Kategoritë: ArkivaTENDENCË

Djali i Pink është sëmurë, publikohet foto që të thyen zemrën

Bashkëshorti i këngëtares Pink, Carey Hart, zbuloi se dy fëmijët e tyre janë sëmurë gjatë turneut të saj “Beautiful Trauma”. Vajza e tyre 7 vjeçe, Willow, është me temperaturë të lartë, ndërsa djali Jameson, 20 muajsh, ka marrë një sëmundje që i është përhapur te duart, këmbët dhe goja. Carey Hart publikoi një foto të vogëlushit të mbuluar me puçrra, ndërsa shkroi se një grua mizore nuk ndalonte së pari 1-vjeçarin me një shikim të çuditshëm. “Doni të dini sa magjepsës ishte turneu? Jameson ka puçrra në duar, këmbë dhe gojë, ndërsa Willow është me temperaturë. Të dy fëmijët janë të rraskapitur dhe mami duhet që të vazhdojë përpara dhe të performojë. Isha me Jameson duke ngrënë mëngjes dhe një ...

Lexo më shumë

Rita Ora valëvit flamurin kuqezi në karnavalet e Londrës

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka festuar karnavalet në Londër së bashku me miqtë e saj. 27-vjecarja u shfaq me flokë ngjyrë lejla të bëra gërshet për t’ju përshtatur atmosferës ashtu siç bëhet edhe në Brazil. Ora ka marshuar rrugëve të Londrës duke kërcyer e kënduar madje nuk ka harruar të mbajë në supe flamurin shqiptar duke e valëvitur atë me krenari. Gjesti i saj po komentohet shumë dhe fansat  janë lumtur nga ky veprim. Kujtojmë se pak ditë më parë në “MTV VMA”, pasi rrëmbeu çmimin për hitin e saj “Lonely Together”, në prapaskenë Rita bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.   Source: Tendence

Lexo më shumë

Arnold Schwarzenegger ndihmon një fans të prekur nga depresioni

T’u thuash personave që vuajnë nga depresioni që të mos jenë në atë gjendje është një nga gjërat me të këqija që mund të bëhen dhe Arnold Schwarzenegger e di mirë këtë gjë. Aktori i famshëm u bë protagonist i një momenti të bukur në portalin ‘Reddit’, kur iu përgjigj në mënyrë të admirueshme një fansi të prekur nga depresioni. Ali, një përdorues kanadez, ka parë një video të Schwarzenegger duke u stërvitur për filmin e ri ‘Terminator’ dhe vendosi t’i shkruante privatisht për ti kërkuar ndihme për të rigjetur motivimin për t’u rikthyer jetës së mëparshme dhe palestrës. Ylli i Hollywood-it iu përgjigj dhe e bëri me një takt që i ‘çmendi’ fansat dhe ueb-in. “Nuk do të jem ...

Lexo më shumë

Publikohen pamjet kur këngëtari i famshëm dhunon të dashurën

Ditë më parë u spekulua për një zënkë ndërmjet Liam Gallagher dhe të dashurës së tij, Debbie Gwyther, e cila kishte degjeneruar në dhunë fizike. Sipas raportimeve në media, rokeri anglez e kishte kapur për fyti partneren e tij, gjë që ai e hodhi poshtë përmes një reagimi në rrjetet sociale. Megjithatë, tani janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë (CCTV) në Chiltern Firehouse, ku ka ndodhur incidenti. Aty shfaqet këngëtari teksa largohet nga e dashura e tij, e cila vazhdon ta ndjekë. Në atë moment, Gallagher kthehet dhe e kap për fyti Debbien duke e shtyrë prapa. Source: Tendence

Lexo më shumë

Katy Perry përgënjeshtron Keshan, “S’më kanë përdhunuar”

Katy Perry dëshmoi kundër pretendimeve të forta se producenti Dr. Luke e ka përdhunuar. Pluhuri u ngrit pas denoncimeve nga këngëtarja Kesha. Tani Dr. Luke ka paditur Keshan për shpifje, duke e akuzuar se i ka thënë koleges Lady Gaga se ai e ka sulmuar seksualisht Katy Perryn në vitin 2016. Në gjykatë, Katy konfirmoi se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie seksuale apo romantike me Dr. Luke dhe mohoi se ai e ka droguar dhe përdhunuar. Në një deklaratë të publikuar nga Dr. Luke, thuhet: “Akuza false që ka krijuar Kesha se është përdhunuar u pranua gjerësisht, duke dëmtuar në mënyrë të pariparueshme reputacionin tim”. Por, skuadra ligjore e Keshas mohon që këngëtarja të ketë të bëjë me përhapjen e ...

Lexo më shumë

Eddie Murphy, baba për të dhjetën herë

Eddie Murphy do të bëhet baba për të dhjetën herë. Aktori 57-vjeçar është në pritje të fëmijës së dytë me 39-vjeçaren Paige Butcher. Ardhja në jetë është parashikuar për në dhjetor. Çifti, që janë bashkë prej vitit 2012, kanë edhe vajzën 2 vjeçe Izzy Oona. Aktori e zgjeron kështu familjen e madhe të tij. Murphy është baba i Eric, 29 vjeç, lindur nga marrëdhënia me Paulette McNeely, Bella Zahra, 16, Zola Ivy, 18, Shayne Audra, 23, Miles Mitchell, 25, Bria, 28, të lindur nga martesa me Nicole Mitchell. Murphy ka edhe një djalë 27 vjeç, Christian, me Tamara Hood dhe vajzën 11-vjeçare Angel Iris me Mel B të ish-“Spice Girl”, me të cilën nuk ka marrëdhënie shumë të mira. “Kam ...

Lexo më shumë

Ed Sheeran është martuar dhe asgjë s’u bë publike

Ed Sheeran njihen si person që nuk dëshiron ta bëjë publike jetën private dhe po në mënyrë sekrete ka bërë hapin e madh në jetën e tij. Këngëtari britanik praktikisht e konfirmoi se është martuar me Cherry Seaborn, shtatë muaj pasi njoftuan fejesën. Gjatë një interviste për “Access”, Sheeran la të kuptohet se çifti është martuar pa e parë vesh asnjë. Gazetari e pyeti këngëtarin për përgatitjet për dasmën, për detajet dhe Sheeran duke qeshur, tregoi rrethin në gishtin e unazës. “Urime, mik! Kjo është fantastike. Si ka mundësi që ke anashkaluar publikimin”? “Epo, unë në përgjithësi nuk i bëj gjërat private publike” – deklaroi Ed, pra jo një konfirmim i plotë, por gjithsesi një pohim.   Source: Tendence

Lexo më shumë

Princi William ka një shenjë fiks si të Harry Potter

Pasi zbuluam shenjën 7 cm në kokën e Kate Middlteton, të shkaktuar nga një operacion misterioz kur ishte fëmijë, zbuluam se edhe bashkëshorti i saj, Princ William ka një të tillë. Shenja e William ndodhet pikërisht në vendin ku e ka dhe një nga personazhet e dashur të filmave, Harry Potter. Dhe në fakt princi e quan atë “Shenja e Harry Potter”. Mesohet se ai është qëlluar me një shkop golfi kur ishte 13 vjeç dhe kjo me siguri është një nga historitë më qesharake.   Source: Tendence

Lexo më shumë

Donald Trump ngatërron ngjyrat e flamurit amerikan

Donald Trump është vënë në shënjestër për ngatërrimin e ngjyrave të flamurit amerikan. Fundjavën që sapo lamë pas Trump së bashku me Zonjën e Parë dhe Sekretarin e Shëndetësisë kanë bërë një vizitë në spitalin e fëmijëve në Ohio. Kjo vizitë kishte për qëllim ndërgjegjësimin për përdorimin e opioideve e medikamenteve të tjera për të qetësuar dhembjet dhe teksa luante me fëmijët ai është kapur duke bërë ‘gafën’ e radhës. Në fotot e postuara në “Twitter” nga Alex Azar, njerëzit vunë re se Presidenti kishte ngjyrosur gabim vijat e flamurit amerikan. Ai kishte përdorur ngjyrën blu në vend të së bardhës dhe së kuqes. Donald Trump është kritikuar ashpër nga përdoruesit e këtij rrjeti social për faktin se Presidenti i ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin