Autorët: ArkivaDIGITALB

“Lista gri” e Hollywood-it në vitet ‘50

Mes 1947 dhe 1957 të ishe në “Listën e zezë” të Hollywood-it do të thoshte për një kineast jo vetëm ta kishe të pamundur të punoje, por në shumë raste edhe dënim me përjashtim social, madje disa edhe me burg ose mërgim. Kjo listë i pati rrënjët në triumfin republikan në zgjedhjet e Kongresit të Shtetit Amerikan në 1946. Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik kaloi nga një aleat në një armik dhe shpërtheu një histeri antikomuniste që rigjallëroi aktivitetet e quajtura “komitete të aktiviteteve antiamerikane” (HUAC) të krijuar në 1938. Iniciatori i kësaj ishte senatori i njohur, Jeseph McCarthy, i cili edhe pse nuk mori pjesë direkt në seancat e Komitetit i dha jetë të ashtuquajturës ...

Lexo më shumë

Michael Buble nuk planifikote t’i kthehej muzikës

Michael Buble nuk kishte planifikuar një rikthim në muzikë, pas betejës së djalit të tij me kancerin. Këngëtari ka pranuar se ai nuk ka pasur në plan t’i kthehet muzikë, pasi djali i tij katërvjeçar, Noah, u diagnostikua me kancer. Këngëtari, i cili më parë mori një pushim nga industria e muzikës, u shpreh se tani ndihet mirë dhe do të regjistrojë e performojë sërish. “Nuk kam pritur që të kthehem në muzikë sërish, isha në rregull me atë fakt. Gjithë bota ime ishte ndryshe në vitet e fundit. Kam dashur të kaloj kohën time me gruan dhe fëmijët. Ky ishte fokusi im”. Ai shtoi se e ka kuptuar se duhet t’i shprehë emocionet me anë të muzikës dhe se ...

Lexo më shumë

“The Brave”, premierë në kinematë shqiptare

“The Brave” është një film i frymëzuar nga ngjarjet e Lazaratit, që trajton luftën e një oficeri të pakorruptuar të policisë kundër mafies së hashashit që ka pushtuar një fshat shqiptar. Është një bashkëpunim shqiptaro-amerikan, me aktorë të njohur të vendit tonë si Besart Kallaku, Ervin Bejleri, Salsano Rrapi, kosovarin Mensur Safqiu si dhe amerikanë e rusë; Armand Assante, Louis Mandylor, Ravshana Kurkova, Gosha Kutsenko, e Ivan Makaerivich. Filmi, që ka si kompani prodhuese edhe “DigitAlb”, do ta ketë premierën në Tiranë më 4 tetor dhe prej 5 tetorit do të shfaqet në të gjitha kinematë në Shqipëri e Kosovë. https://www.triplemedia.al/site/uploads/The-Brave-_-Tariler.mp4 Source: Televizion

Lexo më shumë

Rita Ora, e para femër në “Esquire” në Lindjen e Mesme

Rita Ora është imazhi kryesor në kopertinën e edicionit të tetorit në “Esquire” për Lindjen e Mesme, duke u bërë e para grua që shfaqet në revistë për këtë rajon. Në një intervistë, këngëtarja me origjinë kosovare foli për albumin e ri, “Phoenix”, që pritet të publikohet më 23 nëntor, dhe lëvizjen #MeToo. Ora, e cila performoi muajin e kaluar për përvjetorin e “Esquire Middle East” në Dubai, deklaroi dhe se sa krenare është për shfaqjen e anës vulgare në publik: “Më duket shumë e fuqishme. Më pëlqen të jem në sintoni me trupin tim dhe nuk më duket vetja seksi si mungesë respekti ndaj të tjerëve apo edukatës sime. Është një formë lirie të shprehuri. Edhe meshkujt e tregojnë ...

Lexo më shumë

Remake, reboot, spinoff… Në Hollywood kanë shteruar idetë?

Vitet e fundit ka pasur një tendencë të veçantë në kinematografi, që tani po përhapet edhe te serialet televizive, duke u hapur drejt remake, reboot, spinoff, prequel e sequel. Sigurisht, personat e pasionuar pas një filmi apo seriali janë vërtet të kënaqur të shohin më shumë prej tyre, por a është vërtet e nevojshme? Sipas ekspertëve, përgjigjja është “jo”, ndryshe nuk do të kishte kaq shumë dështime në arkëtime. Janë shtuar universet, si ai “Marvel”, ose sagat, si “Star Wars”, por një ndër dështimet më të mëdha në këtë drejtim ishte ribërja e “Baywatch”. Në disa raste edhe ka funksionuar, si “IT”, por sipas statistikave, publiku që shkon në kinema në shumicën e rasteve del i pakënaqur. Sigurisht që Hollywood-i ...

Lexo më shumë

Pianisti mbi oqeanin e mbeturinave

“Breath of the Planet” është projekti sensibilizues për problemet e ambientit, pjesë e të cilit u bë dhe pianisti rus Pavel Andreev. Në vend që ta jepte koncertin në një vend të jashtëzakonshëm, zgjodhi të performonte mbi një mal me mbeturina në Shën Pjetërburg. Pianoja u pozicionua mbi grumbullin e mbeturinave dhe gjatë performancës ishte edhe një makineri që shkarkonte edhe më shumë. Çështja e mbeturinave është një argument tepër i diskutueshëm në Rusi dhe vendgrumbullimi i tyre në Moskë u bë shkak për protesta nga popullsia lokale. Source: Tendence

Lexo më shumë

S’kanë të sosur telashet, vijojnë akuzat kundër Kevin Spacey

Një tjetër akuzë për abuzim seksual po rëndon mbi aktorin Kevin Spacey. Sipas “The Guardian”, denoncimi është bërë nga një masazhator në Kaliforni. Agresioni supozohet të ketë ndodhur rreth dy vjet më parë në Malibu. Aktori po hetohet ndërkohë nga policia në SHBA dhe Britani për ngacmime të mundshme seksuale. Në denoncimin, e paraqitur në gjykatën e Los Anxhelosit, specifikohet që ish-protagonisti i “House of Cards” detyroi masazhatorin ta prekte dhe më pas tentoi që ta puthte. Sipas deklaratës së djalit, ai i ishte kthyer duke i thënë: “Çfarë po bën? Kjo është qesharake. Jam një profesionist dhe me këtë punë mbaj familjen. Kam një djalë”. “Sjellja e Spacey-t ishte ekstreme dhe e egër. Ai veproi me përbuzje përçmuese për ...

Lexo më shumë

“BBC Two” ndryshim komplet për të konkurruar “Netflix”

“BBC Two” planifikon të bëjë një ndryshim rrënjësor në tentativë për të luftuar rritjen kërcënuese të platformave si “Netflix”. Përgjegjësi i kanalit, Patrick Holland deklaroi për “The Guardian” se televizionet tradicionale kanë ende shumë ndikim dhe mund të ofrojnë një kanal të kuruar mirë, në një epokë kur ka shumë mundësi zgjedhjeje. Sipas Holland, “BBC Two” po përballet me nevojën për të arritur një publik më të ri, sesa mesatarja e tanishme që është rreth 60 vjeç. Holland tha se kapaciteti i “BBC Two” për të transmetuar te miliona persona programe në një orar të rëndësishëm në mbrëmje, tregon se ende mund t’i japë tonin e duhur debatit kombëtar: “Netflix e Amazon nuk mund ta bëjnë. Një program në vazhdimësi ...

Lexo më shumë

Ndryshimi rrënjësor, kur aktorët nuk njihen nëpër role

Roli i aktorit shpesh kërkon ndryshime drastike fizike, për të humbur apo shtuar në peshë, por disa prej tyre nuk njohin limite. Nga Tom Hanks te mbreti i transformimeve Christian Bale, nga Matthew McConaughey te Jared Leto, ja disa prej ndryshimeve më ekstreme për të interpretuar një rol: Christian Bale – The Machinist Në filmin e vitit 2004, “The Machinist”, Christian Bale interpreton Trevor Reznik, një punëtor që vuan nga pagjumësia. Mungesa e gjumit e çon drejt humbjes së peshës. Për personazhin, Bale duhet të ishte aq i dobët, saqë iu desh të binte 28 kg nga pesha. Për këtë rënie drastike, aktori hyri në dietë të fortë, hante vetëm një kuti me peshk ton dhe një mollë në ditë. ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin