Autorët: ArkivaDIGITALB

Rihanna pa dyshim di si të bëjë reklamë

Ylli botëror, Rihanna ka sjell disa imazhe provokuese me të cilat ka “çmendur” ndjekësit. Këngëtarja nga Barbados është goxha aktive në rrjetet sociale dhe fotografitë e saj pothuajse gjithnjë bëhen lajm. Riri ditëve të fundit është angazhuar në reklamimin e linjës së saj të kozmetikës “SavageFenty”, ku pozoi e shtrirë dhe topless, RiRi vazhdon të mbetet njëra nga artistet më të admiruara nga publiku edhe pse nuk është aktive sa duhet kohët e fundit me prurje të reja muzikore. View this post on Instagram A post shared by Badgalriri (@ririgalbadd) on Nov 22, 2018 at 5:42pm PST View this post on Instagram @savagexfenty @badgalriri A post shared by Badgalriri (@ririgalbadd) on Nov 22, 2018 at 5:42pm PST View this post ...

Lexo më shumë

“Dolce & Gabbanna” bojkotohet në masë në Kinë

Produktet e “Dolce & Gabbana” janë tërhequr nga faqet kineze të shitjeve online, pas një vale polemikash që shpërtheu si pasojë e një fushate reklamash të saj. Kompania postoi këtë javë një video, ku shfaqej një modele kineze që stërmundohej të hante makarona dhe pica me shkopinj. Fushata u akuzua se tallej me kulturën kineze dhe se promovonte stereotipe të pahijshme. Polemikat rrezikojnë të nxjerrin “Dolce & Gabbana” nga një prej tregjeve më të mëdha luksoze të botës. “Komente të papërshtatshme që fyejnë Kinën nga i ashtuquajturi stilist i famshëm i një marke të famshme, na kanë shqetësuar shumë”, tha një protestues. Personalitete të shumta kineze kanë kërkuar një bojkot të markës. Kriza u thellua edhe më shumë, kur mesazhe ...

Lexo më shumë

Në “TopAwards” dominojnë gocat, mes tyre vetëm një djalë!

10 pozicionet më të nxehta të “The Top List” janë pushtuar nga artistet femra, duke lënë kështu të nënkuptohet se muzika e tyre po pëlqehet më shumë momentalisht. Kreu i klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare i përkët pikërisht një artiste femër dhe bëhet fjalë për Kejsi Tola, projekti i së cilës ka korrur një super sukses këtë javë, duke u ngjitur me 14 pozicione. Versioni akustik i “U Rritem” ka marrë vëmendjen kryesore, duke u bërë kështu kënga më e votuar e javës. Një sukses të jashtëzakonshëm këtë javë ka korrur edhe Kida, e cila gjendet në “Top 10” me tre këngë. Këngëtarja e talentuar ka mundur të zërë vendin e dytë me këngët ...

Lexo më shumë

“Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë”

Dokumentari “Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë”, prodhuar nga Zastava Film në vitin 1972 me regji nga Zvonimir Saksida dhe i restauruar nga Instituti Nacional Audio-Vizuel i Frances – INA, ende shfaqet në ekspozitën “Përnjëherë e mjegullt dhe e pashmangshme: Modernitetet 1945-1989” te Lumbardhi, e cila do të jetë e hapur deri të dielën më 25 nëntor nga ora 10:00 deri në ora 18:00. Saksida ishte regjisor dhe skenarist i njohur, i lindur në Slloveni ndërsa vdiq në Beograd në vitin 1998. Mes punëve tjera të tij janë edhe “Transport Equipments”, “Diverzanti”, “Diverzije na void in pod vodo”, “Krivajino gradbenistvo”. Ekspozita bazohet në hulumtimin e realizuar përgjatë Prizren Urban Memoryscapes, projekt tetë-mujor i formësuar si platformë edukative që pajisi dhjetë ...

Lexo më shumë

FOTO/ Bebe Rexha tregon të brendshmet në Paris

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka qenë e ftuar për një intervistë në ambientet e NRJ Radio në Paris të Francës, ku ka folur për karrierën e saj. Në hyrje të godinës Bebe është fotografuar duke treguar mbathjet poshtë pantallonave transparente. Ka qenë vetë Bebe që në “Instagram” ka komentuar veshjen e saj dhe foton: “Nuk e kisha idenë se këto gjëra do të shiheshin”. Source: Tendence

Lexo më shumë

Keanu Reeves në kastin e “Toy Story 4”

Kanë kaluar jo pak, por plot 10 vjet që nga hera e fundit që i kemi parë në kinema. Woody, Buzz Lightyear dhe pjesa tjetër e bandës së lodrave më të famshme në botë pritet të rikthehen në ekranin e madh për kapitullin e katërt, të një prej serive të animuara me suksesin më të madh në historinë e kinemasë. Kastit të aktorëve dublues i është bashkuar edhe Keanu Reeves, roli i të cilit nuk bëhet ende i ditur, por mësohet se është i rëndësishëm. “Toy Story 4” është drejtuar nga regjisori Josh Cooley dhe John Lasseter në rolin e producentit ekzekutiv. Seria e re do të dalë në kinema në qershor të vitit të ardhshëm. Source: Televizion

Lexo më shumë

Ç’do të thotë origjina nga Kosova për Rita Orën?! Rrëfehet këngëtarja

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka publikuar albumin e shumëpritur “Phoenix” për të cilin ka punuar jo pak por plot 6 vite. Për të zbuluar më shumë rreth këtij albumi por edhe për jetën e saj, Rita ka dhënë një intervistë mjaft të sinqertë për revistën “Stylist”. 27-vjeçarja ka folur rreth uljeve dhe ngritjeve të saj në karrierë vitet e fundit, vështirësitë për të qenë vetvetja dhe për të zbuluar hapur seksualitetin e saj. Ashtu si një pjesë e madhe të intervistave të saj, Rita është pyetur edhe për origjinën e saj kosovare dhe çfarë do të thotë kjo për të. “Nuk kam fjalë për të përshkruar se çfarë do të thotë origjina ime për mua. Herët këtë vit performova në ...

Lexo më shumë

10 fakte që nuk i dini rreth aktorit Dolph Lundgren

Ai ka interpretuar një nga ikonat e personazheve negativ të viteve ’80, por ka më shumë rreth Dolph Lundgren sesa vrasësi sovjetik i Apollo Creed, Ivan Drako. Më poshtë po rendisim 10 fakte që (ndoshta) nuk i dini rreth aktorit të famshëm. Ai është shumë i arsimuar: Dolph Lundgren praktikisht është një gjeni. Ai ka studiuar inxhinieri në Washington State University, ka një diplomë në inxhinieri kimike nga Royal Institute of Technology, një master në University of Sydney dhe një bursë nga Massachusetts Institute of Technology.  Ai zotëron gjashtë gjuhë: Jo, rusishtja nuk është një prej tyre. Dolph flet anglisht, suedisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe japonisht.  Ai është kampion në karate: Ai nuk shtiret në filma. Lundgren nisi të merrej ...

Lexo më shumë

Ariana Grande kujton Mac Miller: Më mungon!

Dita e Falënderimeve ishte një ditë reflektimi për Ariana Granden. Ylli i popit kujtoi marrëdhëniet e saj me ish të dashurin Mac Miller, që vdiq nga një mbidozë droge rreth 3 muaj pasi çifti u nda. Këngëtarja postoi një fotografi që kishte bërë me të ndjerin në Ditën e Falënderimeve në vitin 2017, me përshkrimin: “Më mungon”. Ariana dhe Mac qëndruan të lidhur për dy vite dhe në maj njoftuan fundin e romancës. Vetëm dy muaj pas ndarjes nga reperi ajo u fejua me komedianin Pete Davidson, fejesë të cilës i dha fund pas vdekjes së Mac. Reperi u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles më 7 shtator dhe ishte vetëm 26 vjeç. Source: Tendence

Lexo më shumë

Filmi biografik për Lorik Canën publikohet më…

Gjithnjë do të mbahet mend si kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit. I vlerësuar për aftësitë dhe angazhimin në lojë, Lorik Cana ka bërë për vete shumë tifozë dhe ka entuziazmuar shumë me rezultatet e arritura. Për të përshkruar karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme është realizuar një film-dokumentar me emrin “Lorik”. Ky projekt do të ketë premiera private me datë 5 dhjetor dhe së shpejti në të gjitha kinematë e Shqipërisë dhe Kosovës! “Një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim nga miku im @andidecka që më bindi para 2 vite rreth këtij projekti. Nuk ka qenë e lehtë por besoj ja ki dal Ando me gjithë partnerët qe të kanë mbështetur”, ka shkruar Lorik ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin