Autorët: ArkivaDIGITALB

Michael Dauglas i frikësohet varësisë për fëmijët

Drama e Michael Douglas rrëfyer për mikrofonat e “Mirror”, aktori foli për shqetësimin për fëmijët e tij, se mos trashëgojnë “gjenin e varësisë”. Douglas, 74 vjeç, dhe bashkëshortja Catherine Zeta Jones kanë dy fëmijë adoleshentë, Dylan, 18 vjeç, dhe Carys, 15. Aktori është i fiksuar me idenë se fëmijët e tij mund të zaptohen nga i njëjti demon me të cilin i është dashur të luftojë prej vitesh, sepse sipas tij, varësia është një problem familjar. Vetë Michael ka qenë në rehabilitim për varësinë ndaj drogës dhe alkoolit, i biri më i madh, Cameron, 39 vjeç, ka luftuar me varësinë nga heroina, ndërsa i vëllai, Eric Douglas ndërroi jetë nga mbidoza në moshën 46-vjeçare, në vitin 2004. “Gjenit i duhet ...

Lexo më shumë

Nicholas Sparks “mbret” i filmave romantikë

Revista “Seventeen” ka renditur tetë filmat më të shikuar të shkrimtarit Nicholas Sparks, tregimet e të cilit ndjekin një formulë: Djali dhe vajza bien në dashuri, dikush vdes, zbulohet një sekret i madh dhe në fund bëhet disi çifti përfundon së bashku… “Nicholas Sparks është mbreti i dramave romantike. Njeriu është një legjendë; edhe nëse nuk e keni parë ndonjë nga librat e tij të kthyer në filma, ju e dini se do t’ju bëjnë të qani”, shkruhet në artikull. “THE NOTEBOOK” “A WALK TO REMEMBER” “DEAR JOHN” “THE LUCKY ONE” “THE LAST SONG” “THE BEST OF ME” “THE LONGEST RIDE” “SAFE HAVEN” Formula e Sparks-it për të krijuar filma të mirë dramë-romancë është më e suksesshme se e shkrimtarëve ...

Lexo më shumë

U akuzua për performancë në playback, ja c’thotë Rita Ora

Ditën e djeshme, si vlerësim për publikimin e albumit të saj më të ri, Rita Ora ka qenë e ftuar për të performuar në paradën që u zhvillua për Ditën e Falënderimeve në New York. Këngëtarja me origjinë shqiptare menjëherë pasi u bë pjesë e kësaj parade mori kritika shumë të ashpra, madje u tall nga publiku për faktin se nuk këndoi live por lëvizte buzët me playback madje as këtë gjë nuk ishte e zonja ta bënte mirë. Ndërsa të gjithë ngritën pyetjen nëse është apo jo e aftë Rita që të këndojë live, ka ardhur edhe shpjegimi nga John Legend që më pas ajo e ka shpërndarë në rrjetet sociale. “Gjatë kësaj parade të gjithë duhet të këndojmë ...

Lexo më shumë

“I’Father” premierë në “All Lights India International Film Festival”

“I’Father”, me regji të Mark Norfolk, do të prezantohet në “All Lights India International Film Festival”, që do të zhvillohet në Indi, 1 deri më 4 dhjetor. Filmi është në konkurrencë zyrtare, i cili është realizuar në Kosovë me produksionin FilmaKS, themeluar nga aktorja dhe producentja Makfire Miftari. “I’Father” është film i metrazhit të gjatë i realizuar në Kosovë me ekip kosovar. Kjo do të jetë premierë botërore e këtij filmi të realizuar në Kosovë në vitin 2018. Filmi është një dramë serioze, që trajton një nga temat më të ndjeshme dhe më të debatuara në vend, atë të luftës dhe pasojave të saj mbi tranzicionin dhe shoqërinë, por edhe mbi zakonet dhe kodet. Ajo që më herët kishte qenë ...

Lexo më shumë

“Vejushat” vijnë premierë për publikun shqiptar

Në Chicago e ditëve të sotme, 4 vejusha me asgjë të përbashkët përveç një borxhi të madh, të lënë nga bashkëshortët e vdekur për shkak të aktivitetit të tyre kriminal, marrin në duar fatin e tyre duke u përpjekur të ndërtojnë një të ardhme sipas rregullave që ato përcaktojnë. Viola Davis, Michelle Rodriguez, Colin Pharrell dhe Liam Neeson sjellin në ekranin e madh të kinema Imperial, “Vejushat”, të vlerësuar maksimalisht nga kritika e specializuar. Regjisori i “Vejushave”, Steve McQueen, rikthehet pas 5 viteve mungesë, që pas filmit “12 vite skllav”, me të cilin u vlerësua me 3 çmime Oskar në vitin 2013. Source: Televizion

Lexo më shumë

Albumi i Ritës, i pari në iTunes

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka publikuar albumin e dytë në karrierën e saj, të titulluar “Phoenix”. Por, ende pa u bërë 24 orë, albumi i Ritës ka arritur të renditet i pari në tabelën botërore të iTunes, duke lënë pas emrat më të njohur të industrisë së muzikës. Disa këngë të këtij albumi, këngëtarja i publikoi gjatë këtyre ditëve të fundit. Dje Rita publikoi dy këngë,  “Summer Love” në bashkëpunim me Rudimental dhe “Keep Talking” në bashkëpunim me Julia Michaels, këngë të cilat Rita i solli vetëm në versionin audio. Pjesë e këtij albumi janë këngët e njohura si “Anywhere”, “Your Song”, “Let you love me”, “Girls”, në bashkëpunim me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX, ...

Lexo më shumë

“Shiko kush luan”, gati për festat e nëntorit!

Edhe këtë të shtunë surprizat nuk kanë fund në “Shiko kush luan”, nën drejtimin e moderatores Luana Vjollca. Ekrani i Top Channel do të “vishet” kuq e zi, sepse çdo festë nis të shtunave me Luanën, e cila nuk mund të shfaqej më kuq e zi se kaq. Edhe pse pak më herët, do të luajmë e festojmë për nëntorin tonë. Nëntorin e ëmbël, atë të Ismail Qemalit e të të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës. Premtohet argëtim pa fund, këngë që na ngrenë peshë zemrat, biseda intime, tregime të sinqerta, histori të pa dëgjuara më parë nga të ftuarit tanë. Vetëm të shtunën në mbrëmje me një Luanë pak “Jessica Rabbit” me flokë të kuq dhe fustan të ...

Lexo më shumë

Libri i ish-zonjës së parë shënon rekord shitjesh

“Becoming” përmbys “Living History”. Libri i ish-zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama ka shënuar rekord shitjesh që në javën e parë të publikimit. “Becoming” ka shitur 1.4 milionë kopje që në javën e parë, kështu tha “Crown Publishing” për “Associated Press”. Libri flet për jetën e Michelle, rrugëtimin e saj që nga fëmijëria kur jetonte në pjesën jugore të Chicago-s, deri te posti i saj në Shtëpinë e Bardhë, kur u bë zonja e parë e Amerikës. Vetëm në ditën e parë u shitën mbi 725 mijë kopje të librit. Ky rekord bëri që libri i gruas të ish-presidentit, Barack Obama të rrëzojë nga froni librin e Hillary Clinton, “Living History”, në vitin 2003, i ...

Lexo më shumë

“7 Netët e kinemasë Europiane” në Kuçovë

Në kinemanë “Kadri Roshi” u organizua në Kuçovë aktiviteti kinematografik “7 Netët e kinemasë Europiane”. E ftuara speciale ishte artistja e skenës dhe ekranit shqiptar Silvana Braçe, e cila përcolli fjalë emocionuese me këtë rast në hapjen e këtij aktiviteti artistik. I pranishëm ishte dhe kryetari i bashkisë Selfo Kapllani, i cili mes fjalëve përshëndetëse ftoi të gjithë qytetarët të jenë të mirëpritur në këtë “folezë” kaq me vlera artistike për qytetin e Kuçovës e jo vetëm… Ky aktivitet do të mbyllet në datën 29 nëntor me filmin e ri shqiptar “Delegacioni”, i cili rrëmbeu çmimin në festivalin e Varshavës si filmi më i mirë. Source: Televizion

Lexo më shumë

Suksesi i “Shallow”, Gaga e Cooper stacionohen në vendin e parë

“Shallow”, një ndër këngët e filmit “A Star Is Born”, është stacionuar në vendin e parë të klasifikimit të “Worldwide iTunes Song Chart”, tashmë prej 44 ditësh. Kënga është realizuar nga Lady Gaga dhe Bradley Cooper, i cili shfaqi aftësitë e tij në botën muzikë, pikërisht me këtë këngë për filmin. Gaga premtoi se nëse kënga do të nominohet në “Oscar”, do të jetë e lumtur ta këndojë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, së bashku me partnerin artistik, aktorin Cooper. Sipas medies, këngëtarja mund të kandidohet në “Oscar”, në kategorinë “Aktorja më e mirë”, për interpretimin e ndjerë në film. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin