Autorët: ArkivaDIGITALB

Vilma Masha i dha fund beqarisë

E thjeshtë, e bukur dhe rrezatuese, ashtu sikurse është dhe në ekranin e “SuperSport”, gazetarja Vilma Masha i dha fund beqarisë, në një ceremoni festive të organizuar në tarracën e bashkisë së Tiranës, ku përveç familjarëve ishin të ftuar dhe shumë nga miqtë dhe kolegët e saj. Vetë Vilma nuk ka nxjerrë ende foto zyrtare nga ceremonia, në profilet e saj në rrjetet sociale, por ato pak foto që qarkullojnë online janë shpërndarë nga të pranishmit në ceremoni, figura të njohura të ekranit.   Source: Tendence

Lexo më shumë

A mundet “Oscar”-i të transmetohet në streaming?

“Academy of Motion Pictures Arts and Sciences” po merr në konsideratë faktin që ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” të mund të transmetohet në shërbimet streaming. Sipas “Vanity Fair”, disa eksponentë të “Academy” mendojnë se e ardhmja e transmetimeve do të jetë në streaming. Revista citon një anëtar të bordit që ka thënë: “Duke parë statistikat për “Emmy”, televizioni nuk po shkon askund. Kështu që, pse mos të marrim paratë nga marrëveshja me shërbimet streaming dhe mos të shqetësohemi për shikueshmërinë”? Javën e kaluar, ceremonia e ndarjes së çmimeve “Emmy” pati rënien më të madhe të shikueshmërinë të të gjitha kohërave. “ABC”-ja ka aktualisht të drejtat për të transmetuar ceremoninë “Oscar” deri në vitin 2028 dhe guvernatori i “Academy”, Sid ...

Lexo më shumë

Kanye West s’është më Kanye West

“No more” Kanye West. Reperi i famshëm ka vendosur të ndryshojë emrin. Përmes “Twitter”-it, bashkëshorti i Kim Kardashian, njoftoi se tani dëshiron të njihet si YE. “Njihem zyrtarisht si Kanye West. Unë jam YE”. Reperi e lidh emrin e ri me besimin fetar: “Mendoj se “Ye” është fjala më e përdorur në bibël, që do të thotë “ti”, -deklaroi më herët gjatë këtij viti Kanye, gjatë një interviste ku u diskutua për albumin e tij. Source: Tendence

Lexo më shumë

“Space Jam 2” do të jetë një ribërje, jo vazhdim

Personazhet e animuar të “Looney Tunes” do të gjallërohen sërish në fushën e basketbollit me “Space Jam 2”, me protagonist kryesor yllin e NBA-së, LeBron James. Shoku i fëmijërisë së LeBron dhe regjisori Maverick Carter zbuloi se filmi nuk do të jetë në formën e vazhdimit të klasikut të vitit 1996, por një ribërje. Carter deklaroi për “The Hollywood Reporter”: “Kemi parë një film që ishte i mirë, tani do të mundohemi të bëjmë një tjetër që të jetë i shkëlqyer”. Ai foli dhe për mundësinë e rikthimit të Michael Jordan: “Do të ketë edhe një rol për Michael nëse dëshiron të rikthehet. Por ai është i madhi Michael Jordan. Pavarësisht nëse LeBron i telefon, ai do të bëjë atë ...

Lexo më shumë

Përtej këngës, Rihanna tregoi aftësitë në makijazh

Nuk zotëron skenën vetëm në muzikë, por Rihanna u shfaq si mbretëreshë e vërtetë bukurie, gjatë prezantimit të llojeve të preferuara të saj të makijazheve, gjatë eventit “Fenty”. Këngëtarja sapo festoi njëvjetorin e markës së saj. Bashkoi sërish forcat me “Sephora”, për një produkt të ri. Gjatë festës së lançimit, në Dubai, Rihanna prezantoi “Stunna Lip Uninvited”, duke e aplikuar në një modele. Më pas përfundoi makijazhin me tonet e saj për sytë, duke i dhënë dorën e fundit me mollëzat. Vetë Rihanna dukej tepër natyrale, e lyer me ngjyra kafe dhe të arta, për të kombinuar me veshjen po ashtu të artë. Pas demonstrimit, këngëtarja u takua me fansat dhe dha autografe. Source: Tendence

Lexo më shumë

Mania “spinoff”, edhe “The Walking Dead” mund ta ketë një

Në pritje të sezonit të ri të “The Walking Dead”, interpretuesi i Negan, Jeffrey Dean Morgan, deklaroi se prej kohësh po diskuton për një spin-off dedikuar personazhit të tij. “Prej dy vjetësh po e diskutoj me Scott Gimple. Shpresoj vërtet që të realizohet. E di që po marrin në konsideratë çdo mundësi. Nuk di shumë, por di vetëm që do të ishte një histori e bukur për t’u treguar”, -deklaroi aktori gjatë një interviste. Sezoni 9 i “The Walking Dead” pritet të nisë më 7 tetor në “AMC”. Në episodin e fundit të sezonit të kaluar, “All Out War”, vdekja e të birit Carl e çoi Rick dhe grupin e tij të të mbijetuarve drejt përleshjes me Saviors dhe liderin ...

Lexo më shumë

Bradley Cooper shuan kureshtjen për “Guardians of the Galaxy 3”

Aktori Bradley Cooper, që sapo debutoi si regjisor me ribërjen e “A Star Is Born”, foli për mundësinë e drejtimit të kapitullit të tretë të “Guardians of the Galaxy”. Gjatë një interviste për filmin me protagoniste dhe këngëtaren Lady Gaga, Cooper hodhi poshtë që në fillim zërat për filmat e “Marvel Studios”. “Ta drejtoj? Nuk e besoj. As nuk mund ta imagjinoj që të jem regjisor në diçka që nuk është shkruar nga unë. Nuk do të dija nga t’ia nisja”. Aktori nuk foli fare për filmin e ardhshëm, në cilin duhet të interpretojë kompozitorin Leonard Bernstein. Përgjigjja e tij ishte lakonike: “Do të flasim”. E ardhmja e “Guardians of the Galaxy 3” është e paqartë që pas pushimit nga ...

Lexo më shumë

Mbretëresha Elizabeth përshëndet me një dorë false

Dora e mbretëreshës Elizabeth përshëndet njerëzit në Britani, por dhe në botë, prej mbi 66 vjetësh, të paktën aq sa janë vitet në fron. Por, prej disa kohësh, madhëria e saj, edhe pse në formë të mirë shëndetësore, me sa duket përdor një krah mekanik, një dorë false e veshur me dorashkë të bardhë, kur është në makinë apo në karrocë, kur i duhet të përshëndetë me dorë gjatë gjithë kohës. Media britanike u mbështet për lajmin në dëshminë e princeshës Anna, vajza e mbretëreshës, fjalë të cilat janë përmendur në librin “The Queen of the World”, i biografit mbretëror Robert Hardman,. Dora mekanike, që aktivizohet nga një levë druri, është dhuratë e një grupi studentësh australianë, disa vite më ...

Lexo më shumë

Serena Williams zhvishet për një kauzë

Serena Williams u zhvesh për të luftuar kancerin e gjirit. Tenistja amerikane është pjesë e fushatës për sensibilizimin për ta parandaluar, për të cilën këndoi “I Touch Myself”, e “The Divinyls”, duke e mbuluar gjoksin me duar. “U bëra pjesë, sepse është një problem që përfshin të gjitha gratë, të të gjitha ngjyrave, në të gjithë botën. Diagnostikimi në kohë është tepër i rëndësishëm. Shpresoj që kjo të ndihmojë dhe të ndërgjegjësojë femrat”, -deklaroi ish-numri një i botës në tenis. For #BreastCancerAwarenessMonth I’ve recorded a version of The Divinyls global hit “I Touch Myself”! It’s a reminder for women to self-check regularly as part of @itouchmyselforg supported by #Berlei for #BCNA pic.twitter.com/7qDQaS0SaU — Serena Williams (@serenawilliams) September 29, 2018 Source: ...

Lexo më shumë

Gisele flet 13 vite më pas për ndarjen me DiCaprio

Gisele Bundchen në librin e saj të ardhshëm “Lessons: My Path to a Meaningful Life”, flet për karrierën edhe ulje-ngritjet në jetën e saj, përfshi dhe disa lidhje të famshme në të shkuarën. Mes tyre është edhe ajo me Leonardo DiCaprio. Në një intervistë për “People” për të promovuar romanin autobiografik, modelja 38-vjeçare është hapur për publikun, duketreguar ankthet që ka pasur pas një fluturimi turbullues në 2003, dhe madje mendimet për t’u vetëvrarë. Ajo ka thënë se është ndjerë e “pafuqishme” në trupin e saj derisa pas disa vizitave te doktori, top modelja vendosi të rishikonte stilin e jetës, përfshi dhe lidhjet e saj. Në atë kohë Gisele kishte një lidhje me Lenardo DiCaprio me të cilin ishte lidhur ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin