Autorët: ArkivaDIGITALB

Sylvester Stallone u tërhoq nga “Rambo 5?

Ylli i filmit “Rambo 5: Last Blood” Sylvester Stallone raportohet se u tërhoq nga realizimi i këtij filmi pasi ky projekt iu refuzua. Rambo ka një udhëtim tepër unik si personazh. “First Blood” u bazua në novelën me të njëjtin titull dhe pasi dështoi me aktorët Steve McQueen dhe Dustin Hoffman, ishte Stallone që firmosi për këtë film. Pas një dekade në “ferr”, “Rambo 5: Last Blood” më në fund ka nisur xhirimet, ku Rambo shkon në Meksikë për të shpëtuar vajzën e shokut të tij nga një kartel droge. Në një intervistë me “Culture Creature”, autori i “Last Blood” David Morrell shpjegon se ai ka bashkëpunuar me Stallone në një histori për “Rambo 5” që nuk është përdorur. “Në ...

Lexo më shumë

Posteri i fundit i “Creed 2” promovon duelin e shekullit

Një poster i ri për filmin “Creed 2” tregon Adonis Creed duke u përgatitur që të përballet me Viktor Drago. “Creed 2” është filmi i tetë i sagës “Rocky” ku Adonis do të ndeshet me djalin e njeriut që i ka vrarë babain. Një kohë rivalë në “Rocky IV”, dy kolegët Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren do të marrin përsëri rolet historike të Rocky Balboa dhe rusit Ivan Drago në “Creed 2”. Michael B. Jordan, do të jetë protagonist në rolin e Adonis Creed, djali i Apollo Creed. Filmi do të shfaqet nëpër kinema prej 21 nëntorit 2018. Sylvester Stallone, interpretuesi historik i Rocky-y, drejtoi këtë seri të dytë në vend të Ryan Coogler, i cili ishte regjisori i filmit ...

Lexo më shumë

Zbulohet pasuria e Rita Orës

Rita Ora është një nga këngëtaret më të famshme shqiptare në botë. Mësohet se pasuria e saj arrin shifrat e rreth 13 milionë eurove. E gjithë kjo në sajë të projekteve muzikore dhe koncerteve të ndryshme anembanë planetit. Së fundmi Rita Ora ka zbuluar se është duke punuar për albumin e ri, ku do të përfshihen disa këngë që tashmë i ka publikuar, por edhe disa të padëgjuara. Source: Tendence

Lexo më shumë

Del në ankand xhaketa e Michael Jackson

Xhaketa e zezë lëkure e Mbretit të ndjerë të muzikës Pop, Michael Jackson, të cilën e kishte veshur në turneun e parë solo “Bed”, do të dalë në një ankand që do të zhvillohet në nëntor të këtij viti. Sipas vlerësimeve të para, xhaketa mund të arrijë çmimin deri në 100 mijë dollarë. Këngëtari i ndjerë këtë xhaketë, që në shpinë gjendet nënshkrimi i tij i përhershëm, e kishte veshur nëpër koncerte të ndryshme përgjatë viteve 1987 deri 1989. Xhaketa e fundit kuqezi që e kishte veshur në videoklipin “Thriller” u shit në një ankand për 1.8 milionë dollarë në vitin 2011. Në ankand, i cili do të zhvillohet më 10 nëntor në “Hard Rock Cafe” në “Times Square” të ...

Lexo më shumë

Hugh Jackman si senator në “The Front Runner”

Është publikuar traileri i parë i dramës biografike amerikane, “The Front Runner”. Aktori Hugh Jackman luan rolin kryesor në këtë film, ndërsa portretizon një senator, i cili bie nga gara presidenciale për shkak të një afere dashurie. Gary Hart (Jackman) është protagonisti, një politikë nga jeta reale, skandali i të cilit nxiti shkrime të shumta rreth jetës private të politikanëve. Hart ka qenë një senator karizmatik nga Kolorado, i cili u bë kandidat i Demokratëve dhe favorit në garën presidenciale të vitit 1988. Gjithçka shkoi sipas planit, derisa u zbulua për një aferë dashurie që i kushtoi me humbjen e postit të presidentit. Regjinë e “The Front Runner” e ka bërë Jason Reitman, ndërsa skenarin e kanë shkruar Matt Bai ...

Lexo më shumë

Bon Jovi thumbon Kim Kardashian

Mesa duket këngëtari i njohur amerikan Jon Bon Jovi nuk është fans i “Keeping up with the Kardashians” dhe as i “Shtëpiakeve të dëshpëruara”. Në një intervistë për “The Sunday Projekt”, 56- vjeçari ka treguar se asnjëherë nuk do të shpenzonte as një minutë nga koha e tij për të parë serialet në fjalë. “Mendoj se është e tmerrshme që jetojmë në një botë të tillë. Unë nuk i njoh emrat e tyre. Nuk kam parë as një minutë të asaj shfaqjeje sepse nuk është për mua”. Më pas ai ka vazhduar komentin e tij duke shpërthyer kundër Kim. “Cila do të jetë autobiografia jote? Bëra një video porno dhe gjeje çfarë, u bëra e famshme? Shko lexo një libër, ...

Lexo më shumë

Përfundojnë xhirimet e filmit “Bolero në vilën e pleqve”

Tashmë kanë përfunduar xhirimet e filmit ”Bolero në vilën e pleqve”, skenari i të cilit është me motivet e veprës së Fatos Kongolit me të njëjtin titull. Regjinë e këtij filmi e ka bërë Spartak Pecani, i cili për realizimin e skenarit ka bashkëpunuar edhe me Linda Fejzaj. Producent është “Eclipss” me mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe coproducion i Qendrës Kinematografike të Kosovës. Në këtë film luajnë aktorët Robert Ndrenika, Margarita Xhepa, Gentiana Ramadani, Olta Daku, Olta Gixhari, Ledjon Zoi, Afrim Muçaj. Në qendër të filmit një çift pleqsh që janë të detyruar të jetojnë të vetëm në fundin e jetës së tyre edhe pse kanë tre fëmijë. Biri i tyre u siguron një punëtore shtëpie, në ...

Lexo më shumë

Edhe një këngëtari i famshëm ndalon Trump të luajë muzikën e tij

Pharrell Williams i ka kërkuar formalisht Presidentit Donald Trump që mos ta luajë më muzikën e tij në takimet, apo tubimet që bën. Këngëtari dhe njëkohësisht producenti shumë i njohur, në fakt jo vetëm i ka kërkuar por i ka dhënë një ultimatum nëpërmjet avokatit të tij miliarderit që është në krye të Shtëpisë së Bardhë. Kjo ka ardhur pasi në një event të mbajtur në Pittsburgh nga presidenti, vetëm disa orë pasi 11 veta u vranë në një sulm me armë po në këtë qytet, u luajt kënga e Pharrell, “Happy’’. Hiti që në “YouTube” numëron mbi 1 miliard klikime përdoret në shumë takime apo fushata politike, por autori i saj mesa duket nuk është i lumtur që edhe ...

Lexo më shumë

Remo Girone rrëfehet në “Ftesë në 5”

“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, me regji të Namik Ajazi, solli në Shqipëri aktorin e njohur italian Remo Girone, që në vendin tonë është bërë i njohur përmes serialit “Oktapodi”, (La Piovra), në rolin e Tano Caridd-it. Së bashku me skenaristin Ruzhdi Pulaha dhe një kast të zgjedhur aktorësh shqiptarë e italianë, Ajazi sjell një histori të pamundur dashurie gjatë viteve të diktaturës. Bëhet fjalë për historinë e dashurisë mes një djali shqiptar dhe vajzës së një diplomati të lartë italian. Aktori italian ishte protagonist i emisionit “Ftesë në 5”, në “Top Channel”, ku përmes një interviste rrëfeu atë pjesë të jetës së aktorit dhe njeriut që njerëzit nuk e njohin. “Tirana ka ndryshuar shumë shpejt në pak kohë ...

Lexo më shumë

“Creed II”, Stallone e Jordan në ring me një imazh të ri

Sylvester Stallone, Michael B. Jordan e Tessa Thompson janë protagonistët e imazhit të ri zyrtar të “Creed II”, vazhdimi i filmit që pritet të dalë në kinematë amerikane në fund të nëntorit. Regjisori Steven Caple Jr. shpjegoi për “USA Today” se përse ky vazhdim nuk duhet humbur: “Loja është goxha intensive si brenda dhe jashtë ringut. Pikat e forta të Creed në ring janë shpejtësia dhe teknika e ndeshjes, ashtu siç e ka mësuar Rocky. Ndërsa Drago është shtypës”. Drama e Ivan Drago dhe e të birit Viktor përshtatet në mënyrë perfekte me atë të personazhve të tjerë të “Creed”, si protagonisti Adonis, që duhet të ndeshet, në një mënyrë apo në një tjetër, nën hijen e babait të famshëm. ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin