Autorët: ArkivaDIGITALB

“Fast & Furious”, Vin Diesel zbulon spinoff-in femëror

Me filmin e Dwayne Johnson e Jason Statham, “Hobbs and Shaw”, më në fund në fazë zhvillimi, duket se universi “Fast & Furious” po hapet drejt spinoff-ëve dhe supozohet se do të ketë dhe një tjetër të përqendruar te femrat. Vin Diesel publikoi një video në “Instagram” nga sheshxhirimi i filmit të tij “Bloodshot”, në Afrikë, ku foli dhe për “Fast & Furious”. Cody Walker, vëllai i aktorit të ndjerë  Paul Walker, e vizitoi në Afrikë dhe Diesel shfrytëzoi këtë takim për të ofruar disa të dhëna për filmin. Aktori zbuloi se “Universal” po punon për disa spinoff dhe një prej tyre do të përqendrohet te femrat e ”Fast & Furious”. I pari film përqendruar te personazhet e botës së ...

Lexo më shumë

Georgina mbështet Ronaldon pas akuzave për përdhunim

E dashura e Cristiano Ronaldos ka shprehur mbështetjen për yllin portugez pas akuzave ndaj tij për përdhunim. Georgina Rodriguez në një postim në “Instagram” tha se fubollisti gjithmonë do të jetë në gjendje të kapërcejë pengesat që janë vënë në rrugën e tij. Modelja publikoi një foto të saj realizuar në shkallët e stadiumit para ndeshjes Juventus-Napoli. “Të dua ,”-shkruan ajo, duke i shprehur dashurinë. Ronaldo është akuzuar për përdhunimin e një modeleje në dhomën e një hoteli në Las Vegas në vitin 2009. Portugezi ka mohuar akuzat duke thënë se po përdoret emri i tij për të bërë famë. Source: Tendence

Lexo më shumë

Kinematografia turke në zi! Humb jetën aktori i njohur

Kinematografia turke është në zi pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Mehmet Uslu në moshën 57-vjeçare. Prej disa vitesh, ai ka luftuar me kancerin në mushkri, por për fat të keq e humbi betejën. Tri ditë më parë, Uslu u dërgua me urgjencë në spital ku edhe humbi jetën. Aktori ndërroi jetë në Stamboll, ndërsa lamtumira e fundit iu dha në vendlindjen e tij në Ak?ehir. Mehmet Uslu ishte prezent në sheshin e xhirimit deri në sezonin e kaluar, gjatë serialit “SOZ”. Në vitet 2003-2004 ai ka luajtur në serialin e famshëm turk “Lugina e Ujqërve”, ndërsa në vitet 2013-2014 ka luajtur rolin e Selim Demirhan në Serialin “Mes dy Dashurish”. Source: Tendence

Lexo më shumë

I “gjuajnë” bashkëshortin, Cardi B dhunon banakieret

Cardi B ka përfunduar në polici dhe do dalë shumë shpejt në gjykatë pasi u përfshi në një sherr në klub. Burime familjare tregojnë për TMZ  se reperja e famshme do të akuzohet pasi ka sulmuar dy bariste në klubin ‘Angels’ në New York. Dy motrat bariste, Jade dhe Baddie Gi thanë se reperja pati një sherr të gjatë me Jade pasi mendonte se ka pasur një marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj. Cardi ishte në atë klub pasi po performonte grupi “Migos”, në të cilin është edhe bashkëshorti i saj. Dy banakerieret u sulmuan me shishe dhe karrige, ku morën lëndime, por refuzuan të shkojnë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Source: Tendence

Lexo më shumë

Filmi “Marine 6” bashkon yjet e WWE

Askush nuk u premtoi atyre një luftë të drejtë! Saga e parë e nisur nga John Cena dhe më pas e vazhduar nga superstari i WWE The Miz është kthyer me një kapitull të ri të mbushur me aksion. “Marine 6: Quarters Quarters” po vjen këtë vjeshtë, dhe bën së bashku Miz me grupin WWE Shawn Michaels dhe Becky Lynch. Tani kemi një vështrim të parë emocionues të “The Marine 6”, ku ka shumë shpërthime dhe shumë luftime. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Ajo”, në një festival kualifikues për “Oscar”

“Ajo” është nja nga dhjetë filmat e shkurtër të përzgjedhur ne konkurrencë zyrtare në “Alice Nella Citta” seksion paralel i Festa del Cinema di Roma, i cili zhvillohet ne Romë të Italisë nga 18 deri më 28 tetor. Regjisorja More Raça gjithashtu do te jete pjesë e programit From Short to Feature, ku do të prezantojë filmin e saj të metrazhit të gjatë para kompanisë prestigjioze italiane “Leone Film Group”, kompania e familjes se Sergio Leone. Filmi “Ajo” me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj. Në filmin “Ajo” luajnë Aurita Agushi, Sunaj Raa, Diella Valla, Florist Bajgora, ...

Lexo më shumë

Jeta e Bud Spencer do të vijë në një film

Jeta e Carlo Pedersolit, ose siç njihet nga të gjithë Bud Spencer para se ai të bëhej i njohur, do të bëhet film. Lajmin e ka dhënë djali i aktorit të humorit Giuseppe Pedersoli, gjatë festivalit “Terni Pop Film Fest” në Itali, ku ka thënë se është në hapat e parë të punës. Përveç djalit të aktorit në këtë festival ishte dhe vajza e tij dhe nipi i aktorit të ndjerë. “E ndiejmë sikur e kemi pranë, për ne ai nuk është larguar kurrë. Kemi hapur dhe një faqe në “Facebook” në kujtim të tij që të gjithë njerëzit të botë ta ndiejnë sa më afër. Ai thoshte gjithmonë se nuk ishte aktor dhe pas shumë vitesh kam kuptuar kuptimin ...

Lexo më shumë

Serena Williams këndon topless për një kauzë të mirë

Tenistja e famshme Serena Williams ka publikuar një video, ku shfaqet topless e duke kënduar. Ylli i tenisit mbuloi gjoksin me duar, ndërsa këndonte hitin global “I Touch Myself” për Muajin e Sensibilizmit për Kancerin e Gjirit. Me këtë këngë Serena donte t’i kujtonte femrave, që të bëjnë kontrolle rregullisht për kancerin e gjirit. “Kjo më nxjerr paska nga vetvetja por doja ta bëja sepse është një çështje që prek femrat e të gjitha ngjyrave, në të gjithë botën. Zbulimi në fazat e para është çelësi, shpëton shumë jetë. Shpresoj t’i kujtoj femrave që bëjnë këtë”. View this post on Instagram This Breast Cancer Awareness Month I’ve recorded a version of The Divinyls global hit “I Touch Myself” to remind ...

Lexo më shumë

Filmi shqiptar triumfoi në Barcelonë

Filmi “Rreze” (Ray), me regji të Lorena Sopit, i realizuar sipas një flete të ditarit të njohur të Rreze Abdullahut, ka fituar çmimin “Filmi më i mirë Europian”, në Europa Film Festival, i cili është zhvilluar nga data 24 deri më datën 30 shtator në Barcelonë. Në një konkurrencë prej më shumë se 2700 titujsh, në mesin e 32 filmave të zgjedhur për programin zyrtar, Lorana Sopi ka pasur edhe filmin “Përjetësisht Fëmijë”, por vetëm “Rreze” është nominuar dhe ka fituar çmimin kryesor të festivalit. Gjatë vitit të luftës 1999, Rreze Avdullahu kishte shkruar “Ditarin e Frikës”. Në ditëlindjen e nëntë të atij viti të shënjuar, ajo nuk kishte pritur dhurata e as festë. Ajo kishte vetëm një dëshirë: Nuk ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin