Kategoritë: ArkivaTENDENCË

Michael Jackson 60 vjeç, Amerika celebron mbretin e popit

I lindur më 29 gusht 1958, Michael Jackson duhet të mbushte 60 vjeç. Pas një karriere të jashtëzakonshme që e shndërroi në yllin absolut të muzikës botërore, jeta e Jackson u ndërpre më 25 qershor 2009, prej një ataku kardiak, shkaktuar nga përdorimi i disa ilaçeve që duhet ta ndihmonin të flinte. Për ditëlindjen e këtij miti, në Las Vegas do të organizohet një super festë. Michael nuk është më, por kujtimi i tij nuk është shuar kurrë dhe do të vijojë të jetojë në pasuritë e tij, sidomos muzikore. Janë të shumta ceremonitë festive që do të zhvillohen në SHBA. Më e madhja do të organizohet në Las Vegas, “Michael Jackson Diamond Birthday Celebration”. Celebrimet do të nisin me ...

Lexo më shumë

Robert Downey Jr. makinë për Chris Evans frymëzuar nga Captain America

Një Camaro e frymëzuar nga Capitan America, kjo është dhurata që Robert Downey Jr. i bëri mikut dhe kolegut Chris Evans. Makina u prezantua për herë të parë në publik në një episod të “Garage”, seriali i ri televiziv i Jay Leno. Prezantuesi historik televiziv amerikan nuk është më simboli i “The Tonight Show”, por protagonisti i një seriali televiziv, ku flet për makina, motorë unikë dhe takon pronarë dhe krijues të tyre. Në episodin e fundit u prezantua një Camaro e personalizuar që aktori i “Iron Man” krijoi për mikun dhe kolegun e “Avenger”, frymëzuar nga figura e Captain America. Source: Tendence

Lexo më shumë

Koreanët thyen rekordin e Swiftit në “YouTube”

Grupi i djemve nga Koreja e Jugut, “BTS” kanë thyer rekord në “YouTube”, për videon më të shikuar. “Idol” ka arritur mbi 45 milionë klikime në 24 orë, duke lënë pas kështu këngëtaren amerikane Taylor Swift me “Look What You Made Me Do”. Pikërisht po këtë periudhë një vit më parë, Swift arriti 43.2 milionë klikime për një ditë kur publikoi këngën e saj. “Idol” e “BTS” deri tani ka arritur në mbi 100 milionë klikime. Është një grup të rinjsh që ka pasur shumë sukses dhe pëlqen ngado në botë. Source: Tendence

Lexo më shumë

Lady Gaga pozon nudo për fotografin e Kanye West

Ai është Eli Russell Linnetz, fotografi i parapëlqyer i Kanye West dhe Kim Kardashian, për të cilët ka realizuar video skandaloze, si “Famous”, dhe kopertina albumesh, “Ye”. Ajo është Lady Gaga, dhe sa për provokime nuk ka pse të marrë leksione nga askush. Takimi i tyre nuk të ishte tjetër veçse shpërthyes, ashtu sikurse dhe shërbimi fotografik i realizuar, ku ylli i popit shfaqet provokuese dhe në fund pa asnjë veshje në trup.   Source: Tendence

Lexo më shumë

Çifti Beckham pushime me Elton John… dhe Liz Hurley

Një miqësi e mirë që zgjat prej vitesh ajo mes Elton John dhe David Beckham. E denjë për të bërë pushime së bashku. Dhe kështu yjet e ekranit vendosën të kalojnë disa ditë relaksi së bashku në rivierën franceze, me familjet e tyre. Në fotot e postuara në rrjetet sociale respektive, në varkë pranë Cannes, dallohen ish-futbollisti, këngëtari legjendar britanik, bashkëshortët përkatës Victoria e David Furnish, si dhe… Elizabeth Hurley.   Source: Tendence

Lexo më shumë

Si një divë! Zbulohen fotot e Aretha Franklin në arkivol

Me qindra njerëz kanë qenë prezentë në Detroit aty ku po mbahen homazhet për këngëtaren Aretha Franklin. Mbretëresha e muzikës “soul” u nda nga jeta në datën 12 gusht në moshën 79-vjeçare, nga kanceri në pankreas. Trupi i pajetë i të ndjerës është vendosur në muzeun e historisë afro-amerikane, ku do të qëndrojë për dy ditë. Shtëpia e funeralit që është përgjegjëse për homazhet e këngëtares ka bërë të ditur se Franklin do të përcillet deri në fund si një divë e vërtetë. Gjatë ditëve që do të qëndrojë në muze, familjarët e saj kanë kërkuar që t’i ndryshohen veshjet e saj. Source: Tendence

Lexo më shumë

Ed Sheeran zbulon projektin e ri

“Divide” i Ed Sheeran ishte albumi më i shitur i vitit të kaluar me 2.7 milionë kopje në Britani. Por, ylli i muzikës nuk ka plane të menjëhershme për të nxjerrë një album të ri. “Dua të sjellë një projekt vitin e ardhshëm por nuk është një album. Diçka që nuk e bëj zakonisht“, tha ai për BBC News. Sheeran shtoi se primar për të është turneu botëror përpara se të fillojë të punojë për albumin e katërt. Lajmi mund të zhgënjejë fansat, por Sheeran vuri në dukje se tre vite në turne ishin të lodhshme dhe se ka nevojë të qetësohet. 27-vjeçari la të kuptohet se muzika e tij e re do të ishte më eksperimentale sesa “Shape of ...

Lexo më shumë

Can Yaman: Ushqimi im i preferuar është ai shqiptar

Can Yaman është një ndër artistët më të përfolur të momentit në shtetin turk. Aktori së fundi ka pranuar se është me prejardhje shqiptare duke folur për mediet e Turqisë. Yaman publikoi një video në llogarinë personale në Instagram kur përgjigjet në disa pyetje interesante. I pyetur se kë zgjedh midis ushqimit italian dhe atij shqiptar, Yaman ka zgjedhur ushqimin tonë. Can u bë më i njohur për publikun shqiptar me rolin në serialin “Erkenci Kus”. Source: Tendence

Lexo më shumë

Zbulohet pasuria marramendëse e Sylvester Stallone

Sylvester Stallone ka një person që të falenderojë për pasurinë e tij, vetveten. Ai nuk priti që dikush ta zbulonte dhe ta bënte të famshëm, por ai e realizoi vete duke shkruar dhe luajtur në filmin e tij të parë ku edhe mori famë, Rocky. Fillimet e tij në ekran i ka me një film erotik, të titulluar “The Party at Kitty and Stud’s”, pastaj interpretimi në rolin e Rocky Balboas i hapi dyert një karriere të jashtëzakonshme, duke u bërë idhull i shumë brezave. Stallone është ikona e filmave si “Rocky”, “Rambo”, “The Expendables”, “Creed” dhe mësohet se pasuria e 72-vjeçarit është rreth 400 milionë dollarë. Source: Tendence

Lexo më shumë

Merr fund misteri, Khloe Kardashian zbulon përse fshehu shtatzëninë

Khloe Kardashian mbajti të fshehur shtatzëninë e saj për 5 muaj për një arsye tepër të veçantë. Për javë me radhë, ajo refuzoi të konfirmonte se ishte në pritje të një fëmije, edhe pse ndjekësit e vunë re barkun e rrumbullakosur. 34-vjecarja zbuloi se po priste që motra e saj e vogël Kylie, e cila ishte 3 muaj më shumë shtatzënë ta bënte publike dhe të shkëlqente në publik. Por Kylie konfirmoi se u bë nënë vetëm pasi Stormi erdhi në jetë. “Isha shumë në ankth që të tregoja shtatzëninë time, por Kylie ishte 3 muaj para meje dhe doja t’ia lija asaj gjithë vëmendjen”, u shpreh Khloe. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin