Kategoritë: ArkivaTENDENCË

Ariana Grande lë gojëhapur Bill Clinton

Moment i sikletshëm për ish-presidentin amerikan Bill Clinton në funeralin e mbretëreshës së soulit, Aretha Franklin, ceremonia funebre e së cilës u shndërrua në show të madh, ku performuan disa emra të njohur të muzikës, mes tyre dhe Ariana Grande. E veshur me një fustan të zi të shkurtër, Grande interpretoi një këngë për nder të Franklin dhe reagimi i Clinton nuk shpëtoi pa u kapur dhe videoja e publikuar u shpërnda menjëherë në internet dhe mediet sociale. Në videon që po qarkullon “online”, shihet ish-presidenti duke e ngrënë me sy këngëtaren amerikane, duke e parë nga koka te këmbët. Gross… Watch Bill Clinton look Ariana Grande up and down when she sings at #ArethaFranklinFuneral and try not to throw ...

Lexo më shumë

Fuqia Avengers! Aktorët e “Marvel” u bashkuan për djaloshin e sëmurë

Superheronjtë e “Avengers” bashkuan forcat për të mbështetur një djalosh të sëmurë me kancer, për ta ndihmuar të kalojë periudhën e vështirë të trajtimeve mjekësore. Aktori i “Spider-Man: Homecoming”, Tom Holland, protagonisti i “Deadpool”, Ryan Reynolds dhe vetë Captain America, Chris Evans janë disa prej ikonave “Marvel” që i uruan shërim të shpejtë 17-vjeçarit. Këtë muaj, e ëma e tij ndërmori një fushatë në mediet sociale, “Të mblidhen sa më shumë mesazhe nga personazhe të njohur të ekranit, ndërsa është ende gjallë”, dhe dëshira e saj u mbiplotësua. Such a special man with a huge heart thank you @VancityReynolds josh loves you so much for brightening up his days. Everyone please let’s get more @chrishemsworth @RobertDowneyJr @MarkRuffalo @MargotRobbie @TheRock pic.twitter.com/7FulT1Zh1P ...

Lexo më shumë

“Bondi” bëhet baba, Rachel Weisz solli në jetë një vajzë

Rachel Weisz dhe Daniel Craig u bënë prindër të një vajze. Nënë e bijë janë mirë dhe burime pranë çiftit thanë se familja është tepër e lumtur. Aktorja 47-vjeçare dhe interpretuesi i James Bond, 50, janë martuar në mënyrë tepër sekrete në vitin 2011, pasi u njohën po atë vit ndërsa xhironin në Kanada filmin horror “Dream House”. Craig dhe Weisz kanë të dy nga një fëmijë nga një martesë e mëparshme. Source: Tendence

Lexo më shumë

Aretha Franklin, funeral show për mbretëreshën e soulit

Një divë deri në fund. Aretha Franklin habiti botën edhe në ditën e funeralit të saj, në një kishë në Detroit të SHBA-së. Asgjë nuk ishte e zakonshme, që nga veshjet, iu ndërruan tre herë gjatë ditëve të homazhit, një i kuq, një blu dhe një i artë. Ceremonia e lamtumirës u shndërrua në një show të vërtetë, sikur të ishte një koncert. Morën pjesë shumë personazhe të njohur të botës së spektaklit, sportit dhe politikës, mes të cilëve Hillary e Bill Clinton, Stevie Wonder, Jesse Jackson, Joe Madison, Jennifer Hudson e Faith Hill. Bashkë me ta edhe shumë adhurues të mbretëreshës së soulit, që kishin madje me ditë që prisnin ceremoninë brenda kishës. Një tjetër detaj jo i zakonshëm. ...

Lexo më shumë

Rihanna si Mozarti? Është e mundur falë IA së “Facebook”

E keni imagjinuar ndonjëherë si mund të ishte heavy metal i “Metallica” nëse interpretohet në piano në stilin e Beethoven? Apo se si do të ishte një këngë pop e Rihannas në stilin klasik të Mozart? Epo, tani mund të ndodhë. Në fakt, përgjigjja mund të dëgjohet falë një sistemi inteligjence artificiale të realizuar nga grup ekspertësh të një divizioni të “Facebook”, që ka krijuar një rrjet përkthimi muzikor universal. Sistemi merr audion e një kënge, e transformon në një kod dhe e analizon. Në fund e kodifikon në një version të ri, e luajtur me instrumente të ndryshme, me një tjetër stil. Për çdo këngë që i propozohet, sistemi i inteligjencës artificiale realizon gjashtë versione alternative. Source: Tendence

Lexo më shumë

Brad Pitt ndihmoi pas uraganit “Katrina”, New Orleansi do ta padisë

Pak kohë pas uraganit “Katrina” në New Orleans, aktori Brad Pitt ndihmoi me ndërtimin e disa shtëpive për banorët përmes fondacionit të tij “Make It Right”. Por, tani fondacioni do të paditet nga banorët, sepse shtëpinë e ndërtuara nuk janë në gjendje të mirë. Banorët janë ankuar për dhembje koke dhe sëmundje të tjera, si pasojë e rrjedhjes së ujit dhe mykut të krijuar në këto shtëpi.   Source: Tendence

Lexo më shumë

Eminem, “Kamikaze” i hip-hopit, albumi i ri ishte surprizë

Eminem surprizoi të gjithë duke publikuar pa lajmëruar albumin e ri me këngë të padëgjuara më parë, “Kamikaze”, vetëm nëntë muaj pas “Revival”. Reperi e njoftoi risinë përmes rrjeteve të tij sociale. Disku për momentin mund të dëgjohet vetëm në rrugë dixhitale. Përmban 13 këngë dhe është prodhuar nga Dr. Dre. Kopertina është një homazh për “Licensed to ill”, albumi ikonë debutues i “Beastie Boys”. Përpara se të publikonte albumin e ri, reperi publikoi në “Twitter” një pjesë të këngës që do të jetë dhe kolonë zanore e “Venom”, filmi “cinecomic” me protagonist Tom Hardy, që pritet të dalë më 4 tetor. Për këngët e albumit Eminem ka bashkëpunuar edhe me Joyner Lucas, Jessie Reyez, Justin Vernon dhe e Kendrick ...

Lexo më shumë

Me unazë në gisht, fejohet Elvana Gjata?

Elvana Gjata duket se ka ndryshuar status dhe është fejuar, kjo falë postimeve në rrjetin social “Instagram” ku dallohet një unazë në gisht. Këngëtarja, e cila po provon aftësitë e saj në aktrim duke xhiruar një film me Ermal Mamaqin, publikoi foto të saj dhe detaji që tërheq më shumë vëmendjen është unaza në gishtin e fejesës në dorën e djathë. Source: Tendence

Lexo më shumë

Zbulohen fjalët e fundit të Lady Diana para se të vdiste

Zjarrfikësi i cili i dha ndihmën e parë Princeshës Diana kur ajo u aksidentua me makinë në një tunel në Paris tha se ishte i bindur se ajo do t’i mbijetonte përplasjes. 21 vjet pas tragjedisë, Rreshteri Xavier Gourmelon deklaroi se fjalët e fundit të Princeshës se Uellsit ishin: “O Zot, çfarë ndodhi”? 36-vjeçarja u dërgua në spitalin Pitie-Salpetriere në kryeqytetin francez, por u deklarua e vdekur disa orë më pas më 31 gusht 1997. Gourmelon insiston se ishte shumë i sigurt se Diana do të shpëtonte:”E kontrollova dhe kishte vetëm një dëmtim të lehtë në shpatullën e saj të djathtë, përveç kësaj, nuk kishte asgjë shqetësuese. Nuk kishte fare gjak në të. Të jem i sinqertë, mendoja se do ...

Lexo më shumë

Shakira anulon sërish koncertin, irritohen fansat

Këngëtarja kolumbiane është detyruar të anulojë sërish një nga koncertet e turneut të saj “El Dorado”, këtë herë në Kaliforni. Shakira duhej të zhvillonte një koncert dyditor, por ditën e dytë është detyruar ta anulojë për shkak të një virusi për të cilin mjekët i kanë dhënë një regjim shtrati. Ajo e ka njoftuar këtë vendim nëpërmjet një letre drejtuar fansave të cilën e ka postuar në rrjetet sociale. Shakira u kërkon ndjesë të gjithë atyre që prisnin me padurim ta shihnin mbrëmjen e 31 gushtit, por premton se do të rikthehet ditën e hënë më 3 shtator. Një pjesë e fansave të tyre janë shprehur të irrituar për anulimin e kësaj date dhe nuk janë të gatshëm të presin ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin