Kategoritë: ArkivaTelevizion

“The Man Who Fell To Earth” bëhet serial

Një kapitull i ri i alienit në trupin e njeriut do të tregohet në ekranin e vogël. “The Man Who Fell To Earth”, film i vitit 1976 ku David Bowie interpretonte një alien në trup njeriu do të bëhet serial televiziv. Filmi do të adaptohet për ekranin e vogël nga “CBS All Access”, me regji të Alex Kurtzman, që do të bashkëpunojë me Jenny Lumet edhe me skenarin dhe produksionin. Kasti i aktorëve ende nuk është zbuluar. Sipas “Variety”, seriali do të tregojë historinë e kapitullit pasues të filmit dhe romanit me të njëjtin titull të Walter Tevis. Source: Televizion

Lexo më shumë

John Travolta risjell “Face Off”, në një farë mënyre

Interpretimi i John Travolta-s në “Face-Off” përkrah Nicolas Cage është një ndër rolet e tij të paharrueshëm, që ende sot, pas 22 vjetësh ka lënë gjurmë në memorien e njerëzve. Dhe si për ta rifreskuar memorien, Travolta risolli personazhin… në një farë mënyre. Aktori ishte i ftuar në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku prezantuesi e ftoi në sfidën për të risjellë një pjesë nga personazhet që ka interpretuar gjatë karrierës së tij dhe Castor Troy ishte ai që preku më shumë.   Source: Televizion

Lexo më shumë

“Saved By The Bell”, dikur dhe tani

Kanë kaluar 22 vjet që prej mbarimit të serialit televiziv “Saved By The Bell”, një ndër më të dashurit e adoleshentëve të viteve ’90. Tani aktorët janë rritur, kanë pasur një karrierë të mirë në ekran. Ja se si duken ata, dikur dhe tani. Mark-Paul Gosselaar – Zack Morris Tiffani-Amber Thiessen – Kelly Kapowski Mario Lopez – A.C. Slater Elizabeth Berkley – Jessie Spano Dustin Diamond – Samuel “Screech” Powers Lark Voorhies – Lisa Turtle Dennis Haskins – Mr. Richard Belding Source: Televizion

Lexo më shumë

“Hobbs & Shaw”, debutim dhe arkëtim i shkëlqyer

“Hobbs & Shaw” debutoi në Kore me ditën e parë më të mirë të lançimit në historinë e “Fast and Furious” dhe pritet të arrijë në rreth 400 milionë dollarë arkëtime brenda fundjavës. Me 119.6 milionë të arkëtuara në SHBA dhe 267.5 milionë në pjesën tjetër të botës, spinoff-i me Dwayne Johnson e Jason Statham përgatitet të debutojë më 23 gusht edhe në Kinë. Filmi i David Leitch pati një projektim në 1270 salla kinemaje, kundrejt 1238 të “Fast & Furious 8”, në vitin 2017. Vetëm të mërkurën, “Hobbs & Shaw” arkëtoi 2.4 milionë dollarë, duke kaluar me 81% “F&F8” dhe me 176% kapitullin 7 të sagës. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Once upon a time in Hollywood”, kritikohen skenat e Bruce Lee

Çdo film i Quentin Tarantino bëhet objekt diskutimi, si për ekscentricitetin e regjisorit, si për temat e përdorura. Këtë herë është radha e “Once upon a time in Hollywood”, që sjell një imazh kompleks të mjeshtrit të arteve marciale. Në fillim foli kundër e bija e Bruce Lee, Shannon, më pas u prononcua edhe ish-basketbollisti Kareem Abdul Jabbar, i cili ka interpretuar në krah të Bruce në “Game of Death”, filmi i fundit i aktorit nga Hong Kongu. “Tarantino ka talentin artistik për ta përfaqësuar Bruce si preferon, por e ka paraqitur në një mënyrë të papërshtatshme dhe në disa drejtime raciste që dështoi si artist e si person. E adhuroj Tarantinon, është brilant, çdo film të tij e pres ...

Lexo më shumë

Kinematografia botërore në zi, ndërron jetë aktori i njohur

Aktori dhe regjisori i njohur Peter Fonda ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare. Fonda u bë i njohur prej rolit në “Easy Rider”. Vuante nga kanceri mushkëri. Lajmin për vdekjen e aktorin e konfirmoi familja por edhe menaxheri i tij Alan Somers. “Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin se Peter Fonda ka ndërruar jetë. Është një nga momentet më të trishtuara të jetës për mos të thënë më i trishtuari. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhembjen në zemrat tona”- shkruajnë familjarët. Source: Televizion

Lexo më shumë

Fansat peticion, duan “Back to the Future 4”

Fansat e flaktë të “Back to the Future” kanë publikuar një peticion online, duke kërkuar realizimin e kapitullit të katërt të filmit nga “Universal”. Regjisori Robert Zemeckis nuk mendon se është i nevojshëm një film i katërt, por një pjesë e fansave e mendojnë ndryshe. “Make Back to the Future 4 Happen” është lançuar pesë ditë më parë dhe nuk është se ka pasur shumë mbështetje, por po lobohet që të përfitohet numri i parashikuar i firmave, për t’ia paraqitur studios. “Back to the Future” është një ndër filmat më të dashur të të gjitha kohërave dhe dy kapitujt vazhdues janë vlerësuar tej mase. Por, kjo nuk u mjafton fansave, të cilët mendojnë se ka ardhur koha për të rikthyer ...

Lexo më shumë

“Hobbs & Shaw” parë nga një tjetër këndvështrim

“Hobbs & Shaw” tashmë është në kinema dhe fansat kanë mundësinë ta shikojnë filmin e tyre të preferuar. Shpesh u janë servirur imazhe argëtuese të prapaskenave të xhirimeve të filmit me Dwayne Johnson, Jason Statham dhe Idris Elba. Tepër aktiv ka qenë The Rock në azhurnimin e fansave, por këtë herë është regjisori David Leitch që publikoi në “Instagram” një filmim me akrobaci automobilistike.   View this post on Instagram   From my director monitor on @hobbsandshaw ! Go see the incredible stunt team’s work. #incameraaction @airaware1 @pal_air_mo @gregrementer #oscar4stuntsnow A post shared by David Leitch (@davidmleitch) on Aug 13, 2019 at 8:44am PDT Source: Televizion

Lexo më shumë

Keanu Reeves brenda MCU-së me dy role interesante

Disa muaj para projektimit në kinema të “Black Widow”, e për rrjedhojë dhe nisja e Fazës 4 të MCU-së, kanë nisur të qarkullojnë zëra për përfshirjen e Keanu Reeves në këtë univers. Ylli i “Matrix” e “John Wick” ka tërhequr vëmendjen e studios. Kevin Feige zbuloi se po mundohen prej kohësh ta angazhojnë aktorin dhe mund të jetë vetëm çështje kohe për të gjetur në kastin e ndonjë filmi të ardhshëm. Në internet flitet edhe për rolin që mund të ketë Reeves. Sipas zërave, aktori dëshiron të jetë Adam Warlock, ndërsa sipas disa burimeve të tjera, agjentët e tij e shtyjnë drejt Moon Knight. Është përfolur se Adam Warlock mund të përfshihet në “Guardians of the Galaxy Vol. 3” dhe ...

Lexo më shumë

Ewan McGregor sërish Obi-Wan Kenobi në serialin spin-off “Star Wars”

Ewan McGregor është në bisedime për të interpretuar sërish Obi-Wan Kenobi në një serial për “Disney+”. Aktori skocez 48-vjeçar ka luajtur versionin e ri të master Jedi në tri filma “The Phantom Menace” (1999), “Attack of the Clones” (2002) dhe “Revenge of the Sith” (2005). Sipas “Deadline”, Ewan është gati të kthejë sërish fansat në galaktikë. Ende nuk dihen shumë detaje për projektin, por pritet publikimi i titullit. “Cinelinx” shkruan se McGregor ka firmosur një kontratë për t’u rikthyer me rolin e tij historik të sagës “Star Wars”. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin