Autorët: ArkivaDIGITALB

“Spider-Man: Into the Spider-Verse”, me një spinoff tërësisht femëror

Edhe pse “Spider-Man: Into the Spider-Verse” ende s’ka dalë në kinema në të gjithë botën, “Sony Pictures” ka plane të mëdha për versionin e animuar. Pasi njoftoi për vazhdimin, “The Hollywood Reporter” konfirmoi se “Sony Pictures” po punon për një spin-off të animuar, tërësisht femëror, aktualisht pa titull, me regji të Lauren Montgomery dhe skena të Bek Smith. Edhe pse detajet janë të pakta, spinoff-i i “Spider-Man: Into the Spider-Verse” do të ketë për protagoniste Spider-Gwen, e cila do të debutojë pikërisht në këtë film, në dhjetor. Sipas “THR”-së, ka edhe Gra të tjera Merimangë të universit Spider-Man që citohen si kandidate; Spider-Woman, Spider-Girl, Madame Web e Silk. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Mission Impossible 7”, Tom Cruise synon madhështinë për vazhdimin

Me sa duket, Tom Cruise ka disa plane për “Mission: Impossible 7”. Regjisori Christopher McQuarrie tha: “Mund t’ju them vetëm se Tom ka shumë ide dhe të mëdha madje”. Nuk habit fakti që aktori ka menduar për filmin e ardhshëm të sagës aksion. Edhe pse çdo kapitull Cruise rrezikon të lëndohet seriozisht, ai duket sikur jeton për këta filma. Gjatë intervistës me “Collider”, McQuarrie nuk zbuloi se cilat janë idetë e aktorit, por tha se vetëm se mjaftojnë për të nxitur imagjinatën e njerëzve. Për shumë fansat të filmit, “MI 7” mund të zhvillohet në hapësirë, për ta bërë filmin më të jashtëzakonshëm se të tjerët. Christopher McQuarrie tha se një zhvillim i tillë do të kërkonte bashkëpunimin me SpaceX ...

Lexo më shumë

Global Citizen Festival 2018, eventi që nderon Nelson Mandelën

Më 2 dhjetor, në “FNB Stadium”, në Johanesburg, në Afrikën e Jugut, do të zhvillohet “Global Citizen Festival”. Edicioni i këtij viti do të jetë edhe më i rëndësishëm, sepse celebron 100-vjetorin e lindjes së Nelson Mandelës. Për të festuar në mënyrën më të mirë të mundshme, në event do të marrin pjesë emrat më të njohur të muzikës: Beyoncé & Jay-Z Cassper Nyovest D’banj Ed Sheeran Eddie Vedder Femi Kuti Kacey Musgraves Pharrell Williams & Chris Martin Sho Madjozi Tiwa Savage Usher Wizkid Eventi do të prezantohet nga aktori dhe komiku afrikano-jugor Trevor Noah. Të ftuar do të jenë edhe Naomi Campbell, Dave Chappelle, sir Bob Geldof, Gayle King, Bonang Matheba, Nomzamo Mbatha, Tyler Perry e Forest Whitaker. “Global ...

Lexo më shumë

Dakota e Chris, prova të familjes së madhe me Paltrow për Falënderime

Koha për prezantime zyrtare për Dakota Johnson e Chris Martin. Aktorja dhe lideri i “Coldplay” u panë për herë të parë bashkë në tetor 2017 dhe 29-vjeçarja e konfirmoi lidhjen e tyre gjatë një interviste. Sipas medies, çifti e kaloi Ditën e Falënderimeve së bashku me ish-bashkëshorten e këngëtarit, Gwyneth Paltrow, me fëmijët e tyre dhe me bashkëshortin e aktores. Martin dhe Paltrow kanë dhënë prova më parë se kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, madje këngëtari është shoqëruar edhe me bashkëshortin e aktores edhe në raste të tjera. Source: Tendence

Lexo më shumë

Ju kujtohet Anna Kendrick te “Twilight”? Aktores jo

Në vitin 2008, “Twilight” u projektua në kinematë e të gjithë botës, duke lançuar dhe karrierën e Kristen Stewart e Robert Pattinson. Por, ishte edhe i pari film i rëndësishëm për 23-vjeçaren Anna Kendrick, që ishte një aktore relativisht e njohur. Por, me sa duket, Anna e ka harruar që ka pjesë e sagës dhe këtë fazë të karrierës së saj. Aktorja shkri në “Twitter”: “Dreqin! Sapo u kujtova se kam qenë pjesë e “Twilight”. Holy shit. I just remembered I was in Twilight. — Anna Kendrick (@AnnaKendrick47) November 26, 2018 Aktorja ka interpretuar Jessica Stanley, shoqja e Bella Swan, dhe ka marrë pjesë në tre filma. Momenti më i rëndësishëm i saj është te “Eclipse”, kur mban fjalimin për ...

Lexo më shumë

Në Japoni lançohet i pari kanal televiziv 8K

Transmetuesi japonez “NHK” njoftoi se kanali i ri 8K pritet të lançohet më 1 dhjetor. Fillimisht do të transmetojë 12 orë në ditë, nga ora 10:00-22:00. “NHK”-ja do të lançojë gjithashtu në të njëjtën kohë edhe “NHK BS4K”. Kanali 8K do të ofrojë programacion të variueshëm, që nga muzika, filmat dhe dokumentar, por edhe pamje nga Toka, të realizuara nga ISS-ja dhe NASA. “NHK”-ja bëri të ditur se kanali me programacion të plotë në 8K do të startojë prej vitit 2020, fokusuar te Lojërat Olimpike të Verës dhe ato Paraolimpike të Tokios. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Matthew McConaughey të lexon përrallën e natës së mirë, me një aplikacion

Një ndër pikat e forta të Matthew McConaughey është zëri. I ngrohtë, joshës dhe me theks të ëmbël e qetësues. Nuk është rastësi që aktori është angazhuar për të dubluar personazhe në filma të animuar. Pikërisht prej zërit melodioz, McConaughey është bërë pjesë e një aplikacioni, “Calm”, i specializuar për të ofruar prodhime audio që ndihmojnë për t’u qetësuar, përqendruar, medituar, madje dhe për të fjetur mirë. “Calm” e kontaktoi McConaughey për të lexuar “Sleep Story”, ekuivalenti dixhital i atyre që vite më parë në shumë vende të botës quheshin “historitë e natës së mirë”, ato që u lexoheshin me qetësi dhe zë të ngrohtë fëmijëve për t’i vënë në gjumë. Historia e lexuar nga aktori, shkruar nga Chris Advasun, ...

Lexo më shumë

Kim Kardashian tha se ishte e droguar gjatë videos së seksit, ish-i dashuri i nxjerr të palarat

Gjatë një prej episodeve të serialit të familjes Kardashian, Kim pranoi se ka marrë ekstazi dy herë gjatë jetës së saj. “E kam provuar ekstazinë. U martova nën efektin e saj. E provova për herë të parë, u martova. E provova sërish, bëra një video seksi”- deklaroi ajo gjatë një bisede me të motrën Kendall Jenner. Tani vjen deklarata e ish-të dashurit, reperi Ray J, i cili ka filmuar dhe videon që e bëri të famshme Kim. “TMZ”-ja citoi burime pranë Ray, i cili është shprehur se ajo nuk ka përdorur ektazi gjatë videos dhe e cilëson këtë fakt një fyerje për të. Sipas burimit, Kim nuk kishte përdorur as ekstazi dhe as pije alkoolie, por kishte pirë marijuanë, nga ...

Lexo më shumë

Ja se si do të ndërthuren “Big Bang Theory” e “Young Sheldon”

Televizioni “CBS” zbuloi detaje të ndërthurjes mes serialit të suksesshëm “The Big Bang Theory” dhe spinoff-it të tij “Young Sheldon”, event i shumëpritur që nga debutimi i këtij të fundit. Në episodin “The VCR Illumination” të “The Big Bang Theory”, që pritet të transmetohet në dhjetor, do të jetë i pranishëm aktori që interpreton Sheldon Cooper-in e ri, Iain Armitage, si dhe Lance Barber e Montana Jordan, të cilët interpretojnë George e Georgie, babai dhe vëllai i madh i shkencëtarit. Përfshirja e tyre do të bëhet përmes një videoje të regjistruar në VHS, me momente të së kaluarës. “CBS”-ja njoftoi edhe se protagonistja e “The Good Fight”, Christine Baranski, do të jetë sërish në rolin e Beverly, mamaja e Leonard, ...

Lexo më shumë

20 vjet “Notting Hill”, fansat i bëjnë propozimet te libraria e Hugh Grant

Ndoshta prej romanticizmit, ose ndoshta dhe prej përvjetorit të 20-të të “Notting Hill” që po afrohet, komedia me Hugh Grant e Julia Roberts, fansa nga e gjithë botë mundohen të ndihen disi si në film. Propozimi për martesë në librarinë që ishte sfond i filmit është bërë një trend i momentit. Ose të paktën kështu thonë pronarët e saj. “Në 5 vitet e fundit kemi pasur rritje të kërkesave të këtij lloji”, -tha për “Telegraph” James Malin, bashkëpronar me të vëllanë Howard të dyqanit në rrugën “13, Blenheim Crescent”. “Vinë nga çdo cep i botës. Kemi pasur persona nga Australia, Amerika, Kina dhe Japonia”. Dëshirat e njerëzve janë të ndryshme dhe të shumta, por me sa duket, libraria ku punonte ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin