Autorët: ArkivaDIGITALB

“Snapchat” lançon në Britani programe në formatin televiziv

“Snapchat” ka bashkëpunuar me disa transmetues për të lançuar në Britani programe në formatin televiziv, duke zgjeruar përzgjedhjen e përmbajtjeve lokale dhe profesionale të prodhuara në platformë. Show-t janë përmbajtje televizive të prodhuara në format vertikal për një audiencë të lëvizshme dhe zgjasin zakonisht deri në shtatë minuta. Programacioni përfshin fleshe lajmesh nga “Sky News”, emisione për trajtime bukurie, programe ushqimi dhe showbiz-i të prezantuara nga influenceri Marcus Butler. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Meghan e ekzagjeron me transparencën, tregon veshjet intime

Veshjet e Meghan Markle janë vlerësuar gjithnjë dhe nuk munguan vlerësimet për gardërobën e përdorur gjatë udhëtimit në Zelandën e Re. Por, guxoi më shumë se ç’duhej me një fund blu, i cili në varësi të dritës ishte transparent dhe tregonte veshjen intime të dukeshës. Meghan ka sjellë një tjetër frymë mode në shtëpinë mbretërore, ka veshur pantallona, bluza të hapura në bust e shpatulla jashtë, madje edhe gjoksi në dukje. Source: Tendence

Lexo më shumë

“The Meg” me Jason Statham do të ketë një vazhdim

Producentët e “The Meg” po punojnë për vazhdimin e filmit me protagonist kryesor Jason Statham. Lajmi u bë i ditur në “U.S.-China Entertainment Summit” në Los Anxhelos. Producentja ekzekutive e filmit Catherine Xujun Ying deklaroi për “Variety”: “Projekti është ende në fazë zhvillimi. Po mundohemi ta mbajmë sa më sekret të jetë e mundur”. “The Meg” rezultoi të ishte filmi me suksesin më të madh për një bashkëproduksion SHBA-Kinë, duke arritur në 527.8 milionë dollarë, duke thyer rekordin e mëparshëm të “Kung Fu Panda 3”, me 521 milionë. Filmi i parë pati për regjisor Jon Turteltaub dhe aktorë Jason Statham, Bingbing Li, Ruby Rose, Jessica McNamee, Rainn Wilson, Cliff Curtis, Ólafur Darri Ólafsson, Masi Oka, Page Kennedy e Andrew Grainger. ...

Lexo më shumë

Naomi Watts, protagoniste e pararendësit të “Game of Thrones”

Naomi Watts do të jetë protagonistja kryesore e serialit pararendës të “Game of Thrones”, që mban firmën e “HBO”-së. Në projektin kinematografik me skenar të Jane Goldman dhe George R.R. Martin, Watts do të interpretojë një eksponente karizmatike të shoqërisë së lartë, që fsheh një sekret të errët. Ngjarjet e serialit pararendës të “Game of Thrones”, që nuk do të transmetohet para vitit 2020, ende nuk janë zbuluar. Dihet vetëm se do të ambientohen rreth 8 mijë vjet më parë nga ato të serialit origjinal. Source: Televizion

Lexo më shumë

Videoklipet që mund të përshtaten për Halloween

Halloween është një festë që celebrohet më shumë në Amerikë, por nuk mungojnë festimet edhe në vende të tjera të botës. Përveç zbukurimeve të frikshme, njerëzit mundohen të përshtaten me atmosferën dhe të shikojnë filma horror, por nuk mungojnë as të pasionuar pas muzikës. Ka disa videoklipe që do të shkonin shumë mirë në këtë ditë. Ja disa prej tyre: Queens Of The Stone Age – Burn The Witch (2006) Subsonica – Istrice (2011)   Marilyn Manson – The Beautiful People (1996)   Backstreet Boys – Everybody (Backstreet’s Back) (1997)   Aphex Twin – Come To Daddy (1997)   Michael Jackson – Thriller (1983)   The Cure – Lullaby (1989) Source: Tendence

Lexo më shumë

Cate Blanchett do të jetë ylli i “Mrs. America”

Cate Blanchett do të debutojë në boten televizive me serialin e limituar “Mrs. America”. Aktorja fituese e çmimit “Oscar” do të ketë rolin e Phillys Schlafly, një grua shumë konservatore që nuk mbështet lëvizjen feministe që kërkon barazinë në të drejtat. Projekti do të ndjekë betejën kulturore të ndodhur në vitet ’70 që modifikoi në mënyrë radikale panoramën politike dhe sociale përmes historive të feministeve si Gloria Steinem, Betty Friedan, Shirley Chisholm, Bella Abzug dhe Jill Ruckelshaus. Source: Televizion

Lexo më shumë

Befason “Marvel”, një serial rreth heroit Hawkeye

Surprizat e “Marvel” nuk mbarojnë kurrë. Pas Scarlet Witch dhe Loki, një tjetër “Avengers” do të nisë rrugëtimin e ekranit të vogël. Bëhet fjalë për Clint Barton, alias Hawkeye, i cili do të ketë një serial të dedikuar në platformën streaming “Disney”. Dimë që prej kohesh “Marvel Studios” po punon për një projekt rreth Hawkeye dhe deri tani të gjithë mendonin për një film të tij, por tani harkëtari Jeremy Renner do të bëhet protagonist i një seriali televiziv që ngjarjet do të zhvillohen pas ngjarjeve të “Avenges 4”. Source: Televizion

Lexo më shumë

Kanye West i kthen shpinën presidentit Donald Trump

Kanye West ka reflektuar dhe ka dalë në përfundimin se është përdorur për të lëshuar mesazhe politike. Por tanimë e ka mësuar leksionin dhe ka vendosur të distancohet nga Donald Trump dhe lëvizja “Maga”. “Sytë e mi janë hapur dhe kuptoj se jam përdorur të shpërndaj mesazhet tek të cilat nuk besoj. Distancohem tërësisht nga politika dhe jam fokusuar tek të qenit vetëm kreativ” – shkruan në “Twitter” bashkëshorti i Kim Kardashian. Për ta përforcuar se nuk do të ketë më punë me presidentin amerikan, ai theksoi se ndihet keq për të gjithë personat që po kërkojnë azil si dhe për prindërit që luftojnë të mbajnë fëmijët e tyre larg dhunës dhe luftës. Source: Tendence

Lexo më shumë

Gazetarja e sportit zvogëlon gjoksin: Dua të më marrin seriozisht

Disa femra do të dëshironin shumë një gjoks të madh, por ky nuk është rasti i një gazetareje e njohur sporti e ESPN në Argjentinë. Natalia Jersonsky iu është nënshtruar një operacioni për të zvogëluar gjoksin në mënyrë që njerëzit ta “shohin në fytyrë kur flet”. 24-vjeçarja zbuloi se ka bërë operacion për të zvogëluar masën e gjoksit në mënyrë që njerëzit ta marrin seriozisht, “Dua që njerëzit të më shohin në fytyrë kur flas.” Ajo tha se çdo herë që publikonte një foto ku mendonte se dukej bukur, të gjitha komentet përqendroheshin tek gjoksi i saj. Source: Tendence

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin