Autorët: ArkivaDIGITALB

Janet Jackson do të performojë në “MAMA 2018”

Ikona e muzikës pop, Janet Jackson, do të shfaqet zyrtarisht në “Mnet Asian Music Awards 2018”, lajm i cili u bë i ditur përmes rrjeteve sociale. “Ne jemi krenarë të njoftojmë se artistja e veçantë vjen në MAMA 2018”, thuhet në një postim në “Twitter” të bërë nga organizatorët. Ceremonia do të zhvillohet nga 10 dhjetori deri më 14 dhjetor në të gjithë Korenë e Jugut, Japoninë dhe Hong Kong. Source: Tendence

Lexo më shumë

“I Am The Night”, historia e vërtetë  sjellë nga Chris Pine

do të jetë seriali i ri që do të realizohet për TNT. Produksioni publikoi trailerin e ri dhe datën në të cilën do të jetë premiera, 28 janari i 2019-s. Në video duket protagonisti Chris Pine, në episodin e parë të drejtuar nga regjisori Patty Jenkins, që i sollisuksesin “Wonder Woman”. Seriali përbëhet nga gjashtë episode dhe do të rrëfejë historinë e vërtetë të Fauna Hodel (India Eisley), një vajze të dhënë ppër adotim që në indje, e cila zbulon të vërteta të errëta nga e kaluara e saj, duke arritur një raport të afërt me gjinekologun George Hodel (Jefferson Mays), i përfshirë në botën e krimit dhe në anën më të errët të Hollywood-it. Chris Pine luan rolin e ...

Lexo më shumë

Kopertina e “Glamour” i dedikohet Rita Orës

Rita Ora është aktualisht në mesin e artisteve më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar. Rita Ora së fundi ka realizuar një fotosesion për revistën “Glamour Spain”, ndërsa po shijon suksesin e albumit të ri. Si çdo herë, edhe kësaj radhe këngëtarja u shfaq atraktive në këto imazhe, ndërsa u shpreh se e adhuron këtë kopertinë. Kujtojmë që këngëtarja së fundi ka udhëtuar në Australi, ku edhe festoi ditëlindjen e 28-ë. Albumi i ri i Rita Orës po rezulton shumë i suksesshëm, po lë prapa emra të njohur të industrisë së muzikës. View this post on Instagram Thank you @GlamourSpain! Love this cover celebrating the release of my album #Phoenix A post shared by RITA ORA (@ritaora) on Nov 26, 2018 ...

Lexo më shumë

“Modern Love”, Anne Hathaway dhe Dev Patel protagonistë

Seria e re e prodhuar nga “Amazon”, “Modern Love” do të ketë një kast yjesh, qprfhsirë fituesen e çmimit “Oscar”, Anne Hathaway dhe aktorin Dev Patel. Projekti do të ketë në kast edhe Tina Fey, John Slattery, Catherine Keener, Andy Garcia, Cristin Milioti, Brandon Victor Dixon, Olivia Cooke, Andreë Scott, Julia Garner, Shea Whigham, Gary Carr, Sofia Boutella, dhe John Gallagher Jr. Pjesë e grupit të realizimit do të jenë emra të mëdhenj filmbërësish si Sharon Horgan dhe Emmy Rossum. Në çdo episod, që do të zgjasë 30 minuta, do të eksplorohet dashuria përmes disa komplikimeve të mahnitshme në një skenar të arrirë. Seria do të ketë si skenarist, regjisor dhe producent ekzekutiv John Carney. Source: Televizion

Lexo më shumë

Nata e Bardhë, koncert i madh në sheshin “Skënderbej”

E kthyer tashmë në një traditë, “Nata e Bardhë” do të vijë edhe në këtë fund nëntori me plot surpriza dhe më e zjarrtë se kurrë më parë. Bashkia Tiranë ka menduar që edhe këtë vit për Festën e Çlirimit të vendit, më 29 nëntor, të organizojë një sërë aktivitetesh festive që revokojnë historinë e luftës kundër nazifashistëve dhe do të kurorëzohen me një mbrëmje fantastike në Sheshin “Skënderbej” me rastin e “Natës së Bardhë”. E gjitha është konceptuar si një festë 24-orëshe, ku të gjitha moshat do të kenë mundësi të gjejnë veten e tyre, për t’u mbyllur me spektaklin në Sheshin “Skënderbej”, ku ngjyrave të Fshatit të Festave do t’u shtohen edhe ritmet e muzikës. Suksesin e premton ...

Lexo më shumë

Lamtumirë, Bernardo Bertolucci, simboli i kinemasë italiane

U nda nga jeta në moshën 77-vjeçare, Bernardo Bertolucci, një ndër kolonat e kinematografisë italiane, i aftë të kalonte nga rrënjët neorealiste te madhështia e prodhimeve të mëdha, nga kërkimi për angazhim në frymën e kolosalëve, nga përzgjedhja e të miturve te menaxhimi i divave të mëdhenj. Në karrierën e tij ka fituar dy “Oscar” për skenarin më të mirë joorigjinal dhe për regjinë më të mirë për “The Last Emperor”. Në vitin 2011 fitoi Palmën e Artë për Karrierën. Disa filma që mbajnë emrin e tij kanë hyrë në historinë e kinemasë italiane, por jo vetë, duke u bërë fenomen: “The Conformist” (1970), “Last Tango in Paris” (1972), “Little Buddha” (1993), “Stealing Beauty” (1996), “The Dreamers” (2003). Source: Televizion

Lexo më shumë

Mund të ketë “Creed 3” me Clubber Lang

“Creed 2” sapo ka dalë në kinematë amerikane dhe ka bërë namin në arkëtime. Vazhdimi i “Rocky”, që tregon ndeshjen në ring të Adonis Creed dhe djalit të Ivan Drago, Viktor, është pëlqyer shumë. Mendohet për një kapitull të tretë të spinoff-it, por s’do të ketë më familje Drago. Çështje të së kaluarës Rocky ka shumë për t’u përballur dhe një prej tyre është edhe figura e Clubber Lang, interpretuar nga Mr. T, Laurence Tureaud. Kjo temë i intereson edhe produksionit. Bëhet fjalë për një figurë ikonë të sagës, ndoshta jo aq sa Drago, për më tepër afro-amerikan, temë për të cilën si regjisori dhe producenti e pëlqejnë ta trajtojnë në filmat e tyre. Nuk dihet si mund të ndodhë ...

Lexo më shumë

Flet miku i Dianës: “Mendoi vetëvrasjen, e shpëtuan fëmijët”

“Diana u detyrua të martohej me Charles… Në atë kohë ishte shumë naive”. Derek Dean, koreograf e balerin, miku i ngushtë i princeshës së ndjerë Diana, foli në një intervistë ekskluzive për “Domenica live”, të Barbara d’Urso, në televizionin italian “Canale 5”, lidhur me disa aspekte të jetës së Lady D: “Më pas zbuloi shumë gjëra rreth bashkëshortit të ardhshëm, por ndërkohë ishte tepër vonë”. Dean zbuloi detaje tronditëse, të cilat ia besonte mikesha e tij: “Kur mësoi se Charles ishte i dashuruar me Camilla-n, pak përpara se të martohej, kuptoi se gjërat nuk do të shkonin dhe aq mirë. Donte të hiqte dorë, por ishte tepër vonë. Charles ishte aq i dashuruar me Camilla-n, saqë nuk hoqi dorë prej ...

Lexo më shumë

“MI – Fallout”, një batutë e Alec Baldwin u regjistrua me celular

Episodi i fundit kinematografik i serisë spy-action me protagonist Tom Cruise në rolin e agjentit të IMF-së Ethan Hunt pati shumë surpriza gjatë narracionit. Mes tyre është edhe një moment që lidhet me karakterin e interpretuar nga Alec Baldwin. Gjatë skenës kur sekretari i misionit jep shpirt në prani të Ethan, anëtari i IMF-së i komunikon urdhrin e fundit Hunt, duke i kërkuar të vijojë me planin për të ndaluar Walker, gjithçka përmbledhur në një fjalë, “Shko”. Më pas, u mësua se në të vërtetë, batuta e shtuar nga Tom Cruise, nuk u xhirua në sheshxhirim nga Baldwin, por, u regjistrua me celular. Duke parë filmin, dhe sekuencën në fjalë, në fakt dallohet se nuk ka asnjë lëvizje buzësh të ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin