Autorët: ArkivaDIGITALB

EBU-ja, këshilla për të evituar shenjat te OLED TV

Një pensionist suedez bëri një ankesë publike ndaj “TV4”, sepse pjesë e grafikës fikse të përdorur për të treguar parashikimin e motit i mbeti e stampuar në televizorin e tij OLED dhe nuk ikën. OLED përdor material organik dhe transmetuesit që ekzagjerojnë me nivelin dhe intensitetin rrezikojnë lënien e shenjës së imazhit për disa orë, ose prishjen e panelit. “EBU”-ja , Bashkimi Europian i Transmetimeve, dha një sërë këshillash për ata që transmetojnë, për të evituar që sinjali televiziv të shkatërrojë televizorin e shikuesit. Rekomandimi “R129”, “ADVICE TO BROADCASTERS ON AVOIDING IMAGE RETENTION ON TV PRODUCTION DISPLAYS”, u krijua në vitin 2010 për televizorët plazma dhe tani u azhurnua edhe për ata OLED. Këshilla e parë është ajo klasike; të ...

Lexo më shumë

Will Smith rrëmben Lewis Hamilton, inskenimi mijëra klikimesh

“Më vjen keq, por ti ke fituar, tani është radha ime. Ngjasojmë dhe asnjë nuk do ta dallojë ndryshimin”. Will Smith rrëmben kampionin e botës në Formula 1, Lewis Hamilton, për të realizuar ëndrrën e tij, të garojë në vend të tij dhe të fitojë. Videoja-shaka, inskenuar nga aktori amerikan dhe piloti britanik, u publikua në “Instagram”, pak para garës në Abu Dhabi, e fundit e sezonit, ku fitimtar doli piloti i “Mercedes”. Source: Tendence

Lexo më shumë

Arkëtimet, “Venom” kalon “Wonder Woman”

Kritikët e goditen shumë, por Box Office e shpërbleu atë. “Venom“ vazhdon në fakt të gjenerojë para në një mënyrë të pangopur si simbiozi që i jep titullin në film. Tani, falë edhe tregut oriental, filmi me protagonist Tom Hardi ka arritur shifrën prej 822 milionë dollarësh në botë, duke tejkaluar me një milion rekordin e mëparshëm të mbajtur nga “Wonder Woman”. Source: Televizion

Lexo më shumë

Dan Bilzerian ka një rival të ri…një tjetër playboy po bën namin

Miliarderi Tony Toutouni nuk ka turp që të tregojë jetën e tij prej “playboy” në rrjetin social “Instagram”, ku ndiqet nga 1.8 milionë persona. Në një intervistë për “Daily Star”, Tony dha detaje mbi mënyrën se si e kalon kohën. “Kam pasur 9 femra në shtratin tim. Ka pasur raste edhe 5, 4, 3… varet”, thekson miliarderi, i cili nënvizon se kurrë nuk ka paguar një femër për seks. Source: Tendence

Lexo më shumë

Vajza e aktorit të famshëm martohet me të dashurën

Etta Ng, vajza e yllit të kinematografisë Jackie Chan është martuar me të dashurën e saj kanadeze. Çifti i lumtur publikoi një imazh në rrjete sociale ku shfaqen duke u puthur me certifikatën e martesës në dorë, e cila daton më 8 nëntor. Mediet kanë njoftuar se ato bënë martesën në Kanada dhe po qëndrojnë në vendlindjen e 19-vjeçares, Hong Kong. “Çkemi, unë jam vajza e Jackie Chan dhe kjo është e dashura ime Andi. Ne kemi qenë të pastrehë për një muaj për shkak të prindërve homofobikë. Pjesën më të madhe të kohës e kemi kaluar duke fjetur nën urë. I kam kërkuar të gjithë miqve të mi për ndihmë dhe i kam kërkuar të gjithë familjes time për ...

Lexo më shumë

Tmerrohet Nicole Kidman! Aktorja përfshihet në të shtëna me armë

Karriera e Nicole Kidman, në moshën 51-vjeçare, nuk njeh kriza por ndonjë moment i vështirë i ka ndodhur edhe asaj. Aktorja e famshme deklaroi se ka qenë e përfshirë në mes të të shtënave me armë në Los Angeles gjatë xhirimeve të filmit “Destroyer”. “Nuk kishim shumë para dhe u detyruam që të xhironim disa skena në rrugë në zonën e South Los Angeles. Në një moment kam dëgjuar dikë që bërtiste që duheshim të fshiheshim sepse po ndodhte një shkëmbim zjarri, një e vërtetë. U tmerrova dhe nuk po lëvizja fare, derisa dikush më kapi dhe më futi në një ambient të mbyllur duke u shtrirë në dysheme. Dëgjoja të shtëna dhe helikopterë. Fatmirësisht shpëtuam të gjithë”, u shpreh ...

Lexo më shumë

Demi Rose tregon më shumë se ç’duhet

Modelja britanike ka kthyer kokat e të gjithëve, teksa ka darkuar në një restorant të Londrës, e veshur me një fustan blu por që i ekspozonte më shumë seç duhet nga trupi i saj. Ylli 23-vjeçar i ka postuar fotot tepër provokuese në rrjetin social “Instagram”, duke kënaqur 7.8 milionë ndjekësit e saj. Source: Tendence

Lexo më shumë

Lloji i ri i dinozaurit merr emrin e Thanos

Një specie e re dinozauri është emëruar sipas personazhit negativ të “Avengers: Infinity War”, Thanos. Thanos u krijua nga Jim Starlin dhe Mike Friedrich në vitin 1973, kur personazhi i u shfaq në “The Invincible Iron Man # 55”. Që atëherë, ky personazh ka qenë fokusi kryesor i disa librave të animuar, duke përfshirë “Infinity War” dhe serialin “Infinity Gauntlet”, ku Thanos mbledh Infinity Stones në mënyrë që të shkatërrojë gjysmën e universit. Raportohet se një specie e sapo gjetur dinozauri është emëruar pas Thanos. Lloji quhet Thanos simonattoi, një dinozaur mishngrënës që mund të gjendej në Brazil gjatë viteve të mëvonshme të periudhës Kretake. Source: Televizion

Lexo më shumë

Kim Kardashian pranon se ishte e droguar kur u martua dhe kur bëri videon e seksit

Kim Kardashian duket se nuk ka qenë dhe aq e pastër nga alkooli dhe droga dhe këtë ajo e ka pranuar vetë së fundmi në episodin e ri të “Keeping Up With The Kardashians”. Teksa bisedon me motrën e vogël Kendall Jenner dhe Scott Disick, Kim pranon për herë të parë se ka qenë e droguar me ekstazi kur është martuar për herë të parë si dhe kur ka xhiruar videon e seksit që e bëri të famshme në të gjithë botën. “U drogova njëherë me ekstazi dhe u martova. U drogova për herë të dytë dhe bëra një video seksi. Vetëm gjëra të këqija ndodhin!”-rrëfen Kim duke iu referuar martesës së saj të parë me producentin Damon Thomas, kur ...

Lexo më shumë

Premiera e “Creed 2” me arkëtimet më të mëdha të filmave “Rocky”

“Creed 2” është zyrtarisht kampioni në Box Office për filmat “Rocky” falë fundjavës hapëse më të mirë të këtij ekskluziviteti. “Creed 2” arriti të arkëtojë 35.2 milionë dollarë, duke kaluar atë të “Creed” me 26.9 milionë. Një kohë rivalë në “Rocky IV”, dy kolegët Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren do të marrin përsëri rolet historike të Rocky Balboa dhe rusit Ivan Drago në “Creed 2”. Michael B. Jordan, do të jetë protagonist në rolin e Adonis Creed, djali i Apollo Creed. Filmi do të shfaqet nëpër kinema prej 21 nëntorit 2018. Sylvester Stallone, interpretuesi historik i Rocky-y, drejtoi këtë seri të dytë në vend të Ryan Coogler, i cili ishte regjisori i filmit të tre viteve më pare. Për filmin ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin