Kategoritë: ArkivaTENDENCË

Miss Italia rrezikon të humbasë kurorën, pas fotove nudo

Pak ditë më parë, Carlotta Maggiorana u shpall “Miss Italia”, ku rrëmbeu kurorën e më të bukurës mes vajzave konkurrente. Por, mesa duket lumturia e saj nuk do të zgjasë shumë. Prestigjiozja “Oggi” ka publikuar disa foto nudo të bukuroshes italiane, të cilat bien ndesh me rregulloren e kompeticionit të bukurisë, “Miss Italia”. Nga fotot e publikuara ku shfaqet e mbuluar nga flokët e saj dhe gjethe palme, Carlotta rrezikon të humbasë titullin. Fotografitë, të cilat janë realizuar në vitin 2015, kanë hapur polemika të mëdha në web. Shumë persona janë në mbështetje të Carlotta-s dhe të tjerë që shprehen se çmimin e meriton Fiorenza D’Antonio, e cila u klasifikua e dyta. Por, nuk janë vetëm foto seksi që i ...

Lexo më shumë

“Beyonce një shtrigë, aplikon magjinë e zezë”

Kimberly Thompson është ish-bateristja e stafit të Beyonce, e cila sapo është tërhequr nga detyra e saj. Ajo ka kërkuar një mandat mbrojtjeje nga këngëtarja e famshme, pasi pretendon se kjo e fundit i ka bërë magji, madje ka vrarë edhe kotelen e saj. Thompson ka qenë pjesë e orkestrës së Beyonce për 7 vite dhe në një intervistë të dhënë për “The Blast” ajo bëri disa deklarata vërtetë të çuditshme. Sipas Kimberly, 37-vjeçarja ushtron magjinë e zezë e gjithashtu ka përgjuar celularin e saj për të zbuluar çdo gjë rreth jetës së saj private, por edhe për t’i kontrolluar financat. Beyonce Kimberly Thompson Source: Tendence

Lexo më shumë

Pas martesës me princin Charles, Diana iu ishte përgjigjur mijëra urimeve

Edhe pse princesha Diana ka ndërruar jetë në vitin 1997, disa nga veprimet e saja vazhdojnë t’i mahnitin njerëzit nga e gjithë bota. Përveç kryerjes së obligimit si princesha e Uellsit, ajo e ka shfrytëzuar kohën e lirë edhe për të shkruar letra falënderimi. Në biografinë e autorizuar me titull “Diana: Tregimi i saj i vërtetë” të shkrimtarit Andrew Morton, shkruan se princesha me ditë të tëra është përkushtuar që t’ua kthejë letrat të gjithë atyre që i kanë shkruar. Është interesant një prej fakteve që pas martesës me princin Charles në vitin 1981, Diana iu është përgjigjur të gjithë 47.000 urimeve. Po ashtu, siç transmeton “Huffington Post”, ajo ka shkruar plot 10.000 falënderime për të gjitha dhuratat që ka ...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta babai i Sandra Bullock

Babai i aktores së famshme Sandra Bullock, John është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare. Anëtarët e familjes së aktores konfirmuan ndarjen e tij nga jeta. Motra e vogël e Sandra, Gesine Bullock-Prado, ishte e para që komentoi lajmin tragjik dhe e konfirmoi lajmin në rrjetin social “Instagram”: “John Wilson Bullock 11 shkurt 1925 – 18 shtator 2018”. John ishte drejtor i Shërbimit Postar Ushtarak të Ushtrisë Amerikane në Europë. Source: Tendence

Lexo më shumë

Carmen Electra pozon përsëri nudo

Aktorja e famshme Carmen Electra është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, 46-vjeçarja ka realizuar setin e saj të parë fotografik 9 vite pasi u shfaq për herë të parë në këtë mënyrë. Ajo ka pozuar për fotografin Eli Russell Linnetz, i cili u frymëzua nga fotot nudo të Lady Gaga, për të rikrijuar një të tillë me aktoren e njohur. Për Carmen ky është seti i dytë ku del krejtësisht e zhveshur ndërsa i pari daton në vitin 1991 për revistën “Playboy”. Source: Tendence

Lexo më shumë

Siç nuk e keni njohur kurrë! Fëmijëria e vështirë e Sylvester Stallone

Ka lindur në Hells Kitchen, një nga lagjet me famëkeqe të New York-ut, djalë i një berberi me origjinë nga Puglia dhe i një astrologeje dhe ish-balerinë. Ka pasur ndërlikime në momentin e lindjes që i shkaktuan një paralizë në anën e majtë të fytyrës. Ka vuajtur nga rakitizmi dhe belbëzimi. Për të paguar studimet e aktrimit, ka punuar si berber, biletashitës në një kinema dhe punonjës pastrimi në Kopshtin Zoologjik të New York-ut, ku ka treguar se aty është ‘përshëndetur’ shumë herë nga luanët në hyrje të kafazit me urinë në kokë.   Gjithmonë ka pranuar se pëlqen ushqimin e hedhur dhe se ka ngrenë gjithmonë shumë, që kur ishte fëmijë. Në vitin 1969 mori pjesë në një film ...

Lexo më shumë

Mënyrat si i harxhon milionat Cristiano Ronaldo

Nëse nuk e njihni Cristiano Ronaldo, atëherë duhet të keni jetuar poshtë një shkëmbi për 15 vitet e fundit. Portugezi konsiderohet si një nga futbollistët me të mirë të planetit, përkrahë Lionel Messi. Pasuria e tij nisi të formohej kur ai u transferua nga Sporting Lisbon tek Manchester United. Ronaldo aty nisi të bëhej një superstar botëror, në fushën e gjelbër dhe jashtë saj dhe kjo bëri që ai të transferohet tek Real Madrid, ku aty vazhdoi të rritej si legjendë. Tani CR7 luan tek Juventusi, duke provuar se është i aftë që të përformojë në çdo platformë apo skenë që ka përballë. Pra, atëherë, me të gjitha ato para për të kursyer, si e shpenzon të gjitha? Makinat – ...

Lexo më shumë

Shokon aktorja e famshme! Shfaqet e dhunuar brutalisht nga i dashuri

Aktorja e famshme kolumbiane Eileen Moreno ka shokuar opinionin publik duke postuar foto ku dukej e gjitha e nxirë pasi ishte dhunuar brutalisht nga partneri i saj. Ajo ka treguar se i dashuri i saj, Alejandro Garcia me të cilin bashkëjetonte e kishte rrahur. Më pas ajo e ka denoncuar të dashurin në polici, por ai e ka mohuar të ketë kryer një vepër të tillë penale. Tani aktorja ka filluar një fushatë sensibilizuese për të ndihmuar gratë që dhunohen. Source: Tendence

Lexo më shumë

Fitime kolosale për Jay-Z

Reperi i famshëm Jay-Z ka arkëtuar as më pak e as më shumë se 76.5 milionë dollarë për vitin 2018. Deri tani në krye qëndronte Puff Daddy, por për 2018-n Jay-Z merr fronin si mbreti i muzikës rep. Revista “Forbes” ka publikuar të dhënat, duke renditur bashkëshortin e divës së muzikës pop Beyonce si këngëtarin rep me fitimet me të mëdha për këtë vit, 76.5 milionë dollarë. Në fitimet e tij kolosale ka ndikuar albumi i tij i fundit “4:44”  dhe turi botëror bashkë me Beyonce. Puff Daddy zbret në vendin e dytë me 64 milionë dollarë, i pasuar nga Kendrick Lamar me 58 milionë dollarë. Source: Tendence

Lexo më shumë

“The Weeknd” sërish në gjykatë

Hiti i padiskutueshëm i “The Weeknd” dhe Daft Punk “Starboy” pretendohet të jetë i vjedhur. Këngëtarja afrikano-someliane e quajtur Yasminah ka hedhur në gjyq jo vetëm këngëtarët por edhe shtëpinë diskografike “The Squad” të cilët i kanë shitur “The Weeknd” këngën, por nuk i kanë dhënë asaj asnjë përfitim monetar. Sipas saj, “Starboy” është kopja e këngës së saj të vitit 2009 “Hooyo” sa i përket melodisë dhe valëzimit të strofave ndërkohë që në gjykatë ajo do të luftojë për të drejtën e autorit. Këngëtarja ka plotësisht mbështetjen e publikut dhe ndjekësve në rrjetet sociale, për shkak se pasi kanë krahasuar të dy projektet ata mendojnë se Yasminah ka të drejtë. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin