Autorët: ArkivaDIGITALB

“Black Panther”, “Marvel” synon 16 nominime në “Oscar”

Në seksionin “For Your Consideration” të faqes së “Disney”, lexohet se “Marvel Studios” synon të rishkruajë historinë e kinemasë me “Black Panther”, film me të cilin shpresojnë të marrin 16 nominime në “Oscar”. Rekordi është 14 nominime, që mbahet nga “Titanic” dhe “La La Land”, por ambicia e Kevin Feige nuk ka fre. Filmi i Ryan Coogler është propozuar në 16 nga 24 kategoritë e “Academy Awards”. Ndërsa “Avengers: Infinity War”, vetëm në një, “Efektet më të mira speciale”. Lajmi konfirmon zërat e javëve më parë se “Disney” do të linte pas dore promovimin e “Infinity War” për t’u përqendruar ekskluzivisht te “Black Panther”.   Source: Televizion

Lexo më shumë

Google, Sky e RAI hipin në bordin e HbbTV

“HbbTV”, enti që standardizon dhe promovon standardin europian për televizionin interaktiv, ka disa anëtarë të rinj, “Google”, “Sky” e “Rai”, të parët në nivel europian, ndërsa “Rai” për Italinë. “Hybrid Broadcast Broadband TV” operon prej vitesh në Europë. Mendohet se janë rreth 45 milionë dispozitivë që e kanë sistemin, në 35 shtete. Përfshirja e “Google” në HbbTV do të mundësojë një integrim më të madh të Android TV e HbbTV, duke zgjidhur shumë probleme për prodhuesit të cilët sot duhet të integrojnë zgjidhjet e tyre për të menaxhuar përmbajtjen interaktive në kanale. “Sony” e “Philips” e kanë përqafuar këtë qasje, por me një integrim të drejtpërdrejtë në Android TV do të lehtësojnë qasjen dhe përdorimin e shërbimeve të transmetuara përmes ...

Lexo më shumë

Adele, më e pasura ndër nën 30-vjeçarët e famshëm në Britani

Me rreth 170 milionë euro, Adele fiton edhe për vitin 2018 titullin e yllit britanik më të pasur ndër të famshmit nën 30 vjeç. Këngëtarja kryeson klasifikimin, e realizuar nga revista “Hello”, për të tretin vit radhazi. Pas saj renditen Ed Sheeran dhe Daniel Radcliffe. Edhe pse nuk është shfaqur shumë që pas turneut botëror që përfundoi në verë dhe nuk ka publikuar asgjë të re, Adele arrin sërish të fitojë. Në vitin 2017 arkëtoi mbi 10 milionë euro nga shitjet diskografike, ndërsa turneu gjeneroi rreth 47 milionë euro. Ed Sheeran u ngjit me një vend në klasifikim nga viti i kaluar. Kantautori 27-vjeçar e rriti pasurinë e tij nga 65 milionë euro në vitin 2017 në 105 milionë, falë ...

Lexo më shumë

“One Direction” “on top” edhe pse janë ndarë

Edhe pse “One Direction” nuk janë më një grup, fansat e tyre nuk kanë reshtur së mbështeturi dhe madje i kanë bërë të arrijnë rezultate mbresëlënëse. Videoklipi i këngës “What Makes You Beautiful”, i dalë në vitin 2001, sapo ka kaluar kuotën 1 miliard klikime në “YouTube”. Fansat, “Directioners”, janë tepër entuziastë për këtë arritje dhe kanë shprehur kënaqësinë edhe në “Twitter”, duke e çuar hashtagun “#WMYBTo1Billion” në majë të “trend topic”.   Source: Tendence

Lexo më shumë

Ermal Meta, i dërguari i MTV Itali në EMA

“MTV EMA” është një ndër eventet muzikore që mezi priten dhe të gjithë shikojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe spektaklin, por jo shumë kanë mundësi të shohin se çfarë ndodh pas skene. Ermal Meta do të jetë ambasador special i MTV Itali. Fitues i edicionit të vitit të kaluar në kategorinë “Best Italian Act”, Ermal Meta do të udhëtojë në Bilbao, për të zbuluar të gjitha sekretet e “MTV EMA”, së bashku me Yuri Gordon. Këngëtari shqiptar e bëri njoftimin në faqen e tij në “Facebook”, duke ftuar të gjithë fansat për ta ndjekur në këtë lloj rrugëtimi aventurë. “MTV EMA 2018” do të zhvillohet në “Bilbao Exhibition Centre”, mbrëmjen e së dielës, më 4 nëntor. Source: Tendence

Lexo më shumë

Babë e bir në jetë e film, Liam e Micheal Neeson në “Made in Italy”

Liam Neeson dhe i biri, aktori Micheal Richardson, do të jenë protagonistët e komedisë “Made in Italy”, me regji të James D’Arcy. Neeson do të interpretojë Robert, një bohem londinez që rikthehet në Itali me të birin, interpretuar nga djali i tij Micheal Richardson, (emri i vërtetë i të cilit është Micheal Neeson), për të shitur shtëpinë që e kanë trashëguar nga gruaja e tij që ndërroi jetë. Filmi pritet të nisë xhirimet në prill 2019, në Itali. Kjo është hera e parë që Liam dhe i biri Micheal luajnë së bashku në një film. Source: Televizion

Lexo më shumë

Me 5 milionë shikime në “Instagram”, Salif bëhet yll me “Moonwalk”

Salif Gueye, i njohur si Salif la Source, i cili prej 5 vjetësh interpreton si kërcimtar rruge në Paris, ka bërë për vete thuajse të gjithë botën. Në pak ditë, videoja ku interpreton kërcimin e Michael Jackson, “Moonwalk”, është bërë tepër e klikuar në “Instagram”, 5 milionë persona e kanë parë në 5 ditë. Fama e tij tashmë është bërë globale dhe i riu synon Amerikën. “Dhe të thuash se për pak do ta fshija atë video, sepse m’u duk shumë elementare”, -deklaroi djaloshi 22-vjeçar. Nuk e menduan kështu ylli i basketbollit LeBron James dhe aktori e kampioni i wrestling Dwayne “The Rock” Johnson, të cilët e shpërndanë videon në llogarinë e tyre, duke rritur me shpejtësi shikimet në pak ...

Lexo më shumë

Macja ‘sfilon’ në pasarelë, videoja bëhet virale

Një mace është futur në pasarelën e një shfaqjeje mode në Turqi. Kafsha shtëpiake u shfaq papritur në rolin e një modeleje duke ‘shokuar’ personat që ndodheshin aty për të ndjekur sfilatën e modës. Videoja që u bënë virale, tregon macen në Esmond International Fashion Show në Stamboll. Stilistja Gossip Hakki Ali tha se askush nuk e di se mbërriti në pasarelë ‘modelja’ e mbuluar me qime. Source: Tendence

Lexo më shumë

James Cameron nis xhirimet e “Avatar 4 dhe 5”

Vitet kalojnë dhe rezultati i punës së James Cameron në vazhdim e “Avatar” nuk ka dalë ende. Pas suksesit të kapitullit të parë, Cameron ka lëvizur në Zelandën e Re për të përgatitur sagën e tij mbresëlënëse. Ka katër filma në përgatitje dhe megjithëse nuk kemi parë as edhe një, raportohet se regjisori është aktualisht i angazhuar në përpunimin e “Avatar 4” dhe “Avatar 5”. Gjatë një interviste të kohëve të fundit, ylli i “Avatar” Sigourney Weaver ka zbuluar se ajo ka përfunduar tashmë xhirimet e “Avatar 2” dhe “Avatar 3” dhe është e angazhuar tashmë me “Avatar 4” dhe “Avatar 5”. Me sa dimë, vazhdimi i “Avatar” do të xhirohet me disa nga teknologjitë më të avancuara të kapjes ...

Lexo më shumë

Zbulohet arsyeja e mbidozës së Demi Lovatos

Kanë kaluar 90 ditë që kur Demi Lovato u shtrua me urgjencë në rrezik për jetën pas një mbidoze heroine. Për të përditësuar fansat me gjendjen e saj shëndetësore mamaja e këngëtares ka folur me zemër të hapur. Ajo ka rrëfyer se gjendja e 25-vjeçares është përmirësuar shumë megjithatë varësia e saj është e barabartë me një sëmundje bakteriale, shumë e vështirë për t’u kuruar. Ndërkohë që ajo po lufton çdo ditë që ta tejkalojë këtë barrierë, mamaja e saj Dianna De La Garza ka theksuar se arsyeja që mund ta ketë çuar vajzën e saj në mbidozë është humbja e 5 familjarëve përgjatë gjithë vitit 2018. “Ne humbëm stërgjyshërit e Demit madje edhe 2 xhaxhallarët e saj brenda pak ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin