Autorët: ArkivaDIGITALB

Qëllohet për vdekje reperi i famshëm

Reperi amerikan Young Greatness ka humbur jetën në moshën 34-vjeçare pasi  është qëlluar për vdekje në New Orleans. Emri i tij vërtetë është Theodore Jones, i cili është i njohur për hitin “Moolah” që doli në treg në vitin 2015 dhe ka arritur mbi 30 milionë klikime. Në raportimet e medieve të huaja thuhet se Young Greatness u qëllua jashtë restorantit “Waffle House”. Mjeku konfirmoi identitetin e tij duke zbuluar se vdekja u shkaktua nga një plagë me armë zjarri. Policia ka nisur kërkimet për dy persona të dyshuar. Kënga “Moolah” arriti kulmin duke arritur numrin 85 në listën e këngëve më të dëgjuara pasi u ripërpunua nga reperët Lil Wayne dhe Yo Gotti. Source: Tendence

Lexo më shumë

“Dogs”, seriali-dokumentar rreth miqve tanë me katër putra

“Dogs” do të jetë seriali-dokumentar më i ri  i prodhuar nga “Netflix” dhe tani është publikuar edhe traileri i tij. Ky projekt do të tregojë gjashtë histori të heronjve me katër putra dhe miqve të tyre njerëzorë, duke shfaqur “lidhjet thellësisht emocionale mes njerëzve dhe qenve të tyre”. Historitë janë të ambientuara në disa vende të botës mes të cilave Siria, Japonia, Kosta Rika, Italia dhe SHBA-ja. Qëllimi i projektit, sipas krijuesve, është të nënvizohet mënyra se si qeniet njerëzore kujdesen për kafshët e tyre dhe si, nga ana tjetër, qentë mund të kujdesen për ne, duke ofruar dashuri, mirëkuptim dhe mbështetje emocionale. Source: Televizion

Lexo më shumë

Selena Gomez bie nga froni! Ja kush është personi më i ndjekur në “Instagram”

Selena Gomez nuk është më personi më i ndjekur në rrjetin social “Instagram”. Është pikërisht futbollisti i Juventusit Cristiano Ronaldo, ai që ka rrëzuar nga froni këngëtaren e famshme. Ronaldo ka qenë për një kohë të gjatë pas Gomez dhe arriti të kapërcente në vend të parë me një diferencë shumë të vogël ndjekësish. Pra, Selena ka 144,308,767 ndjekës, ndërsa ai ka 144,309,204. Ndaj nuk është përfundimtare, kjo mund të ndryshojë nga momenti në moment. Source: Tendence

Lexo më shumë

Zbulohet si do të jetë Ivan Drago në “Creed 2”

Ivan Drago mund të ketë tentuar të mundë Rocky Balboa në filmin “Rocky IV”, por sipas Dolph Lundgren, ish-boksieri është goxha i ‘thyer’ në “Creed 2”. Personazhi është një ikonë e vërtetë duke simbolizuar Luftën e Ftohtë mes SHBA-së dhe Rusisë më shumë se askush tjetër në vitet ’80. Në “Creed 2”, versioni i Drago është shumë larg atij luftëtari robotik që vrau Apollo Creed në ring pa iu dridhur qerpiku në vitin 1985. Drago ka kaluar 33 vitet e fundit duke stërvitur djalin e tij Viktor (Luftëtari i peshave të rënda Florian Munteanu) në artin e boksit, në një përpjekje për ta gdhendur atë në një kampion, i cili mund të rivendosë emrin e Dragos në lavdinë e tij ...

Lexo më shumë

Filmi “London Fields” një dështim historik

“London Fields”, filmi me protagoniste Amber Heard, pati një nga debutimet më të këqij të të gjitha kohërave në Box Office në SHBA. Ky projekt u shpërnda në 613 salla kinemaje duke arkëtuar vetëm 116.470 dollarë, me një mesatare 190 dollarë për kinema. Sipas statistikave të Box Office Mojo, filmi është mundur në klasifikimin e dështimeve vetëm nga “Proud American”, i cili në debutimin e tij në vitin 2008 kishte arkëtuar 96.076 dollarë. “London Fields”, adaptimi i romanit të shkruar nga Martin Amis, tregon historinë e një shkrimtari të sëmurë, i cili nuk arrin të ketë hapësirë për krijimtarinë e tij. në regji është Matthew Cullen dhe në kastin e aktorëve janë edhe Billy Bob Thornton, Jim Sturgess dhe Cara ...

Lexo më shumë

Telemundo bën kthes historike, sjell për herë të parë një serial turk

Rrjeti televiziv Telemundo, kanali amerikan i Universal NBC dedikuar publikut latin nisi në prime time, për herë të parë një serial turk. I pari serial në një rrjet kombëtar prestigjioz amerikan laçoi në prime time një produksion turk. Tashmë edhe Amerika latine është pushtuar nga seriale turke, më i fundit “Kurt seyit ve Sura”, muaj më parë pati një sukses duke hyrë në Top 30 serialet më të ndjekur në Amerikë. Seriali që do të transmetohet nga Telemundo, “Sulltanesha Kosem” vjen me titullin “La Sultana” dhe parashikohet të jetë suksesi i radhës për publikun e Telemundo, i cili duket se e ka mirëpritur këtë risi. Source: Televizion

Lexo më shumë

Sekretet mbretërore që fshihen për shumë vite

Edhe 20 vjet pas vdekjes së parakohshme të saj, ne ende po mësojmë pjesë që nuk i dinim nga princesha e Uellsit, madje edhe fakte të errëta për jetën personale të Princeshës “së Popullit”. Pjesa më e madhe e asaj që dimë për jetën personale të princeshës Diana është në sajë të audiokasetave që ajo vetë regjistroi. Sapo e kuptoi se martesa e saj me Princin Charles ishte drejt fundit, ajo e dokumentonte anën e saj të historisë në një regjistrues dhe i dha kasetat shokut të ngushtë të saj, Dr. James Colthurst. Ky i fundit ia dha gazetarit Andrew Morton, kështu që fjalët e saj mund të bëheshin publike. Nga këto kaseta, Mortoni publikoi biografinë “DIANA: Historia e saj ...

Lexo më shumë

“Mrs Doubtfire”, protagonistët ritakohen pas 25 vitesh

Ju kujtohet “Mrs Doubtfire”? Filmi i vitit 1993 me Robin Williams? Tani, 25 vjet më vonë,  aktorët protagonist në film janë takuar për të rikujtuar kohët e vjetra. Takimi vjen fiks 25 vite më vonë dhe ky po që është një motiv për tu mbledhur bashkë. Fëmijët e vegjël dikur, tashmë janë rritur dhe kanë ndryshuar, ama fanatikët e filmit të preferuar në fëmijëri, menjëherë do i njohin kush është Chris, Lydia apo Natalie. Ka qenë pikërisht aktorja që në film luan rolin e një prej vajzave të familjes,”Lydia”, e cila ka shpërndarë një foto të ribashkimit në profilin e saj në “Instagram”. Duket se protagonistët e kane shijuar ritakimin e tyre, bashkë me Pierce Brosnan, aktori që luan në ...

Lexo më shumë

Bon Jovi paralajmëron super turneun

Bon Jovi ka zbuluar detajet për turnen e madh, që do ta zhvillojë vitin e ardhshëm në stadiumet e Britanisë së Madhe, duke përfshirë shfaqjet në stadiumin “Wembley” të Londrës dhe “Anfield” të Liverpoolit. Bon Jovi do të zhvillojë koncert në “Anfield” më 19 qershor, ndërsa në “Wembley” më 21 qershor. Turneu, ndalesën e fundit do ta bëjë në “Coventry’s Ricoh Arena”, më 23 qershor. Biletat do të fillojnë të shiten më 2 nëntor. Duke zbuluar detajet e turneut, i pari i bendit Jon Bon Jovi ka thënë: “Ato shfaqjet e mëdha, qindra mijëra njerëz të gjithë së bashku sikur një, këtë e bëjmë ne. Jemi shumë të entuziazmuar se do të jemi bendi i parë që do të performojmë ...

Lexo më shumë

Këngëtari i njohur italian pranon publikisht që është gay!

Këngëtari i njohur italian Marco Carta ka, në një intervistë ekskluzive për Barbara D’Urson, deklaroi për herë të parë publikisht se është homoseksual. “Gjërat e bukura ndonjëherë ju trembin, ju keni frikë të jeni të lumtur. Të jesh i lirë është diçka shumë e çmuar” – u shpreh fituesi i talent-showt “Amici”. Ai ka treguar se lirinë e vërtetë dhe dashurinë e ka ndjerë kur puthjen e parë ia ka dhënë një djali, të dashurit të tij. “Për shumë vite nuk kam qenë i lirë sepse nuk mund të shprehja publikisht dashurinë time. Nuk mund të shtrëngoja dorën e tij gjatë një filmi në kinema. Këto janë gjëra që ne i bëjmë që 16-vjeç, por unë nuk i kam bërë, ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin