Kategoritë: ArkivaTelevizion

Harry Styles refuzon rolin te “The Little Mermaid”

Ish-“One Direction” e nisi mbarë debutimin kinematografik me “Dunkirk” dhe synon ta vazhdojë. Pati një ofertë shumë të mirë për prodhimin e ardhshëm live action të “Disney”, për të cilën pak kohë më parë ishte tepër entuziast. Por, orët e fundit, Harry Styles refuzoi ofertën për të interpretuar Eric në “The Little Mermaid”. Ende nuk dihen arsyet që e shtynë këngëtarin britanik ta refuzojë ofertën dhe vetë ai ende nuk është prononcuar. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Last Christmas”, Emilia Clarke në filmin frymëzuar nga kënga e George Michael

Dimri vijon të kthehet për Emilia Clarke! Pas “Game of Thrones” do të shfaqet në “Last Christmas”, komedia romantike e Paul Feig, së bashku me Henry Golding, traileri i të cilit sapo është publikuar. Shkruar nga Emma Thompson, që edhe interpreton, filmi flet për Kate (Emilia Clarke), një vajzë që punon si elb në një dyqan në periudhën e krishtlindjes. Ndërsa shëtit nëpër Londër takon Tom (Henry Golding), i cili arrin të çajë murin që ajo ka vendosur mes saj dhe botës. “Last Christmas” është frymëzuar nga balada e George Michael, ku do të përdoren edhe këngë të papublikuara më parë të këngëtarit të ndjerë. Filmi pritet të dalë në kinematë amerikane më 15 nëntor 2019.   Source: Televizion

Lexo më shumë

“Avengers: Endgame”, Vigjiluesi më i vështirë në interpretim…

Një prej regjisorëve të “Avengers: Endgame”, Joe Russo, zbuloi së fundi se cili ishte Vigjiluesi më i vështirë për ta sjellë para ekranit. Russo foli me “Men’s Journal” për një artikull lidhur me Chris Evans dhe tha se Captain America siç e solli ai është një ndër rolet më të vështirë që mund t’i kërkohet një aktori për ta aktruar. “Interpreton një personazh që është personifikim i integritetit dhe forcës morale dhe Evans arrin të bëjë gjithçka, duke e nxjerrë si kompleks dhe interesant pjesën në të njëjtën kohën. Është vërtet shumë e vështirë”. Nga ana e tij, Chris Evans tha për karakterin e Steve Rogers: “Kur interpreton një personazh për shumë kohë arrin një pikë që heq paralelizma mes ...

Lexo më shumë

“Friends” 4K në kinema për 25-vjetor

Seriali i famshëm televiziv “Friends” do të projektohet në kinema, me një rast të veçantë e special, për të celebruar 25-vjetorin. Rachel, Chandler, Ross, Monica, Phoebe e Joey do të rikthehen në 1 mijë salla kinemaje në SHBA. Më 23 e 28 shtator dhe më 2 tetor do të projektohet nga katër episode për datë, me një format të ri të rimasterizuar në 4K. “Ndikimi kulturore që “Friends” vazhdon të ketë edhe pas 25 vjetësh nga debutimi është thjesht i jashtëzakonshëm. Është fantastike të shikosh se si seriali vazhdon të bëjë bashkë njerëzit e moshave të ndryshme. Fansat do të mund të shikojnë disa nga momentet e tyre të preferuara të serialit në një version krejt ndryshe”, -deklaroi Lisa Gregorian, ...

Lexo më shumë

Një kanal dedikuar tërësisht “NCIS”

Një ndër serialet “crime” më të dashura të të gjitha kohërave, nga 12 deri më 25 gusht do të ketë një kanal tërësisht dedikuar. “FoxCrime” do të shndërrohet në “FoxCrime NCIS”. Kanali do të transmetojë 24 orë në 24 çështjet më përfshirëse dhe më të ndjekura të njësisë speciale të Antikrimit të Marinës, më të njohur në Washington. “NCIS” është seriali dramë më i ndjekur në të gjithë botën, me agjentin Gibbs (interpretuar nga Mark Harmon) në krye të seksionit Naval Criminal Investigative Service, që angazhohet me hetimet mbi krimet ku përfshihen anëtarët e Marinës ushtarake amerikane. Në rreth dy javë transmetim të pandërprerë do të transmetohen 144 episode, që nga sezoni 10 deri në atë 15. Source: Televizion

Lexo më shumë

Një dekadë me Zorro, mes librash, filmash e seriale

Feston plot 100 vjet kalorësi i maskuar Zorro, pa superfuqi, i armatosur me shpatë, pelerinë e maskë te sytë. Një ndër personazhet parësor i animuar, krijuar nga pena e Johnston McCulley, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, me filma, seriale televizive, shfaqje teatrale, videolojëra, si dhe kukulla të dedikuara. Aventura e parë e Zorro u publikuara në gusht 1919, në tregimin e animuar “All-Story Weekly”, që solli para lexuesve figurën e don Diego de la Vega. Autori ka shkruar edhe 60 histori të tjera, duke e bërë Zorron një ndër të parët heronj me pelerinë e shpatë në letërsinë amerikanë. Adaptimi i parë kinematografik i përket vitit 1920, “The Mark of Zorro”, i cili hodhi bazat për pasuesit. Në vitin ...

Lexo më shumë

Brad Pitt e Margot Robbie ofrohen për “Star Trek” të Quentin Tarantino

Yjet e filmit “Once upon a time in Hollywood”, Brad Pitt e Margot Robbie folën për filmin e supozuar të fundit të Quentin Tarantino, “Star Trek”-u i ndaluar për minorenët. Kur u pyetën gjatë një interviste nëse donin të merrnin pjesë në projekt, përgjigjja e tyre ishte një “po” e vendosur. Madje, Robbie shtoi: “Do të merrja pjesë në çdo projekt që po punon Tarantino”. Gjithashtu bënë shaka me faktin se në filmat që kanë interpretuar së bashku nuk kanë pasur asnjë skenë të përbashkët. Tarantino ka thënë se me filmin e tij të dhjetë do ta mbyllë dhe karrierën kinematografike, por ende nuk dihet se cili do të jetë projekti. Madje, është shprehur i hapur edhe ndaj horrorit, që ...

Lexo më shumë

Suksesi i “Aladdin” çon drejt vazhdimit

Ribërja e “Aladdin” me regji të Guy Ritchie është bërë një ndër filmat e paktë që kanë kaluar kuotën e 1 miliard dollarëve në box office gjatë vitit 2019. Dhe jo rastësisht “Disney” po shqyrton idenë për të realizuar një vazhdim, që do të ishte i pari për serinë e live-action bazuar në klasikët e animuar. “Po e mendojmë vërtet”, -tha producenti Dan Lin. “Fillimisht menduam të bënim një film sa më të mirë të ishte e mundur, për të kuptuar nëse njerëzit do të donin të shihnin më shumë. E kanë parë shumë herë filmin, madje kanë çuar dhe miqtë dhe familjen për ta parë. Kështu që mendojmë se ka ende për të treguar”. “Do ta trajtojmë në të ...

Lexo më shumë

Tarantino mbron Bruce Lee-në e tij: “Nuk kam shpikur asgjë”

Pas kritikave të së bijës së Bruce Lee dhe të një nxënësi të aktorit të njohur aziatik, regjisori Quentin Tarantino u ktheu përgjigje se si filmi i tij “Once upon a time in Hollywod” e ka përfaqësuar yllin e arteve marciale: “Bruce Lee ishte një lloj djaloshi arrogant”, -tha Tarantino gjatë një konference shtypi në Moskë. Në film, aktori, i interpretuar nga Mike Moh, shfaqet dy herë, edhe në një skenë së bashku me Brad Pitt. “Mënyra se si fliste nuk është se e kam shpikur. E kam dëgjuar të thotë edhe se ishte në gjendje të ndeshej me Muhammad Ali. Madje edhe e shoqja, Linda Lee, e ka përmendur në një nga biografitë e saj. Absolutisht që e ka ...

Lexo më shumë

Një tjetër ribërje e klasikëve, është radha e “Cheaper by the Dozen”

Producenti i “Black-ish”, Gail Lerner mund të jetë regjisori i ribërjes së “Cheaper by the Dozen”, që rierdhi në kinema dhe ekran në vitin 2003 me Steve Martin Bob Iger, CEO i “Disney” ka në plan një ribërje të këtij filmi. Projekti u njoftua fillimisht si serial televiziv për shërbimin streaming “Disney+”, por me sa duket bëhet fjalë për një film, me regjisor Gail Lerner. Synimi është që skuadra e aftë për të transformuar serialin televiziv të familjes afro-amerikane në një sukses të madh ta bëjë edhe me këtë projekt ribërjeje. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin