Autorët: ArkivaDIGITALB

Ja ngjyra e preferuar e Meghan Markle për takimet zyrtare

Meghan Markle tashmë është anëtare e familjes mbretërore, që do të thotë se ajo duhet të ndjekë disa rregulla në punët e saj zyrtare. Si ish-aktore, Meghan tashmë është e njohur për stilin e saj dhe nuk ka lejuar që të qenit pjesë e mbretërisë t’ia humb rrugën asaj. Përkundër disa veshjeve që Meghan ka “thyer rregullin mbretëror”, në kohën kur edhe ekspozonte shpatullat, ose kur dilte e veshur me fustan të shkurtër, dallimi mes Meghan dhe Kate Middelton është i theksuar edhe te ngjyra e rrobave. Përderisa Kate, sikurse edhe Mbretëresha duan që të vishen me ngjyra të theksuara, Meghan zgjedh ngjyrën e zezë si pjesë të gardërobës së saj. Sipas psikologes Karen Haller, ky ngjan që është vendim ...

Lexo më shumë

“Exile” nis xhirimet ne? Ke?ln

Pas sukseseve me filmin “Babai”, i cili fitoi në Festivalin e Karlovy Vary-t për regjinë më të mirë, skenaristi dhe regjisori Visar Morina sjell projektin më të ri kinematografik “Exile”, skenari i të cilit është shpërblyer me çmimin prestigjioz gjerman “Lola’s Gold”. Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhyt atë në krizë të identitetit. Film “Exile” sjell një kastë brilante të aktorëve si Sanrda Huller, e njohur për rolin e saj në filmin “Toni Erdmann”, Misel Maticevic, ndërsa në film do të paraqiten aktorët shiptarë Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi. Xhirimet përfundojnë në ...

Lexo më shumë

Aktorja e njohur akuzohet për rrëmbim

Aktorja e njohur Lindsay Lohan është komentuar për problemet e saj me drogën dhe së fundmi është përballur edhe me disa akuza për tentativë të rrëmbimit të dy fëmijëve. Ajo ka qenë duke ecur në rrugë dhe ndërsa ka parë një familje siriane në rrugë i ka ofruar që ti strehojë për një natë. Gjatë këtij momenti Lindsey ka hapur InstaLive për të pasur të gjithë ndjekësit dëshmitarë në atë që po bënte. “Hej të gjithë, unë dua t’ju tregoj një familje që takova një familje refugjate siriane për të cilën jam e shqetësuar. Ata me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë.”- ka thënë fillimisht aktorja. Më pas ajo ka vazhduar bisedën me ta dhe u thotë: “Doni të vini ...

Lexo më shumë

“Pitch Perfect” vijon…

Pas “Pitch Perfect 3”, fansat kudo në botë kërkuan më shumë. Një përgjigje mund ta ketë dhënë një ndër protagonistet, Rebel Wilson, përmes një postimi në “Instagram”. Wilson, në shoqërinë e Anna Camp, Brittany Snow e Chrissie Fit, tregojnë duart me katër gishta, gjë që menjëherë u përkthye nga fansat si shenjë për realizimin e kapitullit tët katërt të “Pitch Perfect”. Asgjë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. “Pitch Perfect 3” doli më 22 dhjetor dhe arkëtoi rreth 180 milionë dollarë, kundrejt një buxheti prej 45 milionë dollarësh, duke u bërë kështu një sukses botëror. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Dr. Dolittle” has probleme, shtyhet projekti

“The Voyage of Doctor Dolittle”, një tjetër film ribërje e atij të vitit 1967, me protagonist yllin e “Marvel Cinematic Universe”, Robert Downey Jr., u shty për në vitin 2020. Saga e dr. Dolittle e ka origjinën në vitin 1920, me romanin “The Story of Doctor Dolittle”, i Hugh Lofting. Autori ka shkruar rreth 13 libra me protagonist doktorin që flet me kafshët. Ndër vite, personazhi është adaptuar disa herë për ekranin e madh dhe të vogël. Më i njohuri është ai me protagonist kryesor Eddie Murphy, në vitet ’90. Një tjetër përshtatje, me interpretues kryesor Downey Jr., ishte parashikuar të dilte në maj 2019, por tani “The Voyage of Doctor Dolittle” është shtyrë për rreth një vit më vonë. ...

Lexo më shumë

25 vjet karrierë, “Cranberries” nxjerrin këngën e padëgjuar të O’Riordan

Për të lançuar projektin që celebron 25-vjetorin e debutimit, që ndodhi me albumin “Everybody Else Is Doing It, So Why Can’t We?”, në vitin 1993, “Cranberries” publikuan një këngë të padëgjuar më parë, “Íosa”. Bëhet fjalë për një këngë speciale, sepse na risjell zërin e Dolores O’Riordan, e cila ndërroi jetë më 15 janar, por edhe sepse këndon në gjuhën e saj, atë irlandeze. Titulli përkthehet “Jezus” dhe gjithë teksti i këngës mund të konsiderohet një himn për fenë katolike, një lutje që këngëtarja i drejton Zotit, që mos ta braktisë kurrë: “Mos më lër asnjëherë vetëm”, -lutet O’Riordan. Përmbledhja muzikore pritet të dalë më 19 tetor. Përveç këngëve të albumit të parë të “Cranberries”, do të ketë edhe ato ...

Lexo më shumë

Kim Kardashian, personazhi më i rrezikshëm për ta kërkuar online

Kim Kardashian është personazhi i njohur më i rrezikshëm për ta kërkuar online. Ky është përfundimi i nxjerrë nga kompania “McAfee”. Në podium qëndrojnë Kourtney Kardashian dhe modelja Naomi Campbell. Kërkimet për informacione për personazhet e njohur dhe hapja e faqeve për ta përmban disa linke potencialisht të dëmshme për kompjuterit e kërkuesit. Pesëshja për listën e vitit 2018 plotësohet me Adele dhe prezantuesja Caroline Flack. Ndërsa në top 10 hyjnë dhe aktorja Rose Byrne, fituesja e “Love Island 2017”, Kem Cetinay, Britney Spears, Emma Roberts dhe ylli i “reality” Ferne McCann. “McAfee” bëri të ditur se keqbërësit kibernetikë përfitojnë nga emrat e personazheve të njohur për të joshur përdoruesit e internetit të klikojnë në linke, për të instaluar “malware” ...

Lexo më shumë

Kur të famshmit të vjedhin momentin dhe të zbukurojnë ditën

Momenti i fotografive të çifteve të reja që martohen mund të jetë një ndër momentet më të bukura të gjithë organizimit të dasmës, sepse më në fund kanë pak çaste për të ndenjur vetëm dhe për të realizuar një album të këndshëm me kujtime për t’i parë ndër vite. Por, ndodh që në disa raste të dalë ndonjë person që të të prishë pozën. Dhe kur ky person është një personazh i njohur i ekranit, s’është aspak bezdi, por madje një dhuratë e bukur për të rinjtë, për ta bërë edhe më të veçantë ditën e tyre të shënuar. Ja disa artistë që janë gjendur në vendin e gabuar, por në momentin e duhur për dasmorët: Source: Tendence

Lexo më shumë

Të dëgjosh nga ekrani

Televizorët e sotëm po bëhen gjithnjë e më të sheshtë dhe përpjekja për një sistem zëri vështirësohet. Por, “LG Display” dhe “Sony” kanë menduar për të përmirësuar prodhimet e tyre dhe kanë zhvilluar një teknologji që u mundëson “OLED TV” të nxjerrin zërin nga ekrani. Për çështje marketingu, “LG Display” përdor termin “Crystal Sound”, ndërsa “Sony”, “Acoustic Surface”. Kjo teknologji shfrytëzon një mekanizëm që vendoset te televizorët OLED dhe lidhet me amplifikatorin. Prej vibrimit të ekranit të televizorit krijohet edhe tingulli. Dhe nëse preket aparati ndihet vibrimi. Por dridhja nuk ndikon te cilësia e figurës. Konkurrueshmëria ka bërë që si “Sony” dhe “LG” t’i nxjerrin produktet e tyre njëri pas tjetrit. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Debutimi domethënës i “Bad Boys 3”

U deshën vite të bëheshin sërish bashkë Will Smith e Martin Lawrence, në rolin e dy policëve famëkeq të Majemit. Gjithashtu, aprovimi i skenarit nga producentët nuk humbi kohë dhe me sa duket xhirimet pritet të nisin në fillim të vitit 2019. Plani është që kapitulli i tretë i “Bad Boys” të publikohet në javën e Martin Luther King Jr., në vitin 2020. “Sony” nuk zbuloi shumë detaje nga projekti, por presidenti i “Columbia Pictures” Sanford Panitch pati deklaruar për “Variety”: “Nëse vendosim për të bërë një tjetër “Bad Boys” pas 15 vjetësh, do të jetë një sukses i madh”. Problemi nuk është vetëm bindja e aktorëve për të bërë një tjetër film, por edhe zgjidhja e çështjes së skenarit, ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin