Autorët: ArkivaDIGITALB

Më në fund! Justin Bieber kthehet në origjinë

Në rast se nuk e kishit vënë re, Justin Bieber ka gjithë verën që i ka mbajtur të gjatë flokët e tij, pa i prerë fare. Në fillim i kishte në rregull dhe dukej sikur donte të konkurronte Hailey Baldwin duke i kopjuar ekzaktësisht të njëjtën prerje, ngjyrë dhe stilim. Por më pas, duket sikur gjërat morën një tjetër rrjedhë. Megjithatë, mesa duket tani që edhe u martua, Bieber hoqi dorë edhe nga pamja prej adoleshenti të shkujdesur, për të marrë pamjen e një burri serioz: Justin Bieber i preu më në fund flokët! Këngëtari ka postuar një foto në Story-n e tij në “Instagram”, duke pozuar para pasqyrës dhe duket shumë i lumtur me pamjen e re. Source: Tendence

Lexo më shumë

Eminem rezervon një kinema të tërë… për të promovuar filmin e ri

Ai ka prodhuar një mori videosh për muzikë e tij përgjatë viteve, por tani ka kthyer talentin e tij në prodhim më të gjatë. Eminemi ka promovuar filmin e tij “Bodied” në mënyrë më të mirë të mundshme, pasi rezervoi një kinema të tërë në Detroit për të lejuar fansat e tij të vendlindjes të shohin filmin pa para këtë fundjavë. Reperi ka marrë me qira një kinema të tërë për të premten dhe shtunën për ndjekësit e tij besnikë që të shohin komedinë e tij satirike, që ka të bëjë me botën e beteja të repit. Këtë akt bujar, artisti e bërë të ditur përmes rrjetit social “Instagram”. Eminem, emri i vërtetë i së cilit është Marshall Mathers, është ...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Super Mario…i vërteti

Mario Segale, burri sipas të cilit mori emrin heroi i lojës “Super Mario” ka vdekur në moshën 84-vjeçare, njofton BBC. Segale ishte një italo-amerikan, një ndërtues e konstruktor i suksesshëm pronash në Washington. Në vitet 1980, ai dhe me qira një depo për kompaninë japoneze “Nintendo” në Amerikës, që vendosi ta quajë yllin e lojës së saj si ai. Aventura e fundit e hidraulikut “Super Mario Odyssey” është aktualisht loja më e shitur e “Nintendo” dhe ka shitur më shumë se 12 milionë kopje. Source: Tendence

Lexo më shumë

Jessica Chastain, një vrasëse e pamëshirshme në filmin e ri

Jessica Chastain është protagonistja e filmit “Eve”, ku do të shfaqet si një vrasëse e pamëshirshme. Eve do të udhëtojë nëpër botë për të përmbushur misionet e saj vdekjeprurëse, por kur një nga detyrat e saj shkon keq, gruaja duhet të luftojë për mbijetesën e saj. Në kastin e aktorëve janë edhe Colin Farrell, Common, John Malkovich, Geena Davis dhee Joan Chen. Source: Televizion

Lexo më shumë

Irene Papas nuk e mban më: Jam shqiptare, jo greke!

Irene Papas është një ndër aktoret më të famshme në botën e industrisë së filmave. Aktorja ka qenë në vëmendjen e medieve rozë me filmin ndërkombëtar, ku ishte në krah të shqiptarit Bekim Fehmiu, “Një fëmijë i quajtur Jezus”. Megjithëse është në moshën 92-vjeçare dhe shumë njerëz mendojnë se është greke, ajo ka treguar se është shqiptare. “Unë nuk mund ta lë këtë botë duke mos e thënë të vërtetën. Unë jam shqiptare. Kam lindur në vitin 1926 dhe mbiemri im fillimisht ka qenë Leleku”, ka thënë ajo. Irene ka luajtur në më shumë se 90 projekte filmike si dhe në disa shfaqje teatrale. Source: Tendence

Lexo më shumë

BBC dhe Sky bashkohen kundër piraterisë televizive

BBC dhe Sky i kanë shkruar Komisionin Europian duke kërkuar veprime kundër shërbimit të piraterisë televizive BeoutQ. Transmetuesi pirat saudit doli në dritë në verë pas transmetimit të paligjshëm të Kupës së Botës. Por tani është shfaqur se programet e BBC dhe Sky, si Premier League, John Le Carré, Little Drummer Girl dhe Game of Thrones janë gjithashtu një objektiv. Shqetësimet e transmetuesve janë përshkruar në letrat dërguar komisionerit të tregtisë Anna Malmström dhe duke bërë thirrje që BE-ja të bëjë një protestë zyrtare ndaj qeverisë saudite mbi BeoutQ. Në letër theksohen kërcënimet që u janë bërë transmetuesve dhe pronarëve të të drejtave nga një burim relativisht i ri, por me shpejtësi në rritje i piraterisë audiovizive, me emër BeoutQ”. ...

Lexo më shumë

“Hitman’s Bodyguard 2” ribashkon Samuel L. Jackson dhe Ryan Reynolds

Filmi “The Hitman’s Bodyguard 2”, i cili do të titullohet “The Hitman’s Wife’s Bodyguard”, do të ribashkojë zyrtarisht Samuel L. Jackson, Ryan Reynolds, dhe Salma Hayek. Ryan Reynolds është Michael Bryce, i cili ka hequr dorë nga dhuna, por jeta e tij ndryshon përsëri kur Samuel L. Jackson rikthehet si Kincaid përkrahë gruas se tij Sonia, e interpretuar nga Salma Hayek. Ata e bindin atë që të nisë një mision në brigjet e Amalfit në Itali, duke u përpjekur që të shpëtojë Europën. Xhirimet do të nisin në mars të vitit 2019.   Source: Televizion

Lexo më shumë

Aksidentohet Dua Lipa, përplaset me makinë

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka pësuar një aksident dhe këtë e bëri të ditur babai i saj, Dukagjini me anë të një postimi në “Twitter”. “Babi, sapo e aksidentova veturën”, ka shkruar Lipa në rrjetin social, ku ka vendosur edhe ikona duke qeshur. asgjë nuk është serioze dhe Dua nuk ka pësuar asnjë lëndim. Source: Tendence

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta bodybuilder-ja më e njohur në botë

Bodybuilder-ja Mandy Blank u nda nga jeta në moshën 42-vjeçare. Zyra e gjykatës së Los Angeles konfirmoi se Blank u shpall e vdekur në vendngjarje në orën 01:06. Ndërkohë TMZ raportoi se ajo u gjet pa ndjeja në vaskën e saj në shtëpi. Sipas faqes së internetit, asnjë drogë ose alkool nuk u zbulua në vendngjarje dhe nuk kishte rrethana të dyshimta. Një raport i autopsisë dhe toksikologjisë është planifikuar për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Source: Tendence

Lexo më shumë

“The Legend of Zelda”, serial televiziv në “Netflix”

Videoloja e njohur e “Nintendo”, “The Legend of Zelda” mund të bëhet një serial televiziv për t’u transmetuar në “Netflix”. Ishte vetë Shankar që e njoftoi përmes një postimi në “Twitter”. Producenti i “Castlevania” deklaroi se është në punë e sipër, së bashku me një kompani ikonë videolojërash japoneze, për të transformuar një ndër lojërat e tyre më të njohura në një serial televiziv. Shankar nuk dha detaje, por sipas medieve bëhet fjalë për “The Legend of Zelda”, edhe pse “Nintendo” nuk ka dhënë ende asnjë informacion. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin