Kategoritë: ArkivaTENDENCË

Rita Ora zyrtarisht në lidhje me Chris Brown

Kohë më parë është diskutuar për një lidhje të mundshme mes Rita Orës dhe Chris Brown, mirëpo asgjë nuk ka qenë e konfirmuar. Lidhja e tyre tashmë është zyrtarizuar dhe “MTO News” konfirmon se Rita dhe Chris janë çift. Palët janë parë në Milano në një festë gjatë gjithë natës dhe kjo është kapur nga njerëzit që ishin të pranishëm aty. Të dy kanë qëndruar në Milano për një “Fashion Shows”, pastaj çifti ka vazhduar festën në klub. Pas kësaj të dy janë parë ndërsa po shkonin te hoteli i Chris Brown, ku edhe e kanë kaluar natën. Rita dhe Chris kanë realizuar edhe një duet dhe kënga “Body on me” aktualisht ka 189 milionë klikime në “Youtube”. Source: Tendence

Lexo më shumë

“Phoenix” i Rita Orës, i pari në iTunes

Këngëtarja shqiptare me famë botërore është gati të shënojë një prej sukseseve të saj më të mëdha këtë vit. Ora ka konfirmuar se më 23 nëntor do të nxjerrë në shitje albumin e saj të dytë “Phoenix”, brenda të cilit do të sjellë shumë këngë të reja. Njëra ndër këngët e albumit me titull “Let you love me” është publikuar vetëm pak ditë më parë edhe me klip dhe është pritur shumë mirë nga publiku. Albumi “Phoenix” është ende i pa publikuar komplet, por tashmë dihet se pjesë e tij do të jenë këngët e njohura të këngëtares si “Anywhere”, “Lonely Together” (feat. Avicii) dhe “Your Song”. Dhe ende pa u publikuar i plotë, ky album ka ngjallur interesim nga ...

Lexo më shumë

Zbulohet e vërteta e divorcit Theroux-Aniston

Kanë kaluar disa muaj nga divorci i aktorëve të njohur Justin Theroux dhe Jennifer Aniston. Deri më sot aktori njohur nuk kishte folur asnjëherë në lidhje me divorcin. Në një intervistë për “New York Times” ai tregoi se divorci mes tij dhe ish-it erdhi në mënyrë të “sjellshme”. Ai tha se ne e respektojnë mjaftueshëm njëri-tjetrin për të mos e bërë ndarjen më të dhimbshme se sa është. Theroux tha se ndarja ishte shkatërruese dhe ne e dinim që miqësia midis nesh nuk do të ishte më e njëjtë. “Lajmi i mirë është se ka qenë një nga ndarjet më “të sjellshme” dhe nuk ka armiqësi mes nesh. Asnjë nga ne të dy nuk vdiq pas ndarjes, por ne e ...

Lexo më shumë

Nga anoreksike në kampione bodybuilding

Ajo dikur vuante nga anoreksia që i rrezikonte jetën dhe sot është bërë një kampione në bodybuilding. Chelsea Kamody nga Florida ishte në shkollë të mesme kur gjyshja i vdiq nga kanceri duke i dhënë një tronditje. Në atë kohë 30-vjeçarja humbi 27 kg dhe kishte çrregullime në të ushqyer. Ushtrimet fizike ishin e vetmja mënyrë që Chelsea të mund të përballej me hidhërimin e saj. “Unë dhe gjyshja ishim shumë të lidhura. Ajo nisi të më mësonte piano që në moshën 3-vjeçare deri kur vdiq. Unë jam pianiste në koncerte dhe muzika është pjesë e jetës sime. Nuk jam e mirë në shprehjen e emocioneve ndaj fillova të bëja ushtrime fizike gjithë kohës ndërsa më iku oreksi. Digjja shumë ...

Lexo më shumë

Ndërron jetë aktori i famshëm turk

Aktori i famshëm turk Ferdi Merter ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.  Ai njihej për rolet e tij të shumta në serialet turke, ku u bë i njohur në Shqipëri me rolin e tij në serialin “Jetë e hidhur”. Ai ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që e ka pasur në shtëpinë e tij në muajin shkurt të këtij viti. Siç duket, shëndeti i aktorit nga ajo kohë nuk pati asnjë përmirësim. Madje, në muajin gusht është kërkuar edhe gjak për të, por, gjendja e tij javën e fundit ishte përkeqësuar shumë. Source: Tendence

Lexo më shumë

Aktorja e filmave ‘hard” pozon me dy luanë, polemika të shumta

Katya Sambuca, 27 vjeç nga Rusia, ka pozuar në setin e ri fotografik, me bikini dhe me dy luanë të mëdhenj. Videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon bombën seksi që përkëdhel pa frikë njërin luan, ndërsa një tjetër i rri pranë. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet në lidhje me artisten e filmave hard nga Saint Petersburg, emri i vërtetë i së cilës është Yekaterina Mikhailova. Tepër të irrituar janë aktivistët për të drejtat e kafshëve, të cilëve si duket aspak normale kjo gjë. Ajo ndër të tjera një rezultat e ka arritur, të bëjnë të flasin për të në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Source: Tendence

Lexo më shumë

Eminem u kundërpërgjigjet kritikëve me reklamën e re

Pas lançimit befasues të albumit “Kamikaze” muajin e kaluar, reperi nga Detroit dhe labeli i tij, Shady Records, Aftermath Entertainment dhe Interscope realizuan një reklamë të printuar nga albumi i fundit. Kjo reklamë që shfaq kopertinën e albumit është bërë të duket thua se shkruan “Për konsideratën tuaj”, e në fakt shkruan “Jo për konsideratën tuaj”. Reklama në fakt është një goditje për kritikët, të cilët nuk e kanë vlerësuar lart albumin e Eminem. Përkundër kritikave, “Kamikaze” ka debutuar në vendin e parë në 103 vende duke shitur mbi 440 mijë njësi të albumit. Source: Tendence

Lexo më shumë

T.I. do të hapë muze për muzikën trap

T.I. do të festojë 15 vjet të muzikës trap duke hapur një muze dedikuar këtij zhanri të repit. “The Trap Muzik Museum”, që celebron dhe 15-vjetorin e albumit të reperit, “Trap Muzik”, që ndihmoi në popullarizimin e këtij stili të repit, do të hapet në Atlanta, SHBA, në fund të muajit. “Doja të bëja diçka klasike. E dija që duhet të bëja muzikë që t’i rezistonte kohës. Bëhej fjalë për të treguar se edhe pse mund të merreshe me aktivitete kriminale, kishte edhe gjëra të tjera për të cilat duhet të kujdeseshe; nuk je vetëm shpërndarës droge, por duhet të përballeshe me prindërit, të dashurën, ndoshta një fëmijë të pasur në rini të hershme, kur ndërkohë je më shumë se ...

Lexo më shumë

Mosha e parëndësishme, AL Pacino me të dashur 40 vjet më të re

Aktori legjendar Al Pacino është 78 vjeç, por për të mosha është thjesht një numër. I ri ndihet dhe në shpirt dhe ka zgjedhur dhe partneren të tillë, aktoren dhe këngëtaren izraelite Meital Dohan, 39 vjeçe. Pacino dhe Dohan janë parë shpesh të darkojnë nëpër lokalet e Los Anxhelosit, por pa rënë në sy si çift. Burime për “Page six” deklaruan se tani kanë vendosur mos të fshihen më dhe të tregojnë se ndihen vërtet të lumtur me njëri-tjetrin. Source: Tendence

Lexo më shumë

Një ndër 100 gratë më influencuese në botë është burrë

Disa herë ndihet Philip Bunce, herë të tjera Pippa Bunce. E kalon një pjesë të kohës të veshur si burrë dhe pjesën tjetër si grua. Në varësi të humorit. Por, si Pippa, një bankier londinez i “Credit Suisse”, i martuar dhe me dy fëmijë, u bë pjesë e “Financial Times & Her-oes Champions of Women in Business”, një klasifikim i “Financial Times” për 100 gratë më influencuese në botë në fushën e biznesit. Organizatorët krijojnë një paralele të drejtuesve meshkuj që mbështesin femrat në botën e biznesit, por Bunce vendosi të nominohet në kategorinë e grave. Vendimi shkaktoi polemika dhe diskutime mbi këtë kategori njerëzit, si dhe ndau në mendime komunitetin LGBT. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin