Kategoritë: ArkivaTENDENCË

Aktorja e famshme turke në telashe të mëdha për shkak të borxheve

Aktorja e njohur turke, Nurgul Yesilcay, i është kthyer sheshit të xhirimit pas një kohe të gjatë, sipas lajmeve nga zëdhënësi i saj, Emre Çevik. Por tashmë, Gylseren, roli me të cilin ajo u identifikua nga seriali “Fate të Kryqëzuara”, është përfshirë nga telashe të tjera për shkak të një biznesi që kishte së bashku me motrat. Sipas medieve turke, një dyqan me veshje nusërie, që aktorja dhe motrat e menaxhonin prej vitesh në Izmir, është sekuestruar për shkak të borxhit që nuk kishin paguar. Mësohet se borxhi i aktores dhe familjes së saj shkonte më shumë se 10 mijë paund. Pas lajmeve që u publikuan në lidhje me këtë, Nurgul Ye?ilçay dha vetëm një deklaratë të shkurtër: “Është një ...

Lexo më shumë

Tragjike! Gjendet i vdekur skenaristi në festën e George Clooney

Tragjedi shokuese në festën e organizuar nga George Clooney në një lokal të mirënjohur në Romë, për të festuar fundin e xhirimeve të serialit “Catch-22”, ku bën pjesë edhe aktori i famshëm. Sipas asaj që raportohet në shtyp, në fund festës, trupi i pajetë i skenaristit italian Glauco Trasselli u gjet në tualetin e lokalit. Koleget e Trasellit, vunë re mungesën e skenaristit dhe nisen ta kërkonin dhe pas më shumë se një ore punëtoret e lokalit e gjeten, por ishte tepër vonë. Për momentin, hipotezat që hidhen janë atak kardiak ose helmim nga ushqimi, por arsyen pritet ta japë autopsia. Trasselli njihet për punën në filmat: “Avengers: Age of Ultron”, “The Rite”, “Ben-Hur” dhe “Jumper”. Source: Tendence

Lexo më shumë

Angelina Jolie drejt kolapsit, ka përfunduar në 35 kg

Ka qenë një vit i vështirë për aktoren Angelina Jolie, që pas ndarjes me bashkëshortin Brad Pitt dhe procedurave të zgjatura të divorcit. Problemi më i madh mes tyre tani është kujdestaria e fëmijëve dhe beteja këtu ka qenë më e ashpër. Stresi, ankthi dhe gjithë situata nuk kanë ndikuar për mirë te aktorja, që sipas një personi të afërt me të është drejt kolapsit. Është dobësuar aq shumë saqë mund të ketë arritur në 35 kg. “Angie nuk po ha thuajse fare dhe ka arritur në rreth 35 kg. Është në një gjendje jo të mirë emocionale dhe psikologjike dhe është drejt kolapsit. Praktikisht po jeton me kuba akulli. Është bërë anoreksike, lëkura po i varet dhe kockat duket ...

Lexo më shumë

“Happy birthday”, kur ta këndon Elton John është super ditëlindje

Festë ditëlindjeje para kohe për djalin e dytë të David e Victoria Beckham, Romeo, që më 1 shtator mbush 16 vjeç. Darka e organizuar nga kumbarët e tij, Elton John e David Furnish, u shtrua në një lokal luksoz në jug të Francës, ku familjet ndodhen me pushime. Të pranishëm ishin edhe tre fëmijët e tjerë të çifti, Brooklyn, Cruz dhe Harper. Dhurata e këngëtarit ishte torta me çokollatë dhe sipër një disk i artë. Dhe me këtë rast nuk mund të mungonte kënga e ditëlindjes, që kur ta këndon Elton John është gjithnjë speciale.  Videon e momentin të gëzueshëm mami Victoria e postoi në “Instagram”. Early birthday celebrations! X From the best godparents @eltonjohn @davidfurnish x kisses x A post ...

Lexo më shumë

Salma Hayek, ceremoni rimartese surprizë në Bora Bora

Një skenar fantastik në Bora Bora dhe një surprizë që e la pa fjalë. Salma Hayek dokumentoi në profilin e saj në “Instagram” fotot e ceremonisë romantike të rinovimit të betimeve të martesës me të shoqin, miliarderin francez Francois-Henri Pinault. “Vera është drejt fundit dhe momenti më i bukur ishte kur bashkëshorti im më surprizoi me një ceremoni festive për të rinovuar betimet tona. Fustani nuk është ai që do të doja të kisha në dasmën time, por më thanë që do të shkoja në një qendër trajtimi”. Kështu shkroi aktorja në profilin e saj në rrjetin social. Çifti është njohur në vitin 2006 dhe në shtator 2007 u bënë prindër të vajzës Valentina Paloma. Pas një ndarjeje të shkurtër, ...

Lexo më shumë

Gerard Depardieu hetohet për përdhunim

Aktori Gerard Depardieu po hetohet nga drejtësia franceze, për akuzën e përdhunimit. Kështu bëjnë të ditur mediet vendase, mes të cilave “BFM TV” dhe “Le Parisien”. Denoncimi është bërë më 27 gusht nga një aktore dhe balerinë, rreth të njëzetave. “Gerard Depardieu konteston në mënyrë absolute çdo lloj agresioni apo përdhunimi”, – deklaroi avokati i aktorit francez, Herve Temime. Source: Tendence

Lexo më shumë

Shtëpia e Avicii shitet për një shumë marramendëse

Dj i famshëm Avicii rreth 4 muaj më parë u nda nga jeta në mënyrë tragjike pasi ndodhej me pushime. Teksa ende kujtohet me shumë dashuri dhe pikëllim, së fundmi mësohet se shtëpia e tij është shitur me një marrëveshje jashtë tregut nga familjarët. Rezidenca e tij në kodrat lindore të Hollywood-it i është shitur një personi, identiteti i të cilit do të mbahet i fshehtë, për plot 17.5 milionë dollarë. Kjo shtëpi është blerë nga Dj dhe producenti i ndjerë në vitin 2013 menjëherë pasi korri sukses të jashtëzakonshëm me hitet e tij “Hey Borther” dhe “Wake Me Up”. Source: Tendence

Lexo më shumë

Një vit pas ndarjes së bujshme, çifti i njohur rikthehet sërish bashkë

Chris Pratt dhe Anna Faris trishtuan të gjithë fansat një vit më parë me lajmin se kishin vendosur t’i jepnin fund martesës 8-vjeçare. Mirëpo disa foto të publikuara nga mediet amerikane kanë ngritur dyshimet për një ribashkim të mundshëm të dy aktorëve. Ata u fotografuan në një park dy ditë radhazi, teksa ecnin së bashku me vogëlushin e tyre. Dhe kaq mjaftoi që fansat të dilnin në përfundimin se ata janë penduar për divorcin dhe janë sërish bashkë. Source: Tendence

Lexo më shumë

Në Itali nuk shkëlqen vetëm Cristiano Ronaldo

Festivali i filmit në Venecia, ngriti siparin e edicionit të tij të 75-të, teksa shumë yje, të veshur me markat më të mira, parakaluan në tapetin e kuq. Mes të ftuarve ishte edhe e fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, e cila kishte preferuar një fustan transparent, që i rrinte i ngjeshur pas trupit. Bukuroshja spanjolle tërhoqi vëmendjen me format e saj vërtetë joshëse, ndërsa fotografët nuk e humbën mundësinë të fiksojnë imazhe gjatë parakalimit të saj. Source: Tendence

Lexo më shumë

Drake në një romancën me mbesën e Michael Jackson

Këngëtari i famshëm është ndër artistët që më së shumti përflitet rreth lidhjeve dashurore, megjithëse ato nuk i zgjasin shumë. Tashmë thuhet se Drake ka nisur një romancë me Bella Harrisin, vajzën e Janet Jackson, e cila është motra e të mbretit të popit, Michael Jackson. Sipas burimeve, 18-vjecarja ka qenë mikeshë me reperin për një kohë të gjatë, por kohët e fundit kanë nisur lidhjen e dashurisë. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin