Autorët: ArkivaDIGITALB

“Back to the Future”, kërkohet vazhdimi i sagës

“The Hollywood Reporter” dhe “Morning Consult” realizuan një sondazh mes anketuesish të rritur amerikanë, duke i pyetur për një kapitull të mundshëm të ri të “Back to the Future”. Shumica e të pyeturve duan të shikojnë vazhdimin e aventurave të Doc e Marty McFly. Sipas rezultateve të sondazhit, 71% e të intervistuarve duan që saga të vijojë. “Back to the Future” ishte më e kërkuar se “Toy Story” (69%), “Indiana Jones” (68%) dhe “Jurassic Park” (67%). “Back to the Future” rezulton të jetë saga më e ndjekur, me 54% të preferencave, duke lënë pas suksese si “Toy Story”, “Indiana Jones” dhe “Star Wars”. Source: Televizion

Lexo më shumë

Beyonce, jo vetëm muzikë, nxjerr koleksion për festa

Beyonce nuk është e angazhuar vetëm në muzikë dhe nuk bën vetëm këngë të suksesshme, por edhe një linjë veshjesh dhe aksesorësh që pëlqehen shumë nga fansat e saj. Edhe këtë vit, Beyonce realizoi një koleksion të jashtëzakonshëm “Holiday Collection”. Edhe pse krishtlindja do edhe rreth një muaj që vijë, “Holidayoncé” ka nisur zyrtarisht dhe janë më të preferuara se kurrë. Koleksioni festiv i markës së Beyonce përmban dhjetë bluza, tuta, t-shirt dhe filxhanë, që të gjitha “bërtasin”, “fuqi për gratë”. Source: Tendence

Lexo më shumë

“BTS” grupi i momentit, bashkëpunim dhe me Ed Sheeran

Ed Sheeran shprehu dëshirën për të bashkëpunuar me grupin e djemve nga Koreja e Jugut më të famshëm të momentit, “BTS”. Gjatë një interviste, duke lexuar postimet në “Twitter”, ku fansat pyesnin për një “featuring” me “Bangtan boy”, Ed u përgjigj pa hezituar fare: “Në fakt kam shkruar një këngë që mendoj se mund të bëjë për ta. Më pëlqejnë “BTS”, mendoj se janë fantastikë”. Këngëtari i “Shape Of You” nuk e ka fshehur kurrë admirimin për “BTS”. Pak kohë më parë, postoi në “Instagram” komplimente për grupin korean, referuar suksesit të arritur me “Idol” dhe albumit “Love Yourself: Answer”. Source: Tendence

Lexo më shumë

“Apple”, USB alternative për streaming

“Apple” pritet të nxjerrë një USB HDMI “low cost”, që do të ofrojë disa shërbime esenciale dhe synon të shërbejë për të afruar më shumë publik, sidomos me lançimin e platformës streaming të kompanisë, në vitin 2019. Platforma e re, në fazën e parë, pritet të mbulojë rreth 100 vende. Kompania ka investuar rreth 1 miliard dollarë për këtë projekt. USB-ja synon që të tërheqë sa më shumë shikues, sidomos për ata që nuk kanë një aparat “Apple” në shtëpi dhe nuk kanë ndër mend që të paguajnë për modelin bazë dhe versionin 4K. Shërbimi i ri do të jetë i përshtatshëm vetëm për aparatet e prodhuara nga kjo kompani dhe do të përmbajë prodhime origjinale dedikuar moshave të ndryshme ...

Lexo më shumë

“House of cards” pa Kevin Spacey, përgjysmohet shikueshmëria

Rënie shikueshmërie për “House of Cards”, pa Kevin Spacey. Sezoni i gjashtë dhe i fundit i serialit të “Sky Atlantic” pati rënie audience thuajse me 50% krahasuar me të mëparshmit. Episodi i parë hapet me varrin e Frank Underwood, personazhi i interpretuar nga Spacey, i larguar nga seriali prej skandalit për ngacmimet seksuale. Vendin e tij e ka marrë e shoqja, Claire Underwood (Robin Wright), duke u bërë kështu e para grua presidente në SHBA dhe protagoniste e serialit. Episodi i parë u pa nga 2.9 milionë spektatorë, kundrejt 4.4 milionë të atij të sezonit 5. Audienca vijon gjithnjë e më shumë në rënie për episodet pasues, duke arritur në rreth 1.5 milionë shikues. Source: Televizion

Lexo më shumë

Ermal Meta “çmend” italianët në gjuhën shqipe

Këngëtari shqiptar Ermal Meta publikoi një fotografi në rrjetin social “Instagram”, ku bashkëngjitur me të ka vendosur që të shkruaj në gjuhën shqipe. Meta si diçiturë ka përdorur një shprehje popullore, e cila përshtatet me pozën që ka marrë. “Rri shtrembër dhe fol drejt”, ka shkruar këngëtari në postimin që ka çmendur italianët, të cilët nuk e kuptonin dhe nuk mund ta përkthenin gjuhën shqipe. “Tani duhet të nis një kurs për gjuhën shqipe që të kuptojmë”, i shkruan një komentues. “Çfarë? Unë flas pak italisht dhe pak anglisht. Nuk e kuptoj gjuhën tënde. Këtë radhë duhet përkthimi. Shqipja nuk është një gjuhë e lehtë. Unë nuk kuptova gjë, vetëm fjalën e fundit”, janë disa nga komentet që i kanë ...

Lexo më shumë

Zbulohet historia zyrtare e filmit të ri “Joker”

Dimë që me “Joker”, “Warner Bros.” ka ndërmend që të krijoje një lloj të ri cinecomic. Filmi do të tregojë historinë e origjinës të Joker, por e filtruar ndërmjet vështrimit të Arthur Fleck, komik i dështuar i interpretuar nga Joaquin Phoenix. Ky projekt ka nisur xhirimet dhe tani ka edhe historinë zyrtare. “Joker do të jetë një histori origjinale, që do të tregojë diçka që nuk është parë kurrë në ekran. Eksplorimi i Arthur Fleck (Joaquin Phoenix), një njeri i margjinalizuar nga shoqëria, nuk është vetëm një studim i kujdesshëm i një personazhi, por edhe një përrallë alegorike me vlerë universale”. “Joker”, me regjisor Todd Phillips, është frymëzuar nga “Taxi Driver” e Martin Scorsese dhe Robert De Niro do të ...

Lexo më shumë

Zhvishet Pamela Anderson: Askush nuk është i ndershëm

51-vjeçarja Pamela Anderson ka zgjedhur një veshje mjaft provokuese për të përcjellë një mesazh mbi gënjeshtrën. “Besoni në gënjeshtra për të mësuar më në fund të besoni tek vetja… është vërtetë shumë e rëndësishme kjo? Asnjë nuk është i ndershëm 100%, mbi të gjitha ata që akuzojnë të tjerët që nuk janë të besueshëm.  Natyra njerëzore është e tillë. Është normale të jesh i hapur, të jetosh, të mos kesh frikë. Lëri të gënjejnë, është vetëm një vend, i trishtuar gjithsesi, ndër të tjera-mendoni shumë për veten tuaj. Preferoj të besoj tek çdo gjë dhe tek të gjithë. Përse Jo? Sepse e di të vërtetën dhe të tjerat janë vetëm zbavitje,”-shkroi ajo në “Instagram”.   Source: Tendence

Lexo më shumë

Wolverine dhe Deadpool në një film, flet Hugh Jackman

Hugh Jackman edhe njëherë u pyet rreth mundësisë për të bërë një film të përbashkët Wolverine dhe Deadpool dhe ai direkt e përjashtoi këtë mundësi. Wolverine ka qenë ylli i ekipit të “X-Man” me protagonist Hugh Jackman. Pas filmit “Logan”, aktori australian vendosi që të mos interpretonte më rolin e tij ikonik, por Ryan Reinolds, interpretuesi i Deadpool, shumë herë ka tentuar t’i mbushë mendjen Jackman për t’u rikthyer si Wolverine në një film të “Deadpool”. “Ryan është i pamëshirshëm. Ai vazhdon të kthehet tek unë në të gjitha këto mënyra dhe forma. Ju e dini, thjesht nuk mendoj se bota dëshiron vërtet të shohë Deadpool me Wolverine”, deklaroi Jackman. Source: Televizion

Lexo më shumë

Moderatorit turk i bie atak në zemër gjatë transmetimit direkt (Video)

Moderatori turk Sukru Oytan pësoi atak kardiak gjatë transmetimit direkt vetëm 10 ditë pasi kishte vendosur një stimulues në zemër. Momenti kur moderator i rubrikës sportive ra pa ndjenja mbi tavolinë nga e cila rrëshqet dhe përfundoi i shtrirë në mes të studios është filmuar në kamera. Pas një heshtjeje të shkurtër, ai përkuli kokën ndërkohë që kolegu i tij Guven Sabaz u trondit aq shumë sa nuk dinte si të reagonte. Mediet turke raportuan se moderatori përjetoi një sulm në zemër dhe u dërgua me urgjencë në spital. Tani është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin