Autorët: ArkivaDIGITALB

Shpërngulja Harry-Meghan, tension me vëllezërve

Princi i Britanisë, Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të shpërngulën nga pallati Kensington dhe do të jetojnë jashtë Londrës. Ata do të vendosen në kështjellën Windsor, në Berkshire, përpara lindjes së fëmijës, që pritet të ndodhë në pranverë. Ky vendim erdhi pas tensioneve që janë krijuar në pallatin mbretëror mes tyre dhe çiftit William-Kate. Gjithashtu mësohet se vëllezërit do të ndajnë dhe “gjykatën” e pallatit Kensington për të pasur dy zyra të veçanta. Kështjella Windsor thuhet se është një vend shumë special për mbretëreshën dhe çifti ndihet i privilegjuar që do mund të jetë në një godinë madhështore me më shumë se 10 dhoma. “Plani fillestar ishte që Harry dhe Meghan të shpërnguleshin nga banesa e tyre në pallatin Kensington ...

Lexo më shumë

Seriali “Katër martesa e një funeral” ka dhe një prej aktorëve të filmit

Aktorja Andie MacDowell do të jetë e pranishme edhe në serialin “Katër martesa dhe një funeral”, që do të transmetohet në “Hulu”, bazuar në filmin kult të vitit 1994. Në serial, aktorja do të interpretojë një personazh krejtësisht të ri. Projekti parashikohet të ketë pesë sezone dhe në secilin prej tyre do të trajtohet një prej këtyre eventeve. Aktorët kryesorë do të jenë Brandon Mychal Smith, Zoe Boyle, Jennie Jacques, Harish Patel, Guz Khan, Nikesh Patel, Rebecca Rittenhouse e John Reynolds. Filmi “Four Weddings and a Funeral”, i vitit 1994, me protagonistë Andie MacDowell, Hugh Grant, Kristin Scott Thomas, James Flotta, Simon Callow, John Hannah, Charlotte Coleman, David Bower, Corin Redgrave e Rowan Atkinson, u realizua në vetëm gjashtë javë ...

Lexo më shumë

Harry Potter, shifra marramendëse që fiton JK Rowling në një ditë

“Forbes” po azhurnon listën e pasurisë së të famshmëve dhe mes tyre është edhe JK Rowling. Autorja e “Harry Potter” ka një llogari bankare prej rreth 541 milionë euro. “Cosmopolitan” bëri llogaritë dhe rezulton se në një muaj JK Rowling fiton rreth 7 milionë euro, ose 230 mijë në ditë. Duhet të ishin më shumë në fakt, por shkrimtarja ka një zemër të madhe dhe ka dhënë 124 milionë euro për bamirësi. Source: Televizion

Lexo më shumë

Lily James kritikon “Mamma mia 2”

Lily James, aktorja që interpreton personazhin e Donna Sheridan (Meryl Streep) kur ishte e re, shprehu pakënaqësitë rreth disa aspekteve të “Mamma Mia! Here we go again”. Mamaja e Donna-s interpretohet nga ikona e muzikës Cher, por Lily James tha se personazhi duhet të kishte vdekur: “Ka disa parregullsi. E ëma në filmin e parë kishte vdekur, por, duke qeshur, tha: “Njerëzit rikthehen në jetë falë Cher””. Lily James tha se parregullsitë mund të shpjegohen me mënyrën se si Donna kujton të kalurën: “Bëhet fjalë për një mënyrë pozitive për ta konsideruar situatën. Mendoj se është vetëm një licencë artistike”. “Ishim gjatë vetë në një ishull në Kroaci, duke kaluar një javë në diell. Pushimet më të mira verore që ...

Lexo më shumë

“Big Trouble in Little China”, ribërja me The Rock

Kurt Russell foli për ribërjen e “Big Trouble in Little China”, me The Rock, gjatë një interviste për “USA Today”. Komedia aksion e vitit 1986, e John Carpenter, kishte për protagonist Russell në rolin e Jack Burton, kamionisti karizmatik dhe ekscentrik që përballet me një situatë mbinatyrore në kaotiken “Chinatown”, në San Francisko. Edhe pse filmi origjinal nuk pati shumë sukses kur doli, ndër vite mori famë dhe u bë një ndër më të mirët e Carpenter. Së shpejti do të ketë një remake, ku në rolin kryesor do të jetë Dwayne “The Rock” Johnson, edhe pse regjisori i origjinalit nuk është dhe aq i kënaqur. Russell tha për “USA TODAY” se ka shumë mundësi që mos të jetë pjesë ...

Lexo më shumë

30 vjet “Take That”, doli “Odyssey”

“Take That” publikuan albumin “Odyssey”, me të cilin celebrojnë 30 vjet në skenën muzikore. Përfshin tre këngë të reja dhe shumë ripërpunime të hiteve të tyre ndër vite, si dhe klipe me intervista. Gjithashtu, albumi ka edhe bashkëpunime me Barry Gibbs dhe “Boyz II Men”. “Odyssey” është i disponueshëm në “iTunes” e “Spotify”.   Arritjet e “Take That” në Britani: Kanë pasur me dhjetëra këngë në krye të klasifikimeve 12 prej të cilave kanë qenë numri një 7 albume numër një 8 Brit Awards 5 Ivor Novellos   Ndërkombëtarisht: 56 këngë numër një 37 albume numër një Source: Tendence

Lexo më shumë

“Beatles” feston 50-vjetorin e albumit

Këtë vit festohet 50-vjetori i albumit të famshëm ”White”, kompozuar nga grupi ”Beatles”. Stili i grupit anglez ndikoi në publik, duke u shpërhapur dhe duke u kthyer gjithashtu në mënyrë jetese. Plot 50 vite më parë, kur disku doli në shitje, ishte një kryevepër absolute e historisë së rrymës “Rock”. Një disk i pasur, kompleks, kaotik dhe surprizues, që shënjoi edhe fillimin e fundit të historisë së grupit; por hapi gjithashtu fazën e fundit legjendare të prodhimit të tyre me pjesët e famshme: “Abbey Road” dhe “Let It Be”. Viti 1968 për “Beatles”-at nisi në Indi, me udhëtimin historik në “Rishikesh”, i kryer nën shtysën e George Harrison. Ai udhëtim frymëzoi një gjeneratë të tërë për t’u interesuar për muzikën, ...

Lexo më shumë

Premiera e “Mali i harrum”

Filmi “Mali i harrum” me skenar dhe regji nga Ardit Sadiku vjen premierë për publikun shqiptar. Mbrëmjen e datës 29 nëntor premiera e filmit do të jetë në Prishtinë dhe në Shkodër. Në filmin e regjisorit Ardit Sadiku tregohet se pasiguria ekonomike dhe humbja e pronës krijojnë jo pak probleme. Filmi ka në role aktorë nga Shqipëria dhe Kosova, pasi që është koproduksion mes Kosovës dhe Shqipërisë. Koproducent nga Kosova është Latif Hasolli njëherësh edhe Drejtor Fotografie i filmit. Regjisori tregon se është një projekt kinematografik, që ka punuar jo pak dhe tashmë është në prag të premierës së filmit të tij më të fundit që vjen me titullin “Mali i harrum”. Në një reagim të tij para premierës së ...

Lexo më shumë

Kritikohet performanca e Rita Orës, John Legend  i vjen në ndihmë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kremtuar “Dita e Falënderimeve”. Kjo festë po kremtohet në një mënyrë vërtet mahnitëse në New York, në qendrën e të cilit është organizuar një karnaval i madh ku pjesë e saj ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Rita është kritikuar shumë nga fansat e saj, pasi as buzët nuk ka mundur t’i sinkronizojë me muzikën në sfond. Fansat kanë kritikuar shumë shqiptaren në rrjetet sociale, ndërsa është cilësuar edhe si ngjarja që ka bërë më së shumti bujë gjatë kësaj parade. Ajo u ka thënë fansave se nuk kishte zgjidhje tjetër dhe se të gjithë artistëve të tjerë po ashtu ju është dashur që të bëjnë të njëjtën gjë, ...

Lexo më shumë

“Back to the Future”, fansat duan vazhdimin

Prej vitesh tashmë në kinematë amerikane po ndiqet një politikë që po rezulton shumë e suksesshme, ajo e vazhdimit të filmave të vjetër, si reboot, remake, apo sequel. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga “The Hollywood Reporter”, është pikërisht ky drejtimi i duhur që producentët duhet të vazhdojnë të mbajnë karshi risjelljes së filmave të vjetër. Dhe ajo që habiti jo pak ishte rezultati i këtij sondazhi unik në llojin e vet, ku më shumë se 2.000 të anketuar kërkuan që të ketë një vazhdim të filmit “Backa to the Future”. Plot 63% e të pyeturve kërkuan gjithashtu që pjesë të prodhimit të ri të jenë protagonistët e filmit origjinal; Michael J. Fox dhe Christopher Lloyd. Në krye të listë ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin