Autorët: ArkivaDIGITALB

Ndahet nga jeta aktori i njohur

Magjistari dhe aktori i njohur amerikan, Ricky Jay u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare nga shkaqe natyrore në Los Angeles. Ai ka luajtur në filma si “Boogie Nights”, “Magnolia” dhe “Tomorrow Never Dies”. I lindur në Brooklyn, Jay nuk ka folur asnjëherë publikisht për fëmijërinë e tij. Data e lindjes së Jay nuk dihet saktësisht dhe mendohet rreth viteve 1946-1948. Aktori ka performuar për herë të parë në publik në moshën 4-vjeçare dhe luajti në një numër komedish. Kohët e fundit, ai luajti rolin e Eddie Sawyer në sezonin e programit televiziv Deadwood. Source: Tendence

Lexo më shumë

Rita Ora në një romancë me aktorin e famshëm?!

Pavarësisht se biseksuale, Rita Orën e kemi parë gjithmonë në shoqërinë e meshkujve dhe së fundmi ajo është parë të darkojë me aktorin e famshëm Eyal Booker. 27-vjeçarja dhe 21-vjeçari dukeshin shumë të relaksuar në shoqërinë e njëri tjetrit dhe kjo hodhi dyshimet se ata mund të jenë në një lidhje dashurie. Pas ndarjes nga Andrew Watt këngëtarja me origjinë shqiptare u përfol për një lidhje me Chris Brown, pasi u panë shumë të afërt në Javën e Modës në Milano, por kjo nuk vërtetua asnjëherë nga palët. Source: Tendence

Lexo më shumë

Hugh Jackman është gati të interpretojë një tjetër superhero

Hugh Jackman i dha lamtumirë rolit që e bëri të famshëm, atë të Wolverine, në vitin 2017 me filmin e fundit “Logan”. Kjo nuk do të thotë se aventura e tij në cinecomic ka përfunduar. Në një intervistë të fundit, Jackman deklaroi se është i interesuar që të interpretojë një tjetër superhero. “Jam i hapur rreth mundësisë për të interpretuar një tjetër superhero. Nuk e kam parë Logan si një superhero të vërtetë. Kur pranova të hyja në atë projekt nuk dija shumë rreth X-Men, janë të gjithë qenie jo perfekte, por me aftësi të jashtëzakonshme dhe kam kuptuar që filmat rreth tyre flasin pikërisht për këtë”. Source: Televizion

Lexo më shumë

Aktorët e “Game of Thrones” që nuk njihen jashtë serialit

“Game of Thrones” është një ndër serialet që ka pasur shumë shikueshmëri dhe ka fituar shumë çmime, 38 “Emmy”. Falë tij, shumë aktorë janë bërë mjaft të famshëm. Madje disa prej tyre duken krejt ndryshe nga personazhi në serial. Shireen Baratheon — Kerry Ingram The Night King — Richard Brake Leaf — Kae Alexander Septa Unella — Hannah Waddingham Wun Wun — Ian Whyte Sandor ’The Hound’ Clegane — Rory McCann Gregor Clegane — Hafþór Júlíus Björnsson Benjen Stark — Joseph Mawle White Walker — Ross Mullan Source: Televizion

Lexo më shumë

Mbreti Lir Al Pacino

Pas “Tregtari i Venedikut”, Al Pacino rikthehet në një adaptim kinematografik të veprave të Shekspirit, me regji të Michael Radford. Aktori do të jetë mbreti Lir, në filmin shekspirian me të njëjtin titull. Regjisori Radford deklaroi: “”Mbreti Lir” është diçka që të gjithë e aspirojnë. Al e ka pasur prej kohësh këtë ide. Është një aktor i jashtëzakonshëm dhe padyshim që do të japë shpirtin në çdo skenë të filmit”. Producenti Barry Navidi siguron për besnikërinë ndaj veprës origjinale të Shekspirit: “Kishim dëshirën dhe pasionin, tani kemi gjithë energjinë për ta realizuar. Po krijojmë diçka epike. Michael dhe Al do t’i përmbahen poetikës origjinale”. Xhirimet për filmin e ri “Mbreti Lir” pritet të nisin në vjeshtën 2019. Source: Televizion

Lexo më shumë

Fjalimi prekës i Stallone në fund të xhirimeve të “Creed II”

Sly mallëngjeu të gjithë me një fjalim prekës në fund të xhirimeve për “Creed 2”. Sylvester Stallone, i njohur më së shumti edhe për filmat “Rocky”, është i përfshirë edhe në këto projekte kinematografike me të njëjtin personazh por në rolin e trajnerit të Adonis Creed, mbajti një fjalim prekës për grupin e aktorëve dhe gjithë kastin e filmit, në ditën e fundit të xhirimeve. “Më pas vjen momenti i fundit, dita e fundit, xhirimi i fundit, ishte ky moment, kur Adonis stërvitet në një peizazh në hije. Kjo ishte skena e fundit e Sly që kemi xhiruar. Kur u tha “Stop”, Stallone nisi të flasë dhe u kthye në një fjalim. Të gjithë u mblodhën rreth tij. Po fliste ...

Lexo më shumë

“Disney+”, platforma streaming synon konkurrencën

Në vitin 2019 pritet të lançohet platforma streaming “Disney+”, tepër e pritur, sidomos në SHBA, në një treg gjithnjë e më të pasur në këtë drejtim, sidomos prej emrit që mban, me pritshmëri tepër të larta për të gjitha moshat. Tregu ndërkombëtar pritet të pasurohet me një shërbim të nivelit të lartë, me përmbajtje të reja origjinale, por dhe me shumë tituj të vjetër të suksesshëm, në filma, ato të animuar dhe seriale televizive më të dashur të të gjitha kohërave.     Shërbimi streaming i të madhes “D” pritet me kërshëri ngado në botë dhe sipas medies mendohet që lançimi të jetë plot stil. Çmimi për abonimin është parashikuar të jetë i fundit që do të zbulohet. Media thekson ...

Lexo më shumë

Të famshmit që ngrenë zërin kundër dhunës ndaj femrave

25 nëntor është Dita Botërore Kundër Dhunës Ndaj Femrave dhe është momenti për të reflektuar mbi kulturën e respektit në marrëdhënie dhe për t’i thënë “mjaft” abuzimeve. Janë të shumtë personazhet e njohur të ekranit që kanë folur rreth kësaj teme dhe kanë ngritur zërin kundër dhunës. Një prej tyre është Ermal Meta, i cili ka folur për dhunën dhe në skenën e Sanremos, me këngën “Vietato morire”. Këngëtari shqiptar është bërë mbështetësi dhe imazhi kryesor i fushatës në Itali kundër dhunës në familje, i cili përmes një mesazhi fton njerëzit që të denoncojnë dhunën dhe t’u drejtohen strukturave përkatëse që ndihmojnë në këtë drejtim.     Nicki Minaj ka folur për dhunën në familje, por edhe për një marrëdhënie ...

Lexo më shumë

Traileri i parë i “Lion King”, i dyti më i shikuar i të gjitha kohërave

Para trailerit të të riut “Lion King”, vetëm “Avengers: Infinity War” kishte pasur debutuesin më të parë të të gjitha kohërave. Klipi i adaptimit kinematografik live-action të klasikut të animuar është i dyti më i shikuar i të gjitha kohërave, për “Walt Disney Pictures”. Traileri i “Lion King” pati rreth 224.6 milionë shikime në 24 orë, sipas “Disney”. Para tij është vetëm “Avengers: Infinity War” me 238 milionë shikime, në të njëjtin hark kohor. Në kastin e filmit janë Donald Glover si Simba, Beyonce Knowles-Carter si Nala, James Earl Jones si Mufasa, Chiwetel Ejiofor si Scar, Alfre Woodard si Sarabi, John Oliver si Zazu, John Kani si Rafiki, Seth Rogen si Pumbaa, Billy Eichner si Timon, Eric Andre si Azizi, ...

Lexo më shumë

Shtëpia e çiftit Beckham, sërish shënjestër e hajdutëve

Shtëpia e David dhe Victoria Beckham u bë shënjestër e hajdutëve për të dytën herë, disa javë pasi persona të maskuar tentuan të hynin me forcë në pronën e tyre. “Kjo duket një tentativë në vijimësi për të synuar vjedhjen e shtëpisë kur nuk ka njeri në të”, -tha një burim i afërt me familjen. Në vilë nuk kishte njeri në momentin që ndodhi ngjarja. Rojet e sigurisë dhe qentë larguan furacakët nga shtëpia prej 6 milionë paund në Great Tew, në Oxfordshire. Sipas “Daily Mail”, familja e famshme është e detyruar të rishikojë masat e sigurisë dhe nëse do të jetë e nevojshme do t’i shtojë rojet. Një burim deklaroi për “The Sun” se fatmirësisht shtimi i masave të ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin