Autorët: ArkivaDIGITALB

“Toy Story 4” me fund prekës, as Tom Hanks s’u përmbajt

Bëni gati shamitë kur të shikoni “Toy Story 4”. Tom Hanks foli për eksperiencën e regjistrimit të fundit të filmit të ardhshëm të “Pixar” dhe momenti ishte aq emocionues saqë nuk i përmbajti dot lotët. “Kur regjistron “Toy Story” je në një dhomë me ekipin që e ka krijuar. Kur hyra për ditën e fundit të regjistrimit nuk doja të takoja asnjë. Nuk doja t’i shikoja dhe të më shikonin që qaja. Por, më pas e kuptova se ai ishte një moment historik, që duhej jetuar thellësisht”. Me sa duket, publiku i kinemasë do të mallëngjehet, duke marrë parasysh që Tom Hanks, i pranishëm për tre herë në film, nuk i përmbajti dot lotët. Source: Televizion

Lexo më shumë

Julia Roberts feston debutimin televiziv me ndryshim në “look”

Mosha s’ka aspak rëndësi për të kaluar te roza. Aktorja 51-vjeçare ndryshon tërësisht “look” dhe shfaqet me flokë rozë, për të festuar debutimin televiziv. Një ngjyrë e pëlqyer ndër personazhet e famshme të ekranit. Julia Roberts, që është protagoniste e serialit thriller “Homecoming”, nuk e ka humbur aspak dëshirën për të luajtur me paraqitjen. Ish-“Pretty Woman” zgjodhi një “peach blonde”, një ndër nuancat më trend të momentit, sidomos në “Instagram”. Nuk është hera e parë që Roberts tenton këtë rrugë. Në të kaluar kishte lyer vetëm majat e flokëve, siç e pati deklaruar dhe vetë, e shtyrë nga e bija Hazel. Por, këtë herë, guxoi më shumë. Source: Tendence

Lexo më shumë

OTT merr hov, pritet rritje investimi në të ardhmen

Investimet në OTT vijojnë të rriten dhe sipas “Warc” parashikohet që në 5 vitet e ardhshme të arrijnë në rreth 129.3 miliardë dollarë. Në raportin e fundit të kompanisë thuhet se rreth 46.6 miliardë dollarë pritet të investohen në platformat video-on-demand (AVoD) deri në vitin 2023, thuajse dyfishi i përdorur deri tani. “Oreksi në rritje i shikuesve për përmbajtjet video në çdo aparat është ushqyer edhe nga shërbimet SVoD si “Netflix””, -deklaruan përfaqësues të “Warc”. “Por janë platformat AVoD që ofrojnë mundësinë që reklamuesit të ndërveprojnë me të dhëna të pasura me konsumatorë me synim të caktuar gjatë përmbajtjeve angazhuese”. Në nivelin strategjik, sipas “Warc”, oreksi i konsumatorëve për streaming cross-device po krijon një ndikim. Rreth 81% e konsumatorëve tani ...

Lexo më shumë

Einstein në televizion me një serial

“NBC”-ja nisi projektin televiziv të frymëzuar nga një serial i njohur gjerman, i fokusuar te një pasardhës i çmimit “Nobel” për fizikën. Seriali gjerman është policor dhe në rolin e të riut Einstein është aktori Tom Beck. Felix Winterberg është stërnipi i fizikanit të famshëm Albert Einstein dhe si stërgjyshi i tij është gjeni në fizikë. Për shkak të një sëmundjeje të trashëguar vdekjeprurëse, kërkuesi brilant nuk ka shumë vite jetë dhe kështu mundohet të punojë sa më shumë, falë dhe disa simuluesve. Pasardhësi i Einstein rekrutohet nga policia, për aftësinë e zgjidhjes së çështjeve të ndërlikuara. Në vitet e fundit, Albert Einstein është interpretuar shpesh në projekte televizive, si “Einstein and Eddington”, transmetuar në “BBC”. Geoffrey Rush e ka ...

Lexo më shumë

Ooops, këngëtari i famshëm rrëfen numrin e të dashurave që ka pasur

Ylli botëror ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit. John Mayer ka deklaruar se numri i femrave që mendon se kishte në shtrat është plot 500. Mayer njihet për lidhjet me emrat e njohur, përfshirë Katy Perry, Jennifer Aniston, Taylor Swift, Jessica Simpson, e të tjera. Më pastaj, këngëtari e pranoi se numri i femrave me të cilat ka fjetur është nën 500, por duket se ajo shifër i doli problematike për lidhjet e tjera. Source: Tendence

Lexo më shumë

“Delegacioni” mbërrin në Festivalin e Selanikut

Filmi “Delegacioni do të konkurrojë Festivalin e 59-të Ndërkombëtar të Filmit në Selanik, i cili startoi me një përbërje të larmishme të zhanreve kinematografike. Ambasada Shqiptare në Selanik thekson se konkurrimi i këtij filmi në Festivalin e Selanikut pritet me interes. Pjesëmarrja e filmit “Delegacioni” i regjisorit shqiptar Bujar Alimani, mbështetet edhe nga Ambasada e Shqipërisë në Athinë. Filmi “Delegacioni” është një bashkëprodhim midis Shqipërisë, Francës, Greqisë dhe Kosovës, i vlerësuar nga kritikë vendas dhe të huaj dhe së fundmi triumfoi në Festivalin e 34-të Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, në kategorinë e metrazhit të gjatë. Source: Televizion

Lexo më shumë

Tjetër akuzë kundër Harvey Weinstein

Vazhdon akoma të jetë e nxehtë çështja e Harvey Weinstein. Së fundmi producenti famëkeq është akuzuar sërish për përdhunim nga ish-modelja e famshme Jane Doe. Ajo ka ngritur një akuzë duke e çuar edhe një herë në gjykatë Weinstein, pasi pretendon se është ngacmuar nga producenti në moshën 16-vjeçare e më pas është përdhunuar në apartamentin e tij në Manhatan. Kjo i shtohet listës së madhe të akuzave kundrejt 66-vjeçarit i cili për disa është shpallur i pafajshëm ndërsa për disa të tjera vazhdon të jetë nën hetim.   Source: Tendence

Lexo më shumë

Nis “Java e filmit Frankofon” me temë “Lufta e Parë Botërore”

Ambasada e Francës në Kosovë do të prezantojë sot edicionin e 18–të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. Festivali organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze të Prishtinës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. Sipas organizatorëve, tematika e cila zë vend në filmat e këtij festivali është lufta e Parë Botërore, kjo me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Ndryshe me rastin e avancimit të statusit të statusit të Kosovës në anëtar të asocuar në organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë, risi për këtë edicion do të jenë katër filmat kosovarë, të cilët po korrin suksese të mëdha gjithandej në Festivale ndërkombëtare. ...

Lexo më shumë

Avril Lavigne flet për herë të parë për sohinë që thuhej se e ka zëvendësuar

Këngëtarja e famshme i ka dhënë fund një herë e mirë teorisë konspirative që qarkullon në rrjet prej 15 vitesh, se ajo ka vdekur dhe është zëvendësuar nga një sozi. Sipas kësaj teorie, e cila i ka zanafillat në Brazil, viti 2003 ishte periudha kur Avril Lavigne nisi të evoluojë si këngëtare, në pamje por edhe në mënyrën sesi ajo bënte muzikë. Sipas “teoristëve”, kanadezja asokohe humbi gjyshin e saj me të cilin ishte mjaft e lidhur dhe nga depresioni ajo u vetëvra dhe pas një kohe të shkurtër hyri në lojë sozia e saj e quajtur Melissa Vandella. Skuadra menaxheriale e Avril nuk do ta linte suksesin e këngëtares të shuhej dhe për këtë arsye si shumë personazhe të ...

Lexo më shumë

Nis TIFF, prezantohen 127 filma në konkurrim

Tirana International Film Festival 2018 është eventi më i rëndësishëm kinematografik që zhvillohet në Shqipëri, çel siparin mbrëmjen e dy nëntorit me një program të pasur, zbulimeve interesante dhe premierave të filmave më të rëndësishëm në tregun kinematografik sot në botë. Por edhe me lajme të mira. “Tani kemi mundësinë që fituesi i “Best Short” kualifikohet për në “Oscar”. Kjo është një ngjarje që e diferencon TIFF nga festivalet e tjera në rajon”, -u shpreh Agron Domi, drejtor i festivalit. Komiteti ndërkombëtar i seleksionit të aplikimeve ka sugjeruar 128 filma për konkurrim, në kategoritë e TIFF. Por edhe “Special Screenings”, “Don’t Worry, He Won’t Get Far on Foot” nga Gus Van Sant, “Suspiria” nga Luca Guadagnino, “The House That Jack ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin