Autorët: ArkivaDIGITALB

Legjendari “Gladiator” do të ketë një vazhdim

Ridley Scott ka nisur të punojë mbi një vazhdim të “Gladiator”, filmi i vitit 2000 që mori 11 nominime në “Oscar” dhe fitoi 5 trofe, mes tyre edhe “Filmi më i mirë” dhe “Aktori më i mirë” që shkoi për Russell Crowe. Ndërsa personazhi i Crowe, Maximus, pati fund jo të mirë në filmin origjinal, “Gladiator 2” do të vijojë historinë e Lucius, i biri i Lucilla (Connie Nielsen). Maximus shpëtoi djaloshin dhe të ëmën e tij dhe kjo la shenjë dhe ndikim të fortë tek i riu Lucius. Source: Televizion

Lexo më shumë

“The Long Night” do t’i paraprijë “Game of Thrones”

Autori i romaneve “Game of Thrones”, George R.R. Martin konfirmoi se i pari ndër pesë serialet e mundshëm pararendës të sagës së “HBO”-së do të titullohet “The Long Night”, periudha e tmerrshme e territ që është përmendur shpesh në serialin origjinal. Martin e bëri njoftimin në blogun e tij personal, ku njoftoi dhe hapjen e audicioneve për serialin. Gjithashtu, ai zbuloi se në librin “Fire & Blood” do të ketë detaje që lidhen me disa prej prequel-ët e mundshëm. Siç u bë e ditur këto ditë, protagonistja kryesore e serialit pararendës do të jetë Naomi Watts, që do të interpretojë personazhin e përshkruar si “një grua karizamtike e shoqërisë së lartë që fsheh një sekret të errët”. Seriali do të ...

Lexo më shumë

Stallone shuan kureshtjen për “Rambo 5”

Përveç “Creed II”, Sylvester Stallone është angazhuar edhe me xhirimet e “Rambo V” dhe për të shuar kureshtjen e fansave u publikua një fotografi, ku aktori shfaqet me veshjet e rolit. Në film, John Rambo po merr veten nga stresi post traumatik në një fermë në Arizona, por gjithsesi do të përfshihet në aksion, në ndjekje të një grupi trafiku seksual. Në “Rambo: Last Blood” interpretojnë edhe Paz Vega, Sergio Peris-Mancheta dhe Yvette Monreal. Filmi pritet të dalë në kinema gjatë vitit 2019. Source: Televizion

Lexo më shumë

Jennifer Lopez mahnit sërish me format

Pak ditë më parë Jennifer Lopez postoi një foto me rroba banje duke marrë mbi 3.7 milionë “like” në “Instagram”, por me një foto tjetër të postuar në rrjetin social tejkaloi veten dhe mahniti sërish me format perfekte për një 49-vjeçare. Këngëtarja do të jetë kopertina e revistës “InStyle” për dhjetorin dhe fotot “hot” janë në brendësi, sepse në pamjen kryesore është tepër e veshur, por gjithsesi seksi dhe tërheqëse. Aretha Franklin Hearse Source: Tendence

Lexo më shumë

Mike Myers konfirmon “Austin Powers 4”

Mike Myers konfirmoi se një film i katërt “Austin Powers” do të gëzonte pa masë këdo me pak sens humori në planet. Në premierën e projektit të ri “Bohemian Rhapsody”, Myers deklaroi se për momentin nuk është në punë e sipër, por një ndër personazhet e tij legjendarë do të kthehet së shpejti. “Filmat “Austin Powers duan shumë punë për t’u shkruar. Nuk është dhe aq e lehtë, por së shpejti do të shikoni dr. Evil”. “Kam qenë i fokusuar te familja, me tre fëmijë në gjashtë vjet, s’është e lehtë. Këtë film dua ta bëj për nder të tim eti”. Source: Televizion

Lexo më shumë

Heidi Klum, mbretëresha e Halloween habit sërish

Që Halloween është festa e preferuar e Heidi Klum ajo dihet dhe pritej që edhe këtë vit modelja të zgjidhte një kostum me një transformim të jashtëzakonshëm. Klum u vesh si princesha Fiona në filmin “Shrek”. Madje kishte marrë me vete edhe Shkrekun e saj.  Kostumet e saj ndër vite kanë qenë mahnitëse, duke i dhënë me të drejtë titullin e mbretëreshës së Holloween. Source: Tendence

Lexo më shumë

Shqiptaret bëhen bashkë në eventin më të madh të “Victoria’s Secret”

Këngëtarët e famshme  shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Rita Ora janë ndër yjet më të suksesshme të botës në muzikën ndërkombëtare. Bukuroshet shqiptare do të jenë bashkë edhe në një event botëror të madh. Bebe Rexha dhe Rita Ora janë bërë edhe mikesha të mira, ato shihet se po kalojnë kohë së bashku edhe nëpër evente të ndryshme jashtë skenës muzikore Dyshja kudo që shkojnë bëjnë shumë atmosferë dhe sjellin energji pozitive, kështu organizatorët e eventeve të ndryshme mundohen që t’i ftojnë shpesh të paraqiten bashkë. Kësaj herë, dyshja janë të ftuara speciale për spektaklin ekstravagant të “Victoria’s Secret|, ku do të jenë ndër performueset kryesore të mbrëmjes, dhe me siguri që do ta ndezin atmosferën. Këngëtarët shqiptare ...

Lexo më shumë

Akuzat për përdhunim, Stallone shpallet i pafajshëm

Sylvester Stallone nuk do të ndiqet penalisht për kërkesën për përdhunim të vitit 1990. Zyra e avokatisë në L.A. refuzoi të martën të ngrejë akuza për përdhunim kundër Stallone. Një grua kohët e fundit raportoi për policinë e Santa Monikës që Stallone e sulmoi atë në vitin 1987 dhe 1990. Gruaja tha se ajo dhe Stallone kishin një marrëdhënie konsensuale në vitin 1987, bile ajo tha se për sulmet në atë kohë kishte dëshmitarë. Megjithatë, sipas avokatisë dëshmitarët nuk i vërtetuan fjalët e gruas. Hetuesit nuk ishin në gjendje të gjenin ndonjë vërtetim tjetër për pretendimet e saj dhe çështja është refuzuar, për shkak të provave të pamjaftueshme. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Liqeni im”, jeta e një të riu mes dy brigjeve

Me skenar dhe regji nga Gjergj Xhuvani ka mbaruar xhirimi i filmit “Liqeni im”. Një projekt kinematografik, që sjell në role aktorë të njohur, por dhe emra të rinj që janë pjesë e filmit të Xhuvanit. Vetë Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije se xhirimet kanë mbaruar, ndërsa ka qenë një projekt kinematografik që ka marrë dhe mbështetjen nga “Eurimages” si dhe SEE Cinema Network. Filmi “Liqeni im” është një dramë, që tregon historinë e Kristos. Një djalosh inteligjent, i cili mendon shpesh për kuptimin e fjalisë “Liqeni im”, që është shkruar në tabelë nga mësuesi i tij. Në film vjen historia e  një djali që rritet dhe zgjedh rrugët në jetë mes dy brigjeve. Ai lundron mes tre ...

Lexo më shumë

Tre filma shqiptarë kandidojnë për “Oscar”

Duket se tashmë industria e filmit në Kosovë po rezulton mjaft e suksesshme dhe në nivelin ndërkombëtar. Tre filma kanë arritur të prekin çmimin “Oscar” për edicionin e 91-të të Çmimeve të Akademisë. “Martesa” është filmi me metrazh të gjatë i regjisores Blerta Zeqiri. Ai fitoi çmimin “FIPRESCI” dhe çmimin special të jurisë në festivalin “Tallin Black Nights” në vitin 2017. Dhe tani është nominuar në kategorinë e filmit më të mire në gjuhë të huaj. “Martesa” bazohet në rrëfimin e një burri që është i dashuruar me shokun e tij të ngushtë dhe duhet ta fshehë nga bashkëshortja. “Gardhi” është filmi me metrazh të shkurtër i Lendita Zeqirajt, që u kualifikua si filmi më i mirë me metrazh të ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin