Autorët: ArkivaDIGITALB

“Fast & Furious” me një film vetëm femëror

Me filmin e Dwayne Johnson e Jason Statham, “Hobbs and Shaw”, më në fund në fazë zhvillimi, duket se universi “Fast & Furious” po hapet drejt spinoff-ëve. Vin Diesel njoftoi zyrtarisht se do të ketë një projekt të ri në botën e “Fast & Furious”, kësaj radhe me një film vetëm femëror, ku dhe skenaristet janë të së njëjtës gjini. “Nicole Perlman, Lindsey Beer dhe Geneva Robertson-Dworet janë shtuar në familjen tonë, si skenariste të këtij projekti”, shkroi Diesel në “Instagram”. Për momentin nuk dihet as titulli dhe as data e premierës, por në javët në vijim priten detaje të reja. Source: Televizion

Lexo më shumë

Pas “Bird Box”, Sandra Bullock tjetër bashkëpunim me Netflix

Sandra Bullock do të bashkëpunojë përsëri me Netflix, pas suksesit të “Bird Box”, por kësaj radhe në rolin e producentes të filmit “Reborn”. Në qendër të historisë është një grua e moshuar që ndahet nga jeta në një spital të Manhattan dhe e gjen veten të rilindur në botën e Adystria, ku e keqja dhe e mira janë në një luftë ku përfshihen edhe dragonjtë. Gruaja ndërmerr një aventurë të pabesueshme vetëm për të gjetur bashkëshortin e saj të vdekur.     Source: Televizion

Lexo më shumë

Vajza e Jean-Claude Van Damme: Një ditë dua të vizitoj Shqipërinë

Bianca është vajza e aktorit të famshëm Jean-Claude Van Damme, me filmat e të cilit shumë prej shqiptarëve janë rritur. Ajo kërkon të ecë në gjurmët e të atit, por pranon se diçka e tillë nuk është e lehtë. Në një intervistë për revistën “Class”, Bianca ka shfaqur dëshirën që të vizitojë edhe Shqipërinë. “Më pëlqen aktrimi edhe pse mua më frikësojnë kamerat, megjithatë të fshihesh pas një personazhi është diçka që të jep siguri. Te jesh vajza e Jean-Claude Van Damme e ka bërë edhe më të vështirë. Jam nën një hije dhe automatikisht jam futur në një kategori të caktuar nga e cila është shumë e vështirë të dal, kur apo nëse është e nevojshme. Nuk kam qenë ...

Lexo më shumë

Zbuloni filmin e ri të Nicolas Cage

Nicolas Cage rikthehet në ekran me një projekt të ri. Aktori i famshëm do të jetë protagonisti i filmit “Color Out Of Space”. Në qendër të historisë ndodhet familja Garner që transferohet në një zonë rurale të New England dhe ndërsa po ambientohet me jetën e re, gjendet përballë një meteori të rënë në kopshtin e shtëpisë së tyre. Objekti misterioz duket se bashkohet me tokën, duke e infektuar atë dhe poseduar prona të çuditshme. Familja pastaj zbulon se forca e huaj ndryshon çdo formë të jetës që prek, duke përfshirë edhe veten e tyre. Source: Televizion

Lexo më shumë

“The Beach Bum” sjell Matthew McConaughey në një version ndryshe

“The Beach Bum” është filmi i ri, “i çmendur”, i drejtuar nga nga Harmony Korine. Traileri i ri i publikuar tregon sërish fituesin e çmimit “Oscar”, Matthew McConaughey, në rolin e poetit të Miami, Moondog, që adhuron “jetën e shthurur” dhe që ndërmerr një udhëtim në zbulimin e vetes. Në kast janë edhe Isla Fisher, Martin Lawrence, Zac Efron, Jonah Hill, Snoop Dogg dhe Jimmy Buffet. Xhirimet e filmit, që do të dalë në kinema më 29 mars, janë zhvilluar në Miami dhe protagonisti ka zbuluar se ka pirë edhe marijuanë në set, si pasojë e një shakaje të Snoop Dogg. Source: Televizion

Lexo më shumë

Klipi i shqiptares shkakton reagim

Shqiptarja Ava Max gjendet në krye të top listave britanike me këngën e saj të fundit, shumë të suksesshme, “Sweet but psycho”. Megjithatë, këngëtarja 24-vjeçare ka sjellë polemika me videon muzikore të këngës, në të cilën ajo luan një femër të fiksuar ndaj një burri. Videoja është “një paketë që ndihmon për të inkurajuar dhe mbështetur stigmën”, sipas një letre të hapur nga Aleanca “Zero”, në Mbretërinë e Bashkuar, e cila u del në ndihmë njerëzve depresivë dhe vetëvrasës. Në këtë letër të kësaj Aleance thuhet: “Tekstet e këngëve dhe videot (që përmbajnë skena të dhunës dhe kërcënimit të paarsyeshëm që përfshijnë një shkop bejsbolli, shigjetat dhe thikat) nënvizojnë rastësisht perceptimet negative të shëndetit mendor – shkurtimisht është një paketë ...

Lexo më shumë

“Delegacioni” shpërblehet në Trieste Film Festival 2019

“Delegacioni”, me skenar të Artan Minarolli e me regji të Bujar Alimani është shpallur fitues në kategorinë “Best Feature Film” në Trieste Film Festival 2019. Tetor 1990, regjimi komunist në Shqipëri po përpiqet të mbajë pushtetin. Një delegacion evropian vjen në Tiranë për të monitoruar zbatimin e reformave të qeverisë – një parakusht i madh që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo është marrë fshehurazi nga një burg i largët dhe është sjellë në kryeqytet. Ai ka qenë një i burgosur politik për 15 vjet. Tani ai është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për qeverinë. Delegacioni evropian udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Detyra e tij është të kontrollojë progresin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. ...

Lexo më shumë

Anne Hathaway rrëfen “sakrificat” që ka bërë për djalin e saj

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “The Ellen DeGeneres Show”, Anne Hathaway ka treguar se kishte vendosur ta linte alkoolin, në mënyrë që t’i përkushtohej në tërësi djalit të saj. Edhe pse nuk është prirë për sjellje të pahijshme, aktorja ka thënë se nuk dëshiron të jetë e turbullt kur është në afërsi të djalit trevjeçar. Hathaway është martuar me aktorin dhe biznesmenin, Adam Shulman, në vitin 2012 dhe kanë një djalë së bashku, Jonathan (i lindur në vitin 2016). “E kam ndërprerë konsumimin e alkoolit që nga tetori dhe dua të jem e kthjellët së paku në 18 vitet e ardhshme. Nuk më pëlqen gjendja e dehur kur e kam djalin në shtëpi. Ai ka nevojë për mua gjatë gjithë kohës, ...

Lexo më shumë

Taylor Swift do të jetë Bombalurina në muzikalin “Cats”

Taylor Swift do të rikthehet sërish në ekran si aktore, këtë herë me muzikalin “Cats”, ku do të ketë rolin e maces Bombalurina. Njoftimin e bëri të ditur vetë këngëtarja, duke postuar në rrjetet sociale foton nga sheshxhirimi.   View this post on Instagram   Meow. A post shared by Taylor Swift (@taylorswift) on Jan 22, 2019 at 8:26am PST Bombalurina është një personazh i njohur si keqdashëse, që do gjithnjë të jetë në qendër të vëmendjes. Shpesh mund të bëhet arrogante, sidomos me Grizabella-n, por thellë-thellë Bombalurina ka zemër të mirë. Në produksionin teatral shfaqet shpesh krah mikes së mirë Demeter, një mackë tepër e sofistikuar, por jo sa Bombalurina. Filmi muzikal është projektuar për të dalë në dhjetor ...

Lexo më shumë

Justin e Hailey shtyjnë dasmën, ja arsyeja

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u martuan me një ceremoni të vogël në bashkinë e New York-ut, në shtator, me vetëm dy dëshmitarë të pranishëm. Çifti njoftoi për një dasmë të madhe, për në fund të shkurtit apo në fillim të majit, por tashmë vjen konfirmimi se kjo ceremoni e madhe festive është shtyrë. “TMZ” shkruan se shumë nga personat e ftuar nuk ishin të disponueshëm në periudhën kohore të menduar nga Justin e Hailey dhe kështu që dasma është postuar për një kohë të mëvonshme. Sipas gazetës, duke arritur në këtë pikë, Jailey duan të kenë kohën e duhur për të organizuar gjithçka më së miri. Po mendojnë për një “destination wedding”, një martesë që përfshin dhe një udhëtim. ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin