Kategoritë: ArkivaTelevizion

Filmi i ri “Resident Evil”…tepër i frikshëm

Regjisori i ribërjes së filmit “Resident Evil”, Johannes Roberts foli për projektin e ri dhe se çfarë mund të presim nga ky film, duke premtuar se do të jetë shumë i frikshëm…dhe jo vetëm. “Jemi në fazën e zhvillimit të projektit. Kam propozuar një ide dhe producentët e kanë vlerësuar. Tani po merremi me këtë dhe jam gjatë gjithë kohës në zyrë. Po ecën shumë mirë. Filmi do të jetë shumë i frikshëm. Shumë, shumë i frikshëm. Do të rikthemi në rrënjët e video-lojës. Nuk mund të them më tepër për momentin”, deklaroi ai. Source: Televizion

Lexo më shumë

Zbulohet premiera e “Peaky Blinders 5”

Mësohet premiera e “Peaky Blinders 5”. Sezoni i pestë i serialit të famshëm do të nis transmetimin në BBC më 4 tetor, ku parashikohet fillimi i një faze vendimtare në historinë evropiane: në fillimin e viteve ‘30, Kontinenti i Vjetër është terren jashtëzakonisht pjellor për lindjen e lëvizjeve nacionaliste. Dhe është pikërisht nga radhët e partisë fashiste britanike arrin ai që, nga traileri, duket sikur është kundërshtari i radhës i Tommy Shelby. Source: Televizion

Lexo më shumë

Paul Walker mund të shfaqet sërish në “Fast&Furious 9”

Rreth 6 vjet nga vdekja tragjike e Paul Walker ka disa të dhëna që aktori mund të shfaqet sërish, në një farë mënyre, në rolin e tij Brian O’Connor, në kapitullin e ardhshëm të sagës. Aktori u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, në vitin 2013, në një aksident tragjik me makinën e tij, përpara se të përfundonte “Fast & Furious 7” dhe u gjet mundësia për ta përfshirë përmes GCI-së. U angazhuan edhe vëllezërit e tij Cody e Caleb. Cody foli për një mundësi për rikthimin e personazhit, shumë vite më pas dhënies së lamtumirës nga fansat: “Ka shumë gjëra që thuhen për filmin, qarkullojnë shumë zëra. Çdo gjë mund të ndodhë. Do të shohim se ç’do të rezervojë ...

Lexo më shumë

“Good Boys” rrëzon nga froni “Hobbs & Shaw”

Vrapimi në arkëtime i “Hobbs & Shaw” hasi në një pengesë të paparashikuar në box office amerikan. Suksesi i hamendësuar për javën e tretë rresht u ndal nga komedia për adoleshentët. “Good Boys”, dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për djemtë Hobbs e Shaw, që patën një ndër debutimet më të mira të sagës “Fast & Furious”, pavarësisht kritikave, por për filmin që surprizoi në klasifikimin amerikan të kinematografisë. Filmi arkëtoi 21 milionë dollarë në fundjavë e parë të debutimit, pavarësisht parashikimeve jo të mira. Është komedia e parë R-rated (me shikim të censuruar) që arrin në majë të klasifikimit që prej vitit 2016. Në fundjavën e tretë të gushtit 2019, “The Lion King” renditet i treti, i ndjekur nga ...

Lexo më shumë

Seriali “Loki” çon Tom Hiddleston drejt “Thor 4”

Tom Hiddelston do të interpretojë sërish Lokin në serialin e “Disney+” dhe sipas zërave që qarkullojnë në media, aktori do të jetë Zoti i Mashtrimit edhe në “Thor: Love and Thunder”. Fansat menduan se e panë Lokin për herë të fundit te “Avengers: Infinity War”, por festuan kur e panë sërish te “Avengers: Endgame”, gjë që hedh bazat për serialin televiziv në punim e sipër. Sipas zërave, “Loki” do të paraqesë protagonistin duke luajtur me eventet historike, që nuk do të ketë pasoja vetëm në universin e ekranit të vogël, por mund të përdoret si strategji që Tom Hiddleston të shfaqet në “Thor: Love and Thunder”. “Loki” nuk ka ende një datë publikimi, por është e mundur që të arrijë ...

Lexo më shumë

“Rambo 5”, dalin imazhe të reja

“Rambo: Last Blood” do ta gjejë John Rambo sërish në aksion, edhe pse ka dalë në pension nga rreziku. Sylvester Stallone i ka mbajtur gjithnjë të informuar fansat për gjithçka që ndodh në projektet e tij kinematografike. Siç është parë dhe në trailerët e publikuar, Rambo krijon dhe vendos shumë kurthe për armiqtë e tij dhe “Usa Today” publikoi një foto pikërisht nga momenti i realizimit të njërit prej tyre. “Rambo: Last Blood” pritet të dalë në kinema më 26 shtator. Source: Televizion

Lexo më shumë

Elvis Presley, agjent sekret në serialin Netflix

Elvis Presley do të jetë agjent sekret në serialin e animuar për të rritur të “Netflix”, “Agent King”. Seriali është ideuar nga Priscilla Presley dhe John Eddie dhe është frymëzuar nga fëmijëria e mbretit të rokenrollit, që këtë vit ka dhe 42-vjetorin e vdekjes. “Që fëmijë, Elvis ëndërronte të ishte një superhero, për të luftuar krimin dhe për të shpëtuar botën. “Agent King” do t’ia mundësojë këtë gjë. Jemi të lumtur t’i tregojmë botës një Elvis që nuk e kanë parë kurrë më parë”, -deklaroi Priscilla. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Black Panther 2” nuk del jashtë SHBA-së

Gjatë njoftimit për Fazën 4 të Marvel Cinematic Universe, shumë fansa mbetën të zhgënjyer që nuk panë në listë edhe “Black Panther 2”, që do të jetë pjesë e Fazës 5, programuar për në vitin 2022. Sipas disa burime nga Disney/Marvel, që folën për “HN Entertainment”, “Black Panther 2” do të xhirohet tërësisht brenda kufijve të SHBA-së, që bie në kundërshtim me projektet e Fazës 4, që janë më ndërkombëtare. Dy lokacionet kryesore për skenat kryesore të cinecomic të Fazës 4 janë “Pineëood Studios” në Angli, për “Black Widow” dhe “Eternals”, dhe “FOX Studios” në Australi, për “Shang-Chi” dhe “Thor: Love and Thunder”. Studioja ku do të xhirohet “Black Panther 2” do të jetë “Sony” në Kaliforni dhe jo në ...

Lexo më shumë

“John Wick” del në ankand

“John Wick” do t’i bëjë fansat ta prekin më nga afër filmin. Kolosi britanik “Prop Store” do të nxjerrë në ankand objekte të skenës së kapitullit të dytë. Keanu Reeves, protagonisti absolut i filmave “John Wick” është vetëm maja e ajsbergut që të pasionuarit njohin në çdo detaj, madje edhe objektet e skenës. Të njohura me termin teknik si “props”, pajisjet dhe kostumet e përdorura për filmin mund të bëhen objekt kulti, përmes ankandit që do të zhvillohet nga 6-20 shtator. Source: Televizion

Lexo më shumë

“47 Meters Down: Uncaged”, Stallone fton fansat të shohin filmin

“47 Meters Down: Uncaged” ka bërë një fans të jashtëzakonshëm. Në një video të postuar në “Instagram”, Sylverster Stallone këshillon dhe fton fansat të ndjekin filmin në kinema, ku interpreton dhe vajza e tij, Sistine Rose. Filmi nuk është dhe aq i lehtë dhe kur e thotë dhe një si Sly, duhet marrë seriozisht. Aktori përmendi në shkrimin shoqërues që pati momente kur është hedhur përpjetë nga frika. Përveç vajzës së Stallone, në film interpreton edhe e bija e Jamie Foxx.   View this post on Instagram   All right my friends I am here to shamelessly promote this film 47 METERS DOWN – because it has my daughter @sistinestallone in it and because it’s really really good! … I ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin