Autorët: ArkivaDIGITALB

Ja kur nisin xhirimet e “Black Widow”

“Marvel” po përshpejton produksionin për filmin e shumëpritur mbi personazhin e Vejushës së Zezë, me protagoniste Scarlett Johansson. Mësohet se xhirimet e këtij projekti do të nisin më 28 shkurt të këtij viti. Johansson e ka interpretuar Natasha Romanov në shtatë filma, mes të cilëve “Iron Man 2”, “Avengers”, “Capitan America: Winter Soldier”, “Avengers: Age of Ultron”, “Capitan America: Civil War”, “Avengers: Infinity War” dhe në atë të radhës “Avengers 4”. “Black Widow” do të ketë për regjisor Cate Shortland dhe për skenarist Jac Schaeffer. Filmi do të jetë një prequel i ambientuar para ngjarjeve të “The Avengers”. Source: Televizion

Lexo më shumë

Seriali i ri “The Sopranos”, djali i James Gandolfini si Tony Soprano i ri

“The Many Saints of Newark” më në fund ka gjetur edhe Tony Sopranon e ri, Michael Gandolfini, djali i James Gandolfini, i cili ka interpretuar rolin e protagonistit në dramën origjinale të HBO-së. “The Many Sains of Newark” është pararendësi televiziv i “The Sopranos”, seriali i “HBO”-së që kishte për protagonist aktorin e ndjerë James Gandolfini dhe që përfundoi rreth 12 vjet më parë. Seriali, i shkruar dhe drejtuar nga David Chase në bashkëpunim me Lawrence Conner, do të ambientohet në vitet ’60. Në këtë periudhë komuniteti italo-amerikan dhe ai afro-amerikan nuk e shihnin me sy të mirë njëri-tjetrin dhe divergjencat mes gangsterëve rivalë shpesh kishin dhe pasoja fatale. Source: Televizion

Lexo më shumë

Pas lajmit për përdhunim, reagon Chris Brown

Këngëtari Chris Brown u arrestuar në Paris dhe me pas u la i lire, pasi akuzohej për përdhunim. Një 24-vjeçare e denoncoi atë duke thënë se është sulmuar seksualisht nga 29-vjeçari në një nga hotelet e Parisit. Por, kundrejt këtyre deklaratave ka reaguar vet Brown në rrjetin social “Instagram”. “Unë dua ta bëj këtë krejtësisht të qartë…kjo është gënjeshtër dhe e pakuptimtë! Kurrë! Për vajzën time dhe familjen time, kjo është kaq e pakuptimtë dhe është kundër karakterit dhe moralit tim”, ka shkruar Chris Brown. Source: Tendence

Lexo më shumë

Gjithçka duhet të dini për “Voilà”!

Xhesi Muçaj ishte e ftuara e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në Pesë”, për të folur mbi emisionin më të ri nën moderimin e saj. Bëhet fjalë për një program të quajtur “Voilà”, i cili shumë shpejt do të nisë të transmetohet në kanalin e “YouTube” të Top Channel, të premteve në orën 19:00. Gjatë bisedës në studio, Xhesi zbuloi pak më shumë rreth formatit, duke theksuar që në qendër të vëmendjes do të jenë lajmet ekskluzive dhe reale nga showbizzi shqiptar dhe ai i huaj. Ndër të tjera, intervistat me personazhet publikë do të jenë tepër të veçanta, me pyetje ngacmuese dhe përgjigje të shpejta e të sinqerta. Source: Televizion

Lexo më shumë

Ai e goditi me top, tifozja kërkon darkë me Ronaldon

Elena Di Martino është një super tifoze e Juventusit, e cila ishte në stadium për të ndjekur ndeshjen mes ekipit të Torinos dhe Chievo-s. E ulur pikërisht pas portës në “Allianz Stadium”, ajo është goditur në fytyrë nga një top i gjuajtur nga Cristiano Ronaldo. “Të goditesh në fytyrë me një top nga Cristiano Ronaldo nuk i ndodh të gjithëve. Faleminderit tifozëve të tjerë që ishin në stadium për suportin”-shkruan Elena. 46 vjeçarja ka dhe një kërkesë për yllin portugez, si për ti “shlyer” dëmin që i bëri: “Cristiano është një idhull, por tani, pas kësaj goditje që mora, pres një ftesë për darkë!”. Source: Tendence

Lexo më shumë

“Alita: Battle Angel” debuton më 14 shkurt

“Alita: Battle Angel” do të vijë në kinema më 14 shkurt. Por një esencë në 3D do të jepet më 6 shkurt për një publik të ngushtë në “UCI”, ku spektatorët do të mund të asistojnë në një version edhe më të mahnitshëm të filmit të Robert Rodriguez, i trajtuar nga fabula e Yukito Kushiro. Në qendër të historisë, që është ambientuar në shekullin xx, është Alita, që nuk mban mend asgjë nga e kaluara e saj. Por pasi e “rindërtojnë”, Alita nuk njeh asgjë nga bota që e rrethon dhe gjithçka i duket e re. Ido tenton ta mbrojë nga e shkuara e saj misterioze, ndërkohë që miku i saj i ri, Hugo, propozon që ta ndihmojnë t’i kthejnë ...

Lexo më shumë

Victoria Beckham flet më në fund për ndarjen nga David

Ka muaj që në median rozë flitet për ndarjen e çiftit të famshëm David dhe Victoria Beckham. Edhe pse ata gjithmonë e kanë mohuar një gjë të tillë, ka diçka që i bën këta portale të shkruajnë pa fund rreth kësaj çështjeje. Për herë të parë në një intervistë të dhënë së fundmi, stilistja e famshme u shpreh shumë e irrituar kundrejt këtyre gënjeshtrave. “Jam shumë e irrituar që njerëzit besojnë trillime të tilla. Unë dhe David jemi për mrekulli, në këtë moment ai është në Londër duke u kujdesur për fëmijët”. Source: Tendence

Lexo më shumë

Meghan befason sërish, trendy dhe me xhinse të grisura

Duket sikur Meghan Markle është prej një jete dukeshë, sa kemi harruar si dukej ajo në një ditë të zakonshme, pa angazhime. Më në fund dikush ka fotografuar Meghan, ndërsa po shijonte një drekë në një restorant me drejtorin e saj të komunikimit, Christian Jones, në Londër. Sipas “Backgrid”, Jones dukej shumë i vëmendshëm dhe mori gjithë kohës shënime, para se të largoheshin me rojet e sigurisë. Meghan ishte e veshur thjeshtë, me xhinse të grisura të markës “H&M” dhe këpucë. megh Source: Tendence

Lexo më shumë

Nominimet “Oscar”, “Black Panther” bën histori

“Black Panther” mori nominimin si “Filmi më i mirë” për “Oscars 2019”, duke u bërë kështu i pari film me superhero që bëhet pjesë e kësaj kategorie. Qëkur debutoi në shkurt 2018, filmi i Ryan Coogler është parë si një që mund të bëjë histori. Duke treguar një ngjarje me tema sociale e kulturore, Coogler e “Marvel” ishin në gjendje të krijonin një film që e tejkalonte statusin e tij “i animuar” dhe bëhej diçka më e thellë për njerëzit e të gjithë botës. Source: Televizion

Lexo më shumë

Evazion fiskal, Ronaldo paguan 18.8 milionë euro gjobë

Cristiano Ronaldo ka mbyllur një herë e mirë llogaritë që kishte me drejtësinë në Spanjë, ku kishte një proces të hapur për evazion fiskal. CR7 ka rënë dakord që të mbyllë me marrëveshje gjyqin me autoritetet tatimore spanjolle. Ylli portugez i Juventusit do të paguajë 18.8 milionë euro dhe ka pranuar dënimin me 23 muaj burg, që sigurisht nuk do të zbatohet, pasi për dënime të këtij karakteri, kur janë më pas se dy vite, nuk bën burg (Ronaldo nuk ka precedent penal).  Ai akuzohej për katër krime financiare, që i ka kryer mes viteve 2011 dhe 2014, duke shmangur 14.7 milionë euro taksa. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin