Kategoritë: ArkivaTelevizion

Aktorja e “Mulan” kritikohet në Kinë, fansat bojkotojnë filmin

Liu Yifei, protagonistja e ribërjes live-action të “Mulan”, nga “Disney”, është kryqëzuar nga opinioni publik, për shkak të disa komenteve politike të publikuara në platformën “Weibo”. Sipas “Deadline”, aktorja doli në mbështetje të forcave të policisë së Hong Kongut, të akuzuar për përdorim të papapërshtatshëm force kundër manifestuesve dhe disa gazetarëve, gjatë protestave kundër ligjit për ekstradimin e kriminelëve në vende që nuk kanë marrëveshje formale ekstradimi. Shumë persona zgjodhën “Twitter” për të dalë kundër Yifei dhe vendimit të saj për të dalë pro qeverisë, me hashtagu #BojkotoniMulan, duke inkurajuar të tjerët mos të shikojnë filmin që pritet të dalë në mars 2020. Në pak orë, hashtagu u shndërrua në një tendencë në rrjetin social. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Apocalypse Now – Final Cut”, në kërkim të apokalipsit perfekt

Kryevepra e Francis Ford Coppola, metafora e jetës parë përmes luftës së egër në Vietnam, shfaqet në fund të gushtit në kinema, në një tjetër version. “Kur versioni i parë u pa nga distributorët, pavarësisht “Palmës së artë” në Cannes, iu duk tepër i gjatë dhe i çuditshëm dhe imponuan shkurtimin”, -tha Coppola. 40 vjet pas filmit origjinal, Coppola sjell në kinema “Apocalypse Now – Final Cut”, versionin prej 183 minutash, kundrejt 153 të origjinalit dhe 202 të Redux, për të cilin Coppola mendon se është shumë. “”Apocalypse Now” është një udhëtim i çuditshëm dhe surreal, shumë më shumë nga ç’mendoja kur nisa ta xhiroja. Ndërsa merrte formë dilte në pah dhe diçka absurde. Përfundimi dukej si i pamundur. Për ...

Lexo më shumë

Sekreti pas të qeshurës së shfrenuar të Joker

Jokeri është portretizuar në ekran nga shumë emra të njohur të kinematografisë, që shpesh dhe janë personifikuar me rolin, prej mjeshtërisë së aktrimit. I fundit në radhë është Joaquin Phoenix. Një ndër gjestet tipike të Joker është dhe e qeshura e tij e shfrenuar. Gjatë një interviste për “La Repubblica”, në kuadër të paraqitjes së “Joker” në Festivalin e Filmit në Venecia, Phoenix tha: “Dua të flas për personazhin duke e nisur nga e qeshura. Kam parë video të personave që vuajnë nga e qeshura patologjike, një shqetësim neurologjik që të bën të qeshësh në mënyrë të pakontrolluar”. Me sa duket, në film, protagonisti Arthur Fleck duhet të vuajë nga një lloj sëmundje mendore që përkthehet në një farë mënyre ...

Lexo më shumë

“Chernobyl”, sfida e krijimit të efekteve të rrezatimit

Një ndër pjesët e suksesit të serialit “HBO”, “Chernobyl”, që ka marrë 19 nominime për “Emmy Award”, është edhe rikrijimi i detajeve të pamjes së njerëzve të prekur nga tragjedia bërthamore. Sipas dizajnuesit Daniel Parker, që ka punuar me maskat e fytyrës, u deshën tre muaj kërkime për të rikrijuar një pamje sa më origjinale që të ishte e mundur për personat e prekur nga rrezatimi. “Në fillim hasa me diçka më të komplikuar nga sa ishte parashikuar. Nisa me kërkime, duke u përpjekur të gjeja foto, por kishte shumë pak dhe një pjesë e mirë e tyre nuk ishin reale. Lexova shumë, lexova për efektet kimike, se çfarë i ndodh trupit të ekspozuar ndaj rrezatimit të tepërt. Aty kuptova ...

Lexo më shumë

Hobbs & Shaw, The Rock shpjegon si “t’u mbyllësh gojën klounëve”

“Hobbs & Shaw” është i pari spin-off i “Fast & Furious” dhe aktualisht po jepet në kinematë e të gjithë botës. Filmi nuk ka arkëtuar aq shumë sa paraardhësit e tij, duke u bërë i dyti me arkëtimet më të ulëta në historinë e sagës në fundjavën e debutimit. Por, nuk mund të flitet për dështim, duke parë shifrën e mbi 300 milionë dollarëve në rang botëror, në vetëm dy javët e para. Dwayne “The Rock” Johnson e konsideron një sukses dhe në një postim në “Twitter” përmendi një “kloun”, me siguri duke iu referuar komenteve të Tyrese Gibson, i cili e kishte cilësuar “Hobbs & Shaw” një dështim. “Faleminderit të gjithëve që e bëtë emocionuese këtë fundjavë të parë ...

Lexo më shumë

Rambo V, Stallone zgjon kureshtjen e fansave

Tashmë që “Rambo V” është zyrtarisht gati, Sylvester Stallone njoftoi në rrjetet sociale për një trailer të dytë për të ashtuquajturin filmin e fundit të sagës. Sly bëri një postim nostalgjik në “Instagram”, duke krijuar një lidhje mes Rambos origjinal të vitit 1982 dhe kapitullit të ri të 2019-s. Bashkëngjitur fotos, aktori shkroi: “Kur i bën keq familjes së një burri, i ke hapur varrin vetes. Traileri i ri do të publikohet më 20 gusht”. “Last Blood” vjen 37 vjet pas kapitullit të parë historik dhe tregon një fazë të re të Rambos. Source: Televizion

Lexo më shumë

Lojtari UFC bëhet pjesë e “Fast & Furious 9”

Lojtari francez i UFC-së, Francis Ngannou u bë zyrtarisht pjesë e kastit të aktorëve të “Fast & Furious 9”, kapitulli i ri i sagës me protagonist Vin Diesel. Roli i sportistit nuk është zbuluar ende. Ngannou është një ndër lojtarët më të mirë e më të fortë të divizionit të peshave të rënda të UFC-së, me 14 fitore, 10 prej tyre me KO. Kohët e fundit, pjesë e filmit u bë edhe një tjetër figurë e arenës sportive, wrestler-i John Cena. Ngannou nuk është i pari lojtar profesionist MMA që bëhet pjesë e “Fast & Furious”. Në kapitullin e gjashtë, në vitin 2013, mori pjesë ish-lojtarja Gina Carano, në rolin e koleges së Luke Hobbs (Dwayne Johnson). Ndërsa në “Furious ...

Lexo më shumë

Bella Thorne, nga Disney te pornoja

Aktorja 21-vjeçare amerikane Bella Thorne ndryshon tërësisht zhanër, në një drejtim që asnjë s’e priste. U shfaq për herë të parë në ekran në vitin 2011 me “Shake it up”, telefilm për fëmijë i “Disney” dhe tani pritet të bëjë debutimin si regjisore me filmin e saj të parë “hot”. Thorne do të jetë regjisore në filmin pornografik “Her&Him”, që do të ketë si protagonistë dy yje të sektorit, Abella Danger e Small Hands. “Ndoshta ndokush do të ndihet në siklet për këtë zgjedhje, por shpresoj që mos të shndërrohet në paragjykim. Dua të dal mbi këto paragjykime dhe tabuve që qarkullojnë në botën e kinemasë pornografike”. Source: Televizion

Lexo më shumë

“La Casa de Papel”, së shpejti një tjetër sezon

“La Casa De Papel”, i njohur edhe si “Money Heist”, është shndërruar në një fenomen televiziv. Sezoni i tretë u publikua në “Netflix” muajin e kaluar dhe pati një shikueshmëri të lartë. Data e saktë për publikimin e sezonit të katërt nuk është njoftuar ende, por ka shumë mundësi që të dalë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit. Xhirimet e sezonit 4 përfunduan pak ditë më parë dhe kjo u njoftua nga aktori spanjoll Alvaro Morte, i cili luan rolin e profesorit në këtë serial. “Dita e fundit e xhirimit të sezonit 4. Dolli për të gjithë. Për ju, ekipi më i mirë @vancouvermedia. Dhe për ju, që na shihni në të gjithë planetin. Faleminderit të gjithëve. #Elprofesor”, -ka shkruar ...

Lexo më shumë

“Traphouse” sjell Dave Bautista si agjent Antidroge

Dave Bautista do të jetë protagonisti kryesor i filmit aksion thriller, “Traphouse”. Wrestler-i do të angazhohet edhe si producent. Bautista do të interpretojë rolin e një agjenti e infiltruar të Antidrogës. Së bashku me partnerin e tij do të angazhohen në një ndjekje si macja me miun të një grupi të jashtëzakonshëm hajdutësh. Bautista është angazhuar personalisht për ta realizuar “Traphouse”, ka punuar për vite me radhë dhe u shpreh i emocionuar për ta sjellë në jetë projektin. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin