Autorët: ArkivaDIGITALB

Nominimet “Oscar 2019”, ja kandidatët

“Academy Awards” publikoi nominimet për edicionin e 91-të të ndarjes së çmimeve “Oscar”, që do të zhvillohet më 24 shkurt, në “Doldby Theatre”, në Los Anxhelos. “The Favourite” dhe “Roma” me nga 9 nominime, “Vice” me 8 dhe “A Star Is Born” me 7, dominojnë  kandidaturat. Ja të gjitha nominimet e “Oscar 2019”:   Best Picture “Black Panther” “A Star Is Born” “Roma” “The Favourite” “Vice” “Bohemian Rhapsody” “Green Book” “BlacKkKlansman”   Best Actress Glenn Close, “The Wife” Lady Gaga, “A Star Is Born” Yalitza Aparicio, “Roma” Olivia Colman, “The Favourite” Melissa McCarthy, “Can You Ever Forgive Me?”   Best Actor Christian Bale, “Vice” Bradley Cooper, “A Star Is Born” Viggo Mortensen, “Green Book” Willem Dafoe, “At Eternity’s Gate” Rami ...

Lexo më shumë

Chris Brown u prangos në Paris nën akuzën e përdhunimit

Chris Brown sërish në telashe me drejtësinë. Reperi amerikan u prangos nga policia në Paris, me akuzën e përdhunimit, së bashku me dy të tjerë, të një vajze 24 vjeçe. Sipas “Le Parisien”, ngjarja në fjalë ka ndodhur në natën mes 15 e 16 janarit. Në vitin 2009, Brown bëri bujë mediatike sepse rrahu të dashurën e asaj kohe, këngëtaren Rihanna, dhe u dënua me shërbim ndaj komunitetit. Media franceze shkruan se reperi e ka njohur vajzën në një diskotekë në qendër të Parisit, ndërsa përdhunimi supozohet të ketë ndodhur në dhomën e hotelit ku qëndronte reperi. Sipas vajzës, ajo u ftua në dhomë bashkë me të tjerë persona, por u gjend e vetme përballë Brown. Thuhet se në aktin ...

Lexo më shumë

“Apple” përforcon shërbimin streaming me Ron Howard

Lançimi i shërbimit streaming të “Apple” është parashikuar për këtë vit, përmes së cilës kompania synon të konkurrojë kolosë si “Netflix” dhe “Amazon Prime”. Kompania amerikane firmosi një akord me atë të regjisorit Ron Howard, e specializuar për dokumentarë. “Imagine Documentaries”, e Brian Grazer dhe Ron Howard, në vitet e fundit ka realizuar dokumentarë të frymëzuar nga artistë dhe grupe, si “The Beatles: Eight Days A Week”, “Jay-Z Made in America” dhe “Kate Perry: Part of Me”. Nuk është hera e parë që “Apple” nënshkruan marrëveshje të këtij tipi. Ka arritur të marrë një sërë dokumentarësh muzikorë, shumica e të cilëve të përqendruar te bota e hip hopit, të disponueshme në “Apple Music”. Në shtator bëri të vetën “The Elephant ...

Lexo më shumë

Donald Trump i nominuar si aktori më i keq në “Razzie Award”

Si çdo vit, përpara se të zbulohen nominimet për “Oscar”, publikohen ato për “Razzie Awards”, çmimet e ndara nga “The Golden Raspberry Award Foundation”, për filmat më të këqij të vitit të kaluar. Përveç “Gotti” e “Holmes & Watson”, që dominuan me nga 6 nominime secili, bie në sy edhe emri i presidentit amerikan Donald Trump, i kandiduar për rolin e vetes së vet në “Fahrenheit 11/9”, film i Michael Moore dhe në “Death of a Nation”, dokumentari pro-Trump. Edhe e shoqja, zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, është mes nominimeve si aktorja më e keqe joprotagoniste, “falë” “Fahrenheit 11/9”. Ceremonia e “Golden Raspberry Awards”, e njohur si “Razzie Awards”, zhvillohet në Los Anxhelos, një ditë përpara asaj “Oscar”, ...

Lexo më shumë

“Sex and the City”, Carrie Bradshaw do të rikthehet

“Mikesha ime e vjetër do të rikthehet. Do të bashkëpunojë me një markë të madhe dhe do të mbështesë një kauzë që të gjithë e duam”. Me një video të postuar në rrjetet sociale, Sarah Jessica Parker njoftoi fansat se personazhi i saj i serialit “Sex and the City”, Carrie Bradshaw do të rishfaqet. Në video, SJP ecën në rrugët e New York-ut, me një fund me tyl, një çantë të vogël në dorë dhe këpucë me taka, por se ku, kur dhe si do të shfaqet Carrie mbetet ende një mister. Nga fjalët e aktores, mendohet se bëhet fjalë për një nismë bamirësie për një prej shumë projektet që mbështet.   View this post on Instagram   My old ...

Lexo më shumë

FOTO/“Captain Marvel”, shikoni Jude Law si lideri i Starforce

“Captain Marvel” nuk hedh shumë dritë rreth rolit të Jude Law. “Empire” publikoi foton e parë të aktorit të famshëm duke e quajtur atë liderin e Starforce, por pa treguar sesi quhet. Në filmin “Captain Marvel” roli kryesor i është ndarë një femre superheroine, të cilën e luan Brie Larson. Ngjarja është vendosur në vitet ’90 dhe tregon protagonisten Carol Danvers (Brie Larson) që bëhet ndër superheronjtë më të fuqishëm në univers. Premiera e “Captain Marvel” është caktuar për datën 8 mars të këtij viti. Source: Televizion

Lexo më shumë

Ja kush janë fituesit e më shumë statujave “Oscar” në histori

“Oscar”-i është një ndër ceremonitë më të pritura të vitit, në botën e kinematografisë, ku ndahen çmime prestigjioze për filmat dhe aktorët. Eventi i këtij sezoni zhvillohet më 24 shkurt. Ndër vite ka statistika për ata që kanë marrë më shumë statuja “Oscar” në historinë e kësaj industrie. Fituesi më i madh i “Oscar”-ëve në histori është Walt Disney, i cili ka marrë 26 trofe gjatë gjithë karrierës së tij, nga 59 nominime. Walt i fitoi çmimet gjatë viteve 1932-1969, shumicën në kategorinë “Best animated short”, për tetë vjet rresht, nga 1931-1939. Aktorja me më shumë “Oscar” është Katherine Hepburn, ka fituar katër herë “Best actress”. Pas saj renditet Meryl Streep me tre trofe dhe është nominuar 21 herë. Regjisori ...

Lexo më shumë

Modelja e kolme zbulon të dashurin muzikant

Modelja amerikane Iskra Lawrence më në fund ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se është në lidhje me muzikantin amerikan, Philipp Payne. 28-vjeçarja shkroi në një post se kjo është hera e parë që e shfaq të dashurin në llogarinë personale në “Instagram”. “Unë e di që do të ketë komente dhe gjykime të ndryshme, por nuk më intereson. Doja t’i tregoja botës”, shkroi ajo. Source: Tendence

Lexo më shumë

Zbulohet kur ka nisur lidhja mes Brad Pitt dhe Charlize Theron

Në media raportohet se dy aktorët e njohur hollivudianë kanë nisur një romancë dashurie. Brad Pitt dhe Charlize Theron janë takuar në vitin e kaluar gjatë xhirimit të një reklame – bëjnë të ditur burimet e revistës “People”. “Rreth gjashtë muaj më parë, ata xhiruan një reklamë bashkë. Që atëherë kanë kaluar kohë së bashku. Por, gjithçka që ka ndodhur pas asaj, mbetet të shihet”, ka thënë një burim. Aktori 55-vjeçar dhe aktorja 43-vjeçare kanë xhiruar një reklamë për markën e orëve, Breitling, me Adam Driver. Source: Tendence

Lexo më shumë

Hobbs dhe Shaw, miq apo armiq në spinoff-in e “Fast & Furious”?

Luke Hobbs (Dwayne Johnson) dhe Deckhard Shaw (Jason Statham) do të kenë filmin e tyre “Hobbs & Shaw”, spinoff-i i sagës “Fast & Furious”. Por, ata do të jenë miq apo armiq? Ja gjithçka që duhet të dini rreth marrëdhënies së tyre në filmin e ardhshëm. Hobbs dhe Shaw do të jenë kryesisht të ndryshëm, por do të detyrohen të bashkohen. Dwayne Johnson foli më shumë rreth marrëdhënies së tyre në filmin e ri. ”Në ‘Hobbs & Shaw’, ata ende kanë një kimi të ashpër dhe janë të kundërt me njeri-tjetrin në të gjithë kuptimin, nga janë, mënyra sesi flasin, filozofitë e ndryshme dhe cilat janë vlerat thelbësore të tyre. Por megjithatë, ata ende e kanë këtë tërheqje magnetike që ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin