Autorët: ArkivaDIGITALB

Eminem, vjen dokumentari në RV “Marshall From Detroit”

“Marshall From Detroit” është dokumentari i ri mbi Eminem, që do të prezantohet në “Sundance Festival”, që starton më 24 janar deri më 3 shkurt. Pak orë më parë u publikua dhe traileri zyrtar i tij. Në “Marshall From Detroit”, reperi flet hapur për qytetin e tij, gjatë një rrugëtimi të gjatë në makinë, intervistuar nga Sway Calloway. Projekti, i realizuar nga “Felix & Paul Studios”, u xhirua në realitetin virtual dhe mund të shihet në 360°, falë përdorimit të një kursori.   Source: Tendence

Lexo më shumë

Sylvester Stallone sjell biografikun mbi Edgar Allan Poe

Sylvester Stallone po punon prej vitesh për skenarin e filmit biografik mbi shkrimtarin Edgar Allan Poe dhe me sa duket është në rrugë të mbarë. Gjatë karrierës së tij, Stallone ka qenë skenarist i filmave që kanë lënë shenjë në kinematografi, si “Rocky”, “Rambo”, “Staying Alive”, “Cliffhanger”, “The Expendables” dhe “Creed II”. Sly postoi në “Instagram” një video, ku i premton fansave se do të përfundojë skenarin për biografikun mbi Allan Poe, për të cilin po punon prej dekadash: “Është rrugë e gjatë për të arritur objektivat, por ia vlen ta bësh udhëtimin”. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Highlander” ndryshon projekti, nga kinemaja në tv

Regjisori Chad Stahelski po mendon ta transformojë ribërjen e “Highlander” në një projekt për televizionin. Filmi origjinal i vitit 1986 me protagonist kryesor Christopher Lambert në rolin e Connor MacLeod ishte një sukses, sidomos jashtë SHBA-së. Vazhdimet e filmit të parë nuk ishin të suksesshëm. Në vitin 1992 pati edhe një telefilm spin-off, me Adrian Paul në rolin e Duncan McLeod, nxënësi i Connor. Ndër vite, projekti i “Highlander” mbeti pa u realizuar. Fillimisht u mendua për Ryan Reynolds në rolin e protagonistit. Ndërsa tani, regjisori Stahelski po mendon ta ndryshojë sërish. Gjatë një interviste për “Collider” deklaroi: “Po kërkojmë mënyrën më të mirë  për mos ta shkatërruar. Nuk duam ta bëjmë një film 1 orë e 45 minuta, ku ...

Lexo më shumë

Netflix, e para platformë streaming në “Motion Pictures Association”

Pasi mori nominimin e parë në “Oscar 2019”, me “Roma”, “Netflix” pati një tjetër lajm të gëzueshëm, u përfshi edhe në “Motion Picture Association of America”. Kjo është hera e parë që një studio johollivudiane bëhet pjesë e grupit kryesor të industrisë kinematografike amerikane. Vendimi u aprovua dhe nga gjashtë studiot e tjera të MPAA-së, “Disney”, “Fox”, “Paramount”, “Sony”, “Universal” e “Warner Bros.”, që tani do ta konsiderojnë si të barabartë kompaninë streaming on demand. Source: Teknologji

Lexo më shumë

George e Amal Clooney me fëmijë të tretë, të adoptuar

George dhe Amal Clooney janë tashmë prindër të binjakëve Ella e Alexander, të lindur në qershor 2017, por çifti i njohur i ekranit dëshiron të zgjerojë familjen edhe me një fëmijë tjetër. Gazeta angleze “Heat” shkruan se bashkëshortët Clooney këtë herë po shikojnë për ta adoptuar fëmijën e tretë dhe sipas burimeve, duan një vajzë. Sipas “Heat”, janë disa faktorë që e shtyjnë familjen drejt adoptimit, një prej tyre është dhe se Amal nuk ndjen se mund ta përballojë një tjetër shtatzëni. Arsyeja tjetër është humanitare. Çifti prej vitesh është angazhuar të ndihmojnë personat në nevojë dhe për ta t’i japin një shtëpi një fëmije në vështirësi ka një domethënie të madhe. Source: Tendence

Lexo më shumë

I dashuri i këngëtares shqiptare shkruan librin e parë

I dashuri i këngëtares shqiptare, Dua Lipa është një nga shefat më të njohur të gatimit në Londër. Prej kohësh ai njihet për recetat e veçanta të gatimit dhe më në fund ka vendosur që të sekretet tij të kuzhinës t’i ndajë edhe me publikun.  Isaac Carew ka gati librin e parë me receta, i cili pritet të botohet më 7 mars. Lajmin e ka bërë të ditur Dua në “Instagram”. Këngëtarja njofton se ai ka hapur një restorant dhe përpos tij pret të botojë librin. Dua Lipa dhe Isaac Carew janë kthyer shpesh në kryefjalën e medieve rozë, pasi pak kohë më parë dyshja i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Por pas rikthimit të bujshëm duket se janë më ...

Lexo më shumë

“Top Talent” vjen ndryshe në sezonin e dytë

“Talent Show” në kërkim të gazetarëve, prezantuesve, si dhe këtë sezon shtohet edhe kategoria e interpretuesve në zhanre të ndryshme si kërcim, numra shpejtësie, shpikje, pantomim, akrobatë etj., rikthehet në sezonin e dytë në Top Channel. Këtë sezon, në kategorinë e talenteve të veçantë, fituesit do të fitojnë një çmim të konvertuar në një vlerë monetare, si dhe gazetarët dhe prezantuesit më të talentuar, që do të fitojnë në mbrëmjen finale, do të ketë për secilin nga një çmim. “Show” do të vijë i ndryshuar edhe në emrat e jurisë dhe prezantim, emrat të cilët do të zbulohen së shpejti. Të gjithë mund të aplikoni në “website”-n e Top Channel, aplikimet janë të hapura deri në datën 20 shkurt 2019. ...

Lexo më shumë

Tendenca që do “çmendë” nuset këtë vit, fustanet nudo

Këtë vit do të zbulohet guximi i nuseve me fustanet e martesës. Një stiliste australiane ka krijuar fustanin, të cilin e quan “nudo”. Ky trend ka tërhequr shumë yje botërorë si Kim Kardashian, Beyonce dhe Rihanna, të cilët janë shfaqur në tapetin e kuq me këtë lloj stili. Stili i guximshëm ka një copë të bardhë të ndërthurur me një copë bezhë poshtë që jep idenë sikur nusja është lakuriq. Sipas stilistes Grace, ky lloj fustani është për femrat që janë pasionante dhe me vetëbesim të lartë. Source: Tendence

Lexo më shumë

Jean-Claude Van Damme nuk ndalet, protagonist i “We Die Young”

Çdo jetë ai vlen ta shpëtosh. Pas “Bouncer”, Jean-Claude Van Damme është protagonisti i filmit “We Die Young”. Filmi fokusohet në luftën e bandave në Washington DC, duke treguar historinë e një 14-vjeçari, i cili hyn në një bandë. Ai dëshiron ta mbajë të sigurt vëllanë e tij më të vogël, por tashmë është duke u rekrutuar. Kur një veteran lufte vjen në lagje, ata shohin një mundësi për hakmarrje dhe për të dalë përpara se të jetë tepër vonë. Source: Televizion

Lexo më shumë

Komediani i njohur ndahet nga jeta në moshe të re

Komediani, Kevin Barnett, i cili e ka shkruar dhe është shfaqur në serialin “Rel” të Fox është ndarë nga jeta në moshën 32-vjeçare në Meksikë. Rrethanat e vdekjes nuk dihen ende. Njoftimi u bë nga Ben Kissel teksa dha lajmin e hidhur për të gjithë fansat e Barnett. “Është shumë prekëse t’ju informojmë për vdekjen e Kevin Barnett. Gëzimi që ai solli në jetën tonë është dhurata më e madhe që kemi marrë ndonjëherë. Kujtojini miqve tuaj nëse i doni ata, sepse kurrë nuk e dini se kur do t’i shihni përsëri. Ne të duam KB“. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin