdha”-tha një përfaqësues i kompanisë “Warner Bros.”. Ben ka luajtur në tri filma me superheronj: “Batman v Superman: Dawn of Justice”, “Suicide Squad” dhe “Justice League”. As Ben Affleck dhe as avokatët e tij nuk kanë bërë asnjë deklaratë zyrtare. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Gomorra 4”, sezoni i fundit i serialit?

Seriali i famshëm pritet që të transmetohet në pranverën e ardhshme dhe të shumta kanë qenë pikëpyetjet për një sezon të ri. Por, për interpretuesin e Genny Savastanos, Salvatore Esposito, “Gomorra 4” nuk do të jetë sezoni i fundit i serialit. “Perandoria e Sevastanove, në ‘Gomorra’ mund të shkojë para për vite, potencialisht në pafundësi”, deklaroi Esposito. I intervistuar nga “La Stampa”, aktori napolitan siguroi se sezoni i ri do t’i bëjë më të qarta arsyet e suksesit të këtij prodhimi italian i eksportuar në dhjetëra shtete të botës dhe do të tregojë se potencialisht seriali nuk ka një horizont final përfundimtar. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Big Trouble in Little China” do të ketë një vazhdim me The Rock

“Big Trouble in Little China” pritet të dalë sërish në kinema, por filmi nuk do të jetë ribërje, por vazhdim i atij të vitit 1986. Pak kohë më parë u tha se filmi do të ribëhej dhe Dwayne “The Rock” Johnson jo vetëm do të ishte interpretonte, por edhe do të ishte producent. Tani, është vendosur që filmi do të jetë vazhdim i atij të para rreth 30 vjetësh, siç deklaroi dhe producenti Hiram Garcia. “Ka shumë material për “Big Trouble in Little China”. Nuk mund të rikrijohet një klasik i tillë, mundet vetëm të vazhdojmë historinë. Vetëm një person mund ta interpretojë Jack Burton, pra Dwayne nuk mund ta ribëjë atë personazh. Duke qenë se është një vazhdim, po ...

Lexo më shumë

Marlon Wayans, gjashtë role në një film

Marlon Wayans rikthehet në aktivitet me “Netflix” me komedinë e re “Sextuplets”, duke u ribashkuar me kolegen e serialit “Marlon”, Bresha Webb. Filmi pritet të nisë xhirimet muajin e ardhshëm në Atlanta dhe streaming botëror pritet të jetë vitin tjetër. i shkruar nga Mike Glock, Rick Alvarez e Wayans, “Sextuplets” tregon historinë e Alan, një burrë që ndërmerr një udhëtim personal për të takuar mamanë përpara se të lindë fëmija i tij i parë. Kur takohet me të vëllanë, Russell, zbulon se ka dhe katër vëllezër të tjerë, të lindur si gjashtënjakë, dhe vihet në kërkim të tyre, të gjithë të interpretuar prej Wayans. Filmi ka për regjisor Michael Tiddes dhe kjo është hera e pestë e bashkëpunimit mes dyshes. ...

Lexo më shumë

“Fantastic Beasts” është film sensual

“Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald” pritet të arrijë në kinema në fund të vitit dhe “Collider” publikoi një intervistë të David Yates, ku regjisori shpjegon detaje mbi filmin me protagonist Eddie Redmayne. Nga personaliteti i të riut Silente i Jude Law deri te rikthimi në Hogwarts, deri te marrëdhëniet sentimentale të protagonistëve, Yates foli për “Collider” mbi historinë dhe temat sociale të filmit. “Skenari është një përmbledhje tepër interesante mes një lloj thrilleri politik dhe një histori dashurie. Pra është një ndërthurje zhanresh. Është plot drama dhe tonesh të ndryshme dhe sfida është t’i kombinosh të gjitha këto histori në një. Lidhur me temat e aktualitetit, nuk mund mos të jesh i ndjeshëm. Të influencon çdo ditë. Jemi të ...

Lexo më shumë

Sharon Stone i bashkohet Jude Law në “The New Pope”

“Do të jem pjesë e një seriali të Paolo Sorrentino”. Kështu deklaroi Sharon Stone gjatë një interviste për “La Repubblica”, por nuk dha asnjë detaj më shumë se kaq. Seriali duhet të jetë pikërisht “The New Pope”, pasues i “The Young Pope”, i transmetuar në vitin 2016. Konfirmimin e jep një faqe italiane që merret me audicionet dhe njofton si pjesëmarrës Jude Law, Silvio Orlando, John Malkovich dhe Sharon Stone. Rrjedhja e ngjarjeve në serial është tepër sekrete. Bashkëprodhimi Sky-Hbo duhet të flasë sigurisht për historinë e një pape të ri. Nuk dihet se cilin rol do të ketë aktorja amerikane. Nisja e xhirimeve është parashikuar për në nëntor. Me regji të Paolo Sorrentino, “The New Pope” ka për skenarist ...

Lexo më shumë

Del spoti i ri televiziv i filmit “The Predator”

Është publikuar spoti i ri televiziv i një prej filmave më të shumëpritur të vitit nga fansat e qenieve përtej planetit. “The Predator” do të vijë me një film të ri me regji të Shane Black, i cili do të debutojë në kinematë amerikane më 14 shtator. Në qendër të historisë do të jenë gjahtarët me vdekjeprurës të universit, të modifikuar gjenetikisht, përmes kombinimit të ADN-ve të specieve të ndryshme dhe janë më shumë të rrezikshme, me të fortë dhe më inteligjentë. Kur një fëmijë shkakton aksidentalisht kthimin e tyre në Tokë, vetëm një grup ish-ushtarësh dhe një mësues i zhgënjyer shkencor mund të parandalojnë fundin e racës njerëzore. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin